Maqedonia me sistem jo efikas për ndihmë ligjore pa pagesë

Përmes shumë barrierave deri te ndihma ligjore pa pagesë, Foto: Vërtetmatësi.

Ligji ekzistues për ndihmë ligjore pa pagesë është një prej pengesave kryesore për ndryshim më të gjerë të kësaj të drejte. Ligji ka shumë kufizime dhe është diskriminues

 

Shkup, 21.03.2017 – Edhe pse ligji për ndihmë ligjore pa pagesë ekziston shtatë vite, qasja deri te ndihma është e kufizuar dhe selektive, ndërsa sipas hetimeve e shfrytëzojnë vetëm 1,1, përqind ose rreth 18 mijë qytetarë.

Kjo u tha në konferencën e sotme për opinionin të mbajtur në BE Qendra informative në Shkup, ku u prezantuan shumë rezultate nga zbatimi i deritanishëm i projektit për “Qasja deri te drejtësia”, i cili financiarisht mbështete nga BE, ndërsa e realizon Fondacioni Shoqëria e Hapur -Maqedoni me një rrjetë të organizatave qytetare të cilat janë të licencuara për dhënien e këshillave ligjore.

Vërejtje ka edhe Unioni Evropian, i cili përsëri do të vazhdojë që të punoj me vendin në përparimin e kësaj çështje.

–  Tani për tani ka shumë pak njerëz ose nga ato të cilët me vonesë e arrin ndihmën ligjore në Republikën e Maqedonisë, që është një prej parakushteve për anëtarësim në Unioni Evropian, deklaroi Jaromir Leviçek, shefi i Departamentit për Ekonomi dhe financa, përforcim të kapacitetit institucional dhe bashkëpunimit në Delegacionin e BE-së në Shkup.

Ai shtoi se është më se e nevojshme për ndryshimin e ligjit, rritjen e vetëdijes dhe arsimit, dukshmëria, por edhe buxheti për ndihmë ligjore pa pagesë, i cili është një prej  më të ulëtave në Evropë.

Sipas Nadica Naumovska, koordinatore e projektit FSHHM, Maqedonia secili vjet ndanë rreth 44 mijë euro për ndihmë ligjore pa pagesë, por kjo shumë nuk harxhohet tërësisht.

Edhe përkrah një numri të madh dokumentesh, siç është Konventa Evropiane për të Drejtat e Njeriut, direktivat e ndryshme të BE-së, por edhe praktika në vendet e Unionit, në Maqedoni qasja deri te e drejta ligjore pa pagesë është “e kufizuar dhe diskriminuese”, siç është thënë, në materien penale. Vetëm ata të dyshuar ose të akuzuar për vepra penale për të cilët është caktuar dënimi me burg më pak se dhjetë vite, kanë të drejtën e ndihmës ligjore pa pagesë.

Përpos kësaj, njëjtë edhe qytetarët tjerë, më parë duhet që të përmbushin tre kushte ligjore: Të kenë të ardhura familjare më pak se gjysma e pagës mesatare në RM, të jenë shfrytëzues të ndonjë të drejte sociale (ndihma sociale, shtesë fëmijërore, kujdes dhe mbështetje) dhe prona që kanë të mos kalojë pesë paga mesatare bruto në vend.

Nëse i përmbushin, duhet që të presin ministrin e Drejtësisë dhe formalisht të miratojë ndihmën pa pagesë, gjë që, siç thuhet në konferencë, është rasti i vetëm, krahasuar me legjislacionet në Evropë dhe në botë dhe ka vonesa mesatare deri në 40-50 ditë, në vend të 20 ditëve të parapara.

Të gjitha komentet dhe vërejtjet në lidhje me këtë dhe artikujt e tjerë të Vërtetmatës-it, kërkesat për korrigjime dhe sqarime, si dhe sugjerimet për verifikimin e deklaratave të politikanëve dhe premtimeve të partive politike, mund t’i dorëzoni përmes këtij formulari

Ky artikull është përgatitur në kuadër të Vërtetmatësit, projekt për rritjen e llogaridhënies dhe përgjegjësisë së politikanëve dhe partive përpara qytetareve, i realizuar nga Fondacioni Metamorphosis. Artikulli mundësohet me përkrahje të fondacionit jofitimprurës amerikan (NED - National Endowment for Democracy) dhe Fondit Ballkanik për Demokraci, projekt i Fondit Gjerman të Marshallit në SHBA (BTD – The Balkan Trust for Democracy, a project of the German Marshall Fund of the United States), iniciativë e cila përkrah demokracinë, qeverisjen e mirë dhe integrimet euro-atlantike në Evropën Juglindore. Përmbajtja e recensionit është përgjegjësi e autorit dhe nuk i paraqet qëndrimet e Metamorphosis, National Endowment for Democracy, The Balkan Trust for Democracy, projekt i Fondit Gjerman të Marshallit në SHBA dhe partnerëve të tyre.

Your email address will not be published.