Kush është përgjegjës për shkeljen e të drejtës për liri të shprehjes duke miratuar Ligjin për mbrojtjen e privatësisë?

Nuk ka përgjegjësi për Ligjin jodemokratik. Foto: 123freevectors

 

Konkluzionet dhe rekomandimet e Komisionit të Venecias në marrëdhënie me Ligjin për mbrojtje të privatësisë në këtë rast janë arsye për të parashtruar pyetjen kush është përgjegjës për shkeljen e të drejtës për liri të shprehjes me vetë miratimin e Ligjit për mbrojtje të privatësisë

 

Shkruan: Mr. Zharko Trajanoski

Së pari, Komisioni i Venecias arriti në përfundim që Ligji për mbrojtje të privatësisë përcakton “një rregull shumë të ngurtë , i cili ndalon publikimin e materialeve të përgjuara” (paragrafi 58) dhe rekomandon që duhet të mundësohet publikimi i materialeve të cilat prekin çështje të interesit publik, me përjashtime të vogla, që kanë të bëjnë  me zbardhjen e informacioneve që i prekin marrëdhëniet intime të jetës private dhe familjare.

Nga leximi i analizës mund të shihet se më i diskutueshëm është neni 4 i Ligjit për mbrojtjen e privatësisë, në veçanti paragrafi 2. Në disa raste, Komisioni i Venecias sugjeron që neni i ngurtë 4 nga ky Ligj shkel të drejtën e lirisë së shprehjes. Për shembull, në të, në mënyrë eksplicite thuhet”… marrëveshja politike nuk duhej të ju mohonte njerëzve të drejtën për të kuptuar informacione me interes publik”.(Paragrafi 30).

Arsyetimi është se në qoftë se shteti e ka përvetësuar të drejtën ekskluzivë të informacioneve, atëherë shtypi do të jetë i penguar të luaj rolin e tij si “si kujdestar”.

ANALIZA E EKSPERTËVE TREGON NË LËNDIM TË RËNDË TË LIRISË SË SHTYPIT

Shumë qartë arsyetohet pse nuk guxojnë të ndalohen gazetarët për të raportuar informacione me interes publik: “ekzistimi i prokurorit special nuk mund të konsiderohet si justifikim për ndalimin absolut të publikimit të informacioneve me interes publik, të cilin e paraqet Neni 4 , paragrafi 2 i këtij Ligji” (Paragrafi 31).

Komisioni i Venecias aspak nuk e mbështet idenë që të dënohen gazetarët për publikim të materialeve të cilat kanë prejardhje të dyshimtë dhe thekson që gazetarët janë ata që kanë për detyrë të vlerësojnë nëse ndonjë material përmban gjëra me interes publik, a meriton të publikohet dhe nëse me publikim e tij mund të dëmtohet privatësia. Shumë me rëndësi është të përmendet se, kur flet për gazetarët Komisioni I Venecias përdor definicion të gjerë të gazetarisë e cila nuk i përfshinë vetëm reporterët profesional dhe analistët, por edhe blogerët si dhe të gjithë të tjerët të cilët me vetë iniciativë publikojnë në shtyp ose në internet.

Kur e vlerëson ligjin, Komisioni i Venecias konstaton që ligji nuk është miratuar për të luftuar sjelljen me qëllim të keq dhe të pamatur të gazetarëve, por të merret me publikim e materialeve të vërteta që mund të rrezikojnë privatësinë e dikujt:

Publikimi i audio regjistrimeve të tilla është i ngjashëm me publikimin e një fotografie. Audio regjistrimet e tilla, nëse publikohen, mund të dëmtojnë reputacionin, të shkaktojnë vuajtje morale, mund t’i shqetësojnë familjet e personave të përfshirë, por jo sepse janë të pavërteta.

Interesante është pyetja nëse ato që e krijuan ligjin, praktikisht me atë e kanë vërtetuar edhe besueshmërinë dhe origjinalitetin e materialeve të cilave u referohen (” materialet të cilat dalin nga përgjimet jo ligjore të komunikimeve të kryera në periudhën mes viteve 2008 deri më 2015“). Por, edhe më interesante është ajo se Komisioni i Venecias e pranon mendimin e Gjyqit suprem të SHBA se “veprimi i shtetit për të ndëshkuar publikimin e informacioneve të vërteta rrallë mund t’i plotësojë standardet kushtetuese”. Përfundimi i ekspertëve është se publikimi i materialeve autentike nuk duhet të ndalohet vetëm për shkak se mund të dëmtoj reputacionin e dikujt.

Një nga pyetjet kryesore që vijnë nga analiza e ekspertëve është se nëse me sanksione penale duhet të adresohet problemi e publikimit të informacioneve private. Përfundimi i ekspertëve është se “sanksionet penale për shkelje të privatësisë nga ana e gazetarëve duhet të shmangen sa më shumë të jetë e mundur”. Për ekspertët është veçanërisht shqetësuese “ajo që i njëjti sanksion penal ( i cili konsiderohet si jo proporcional) mund të aplikohet për cenim privatësie”( në nenin 4, faqe 1) ose në situata kur dëmi i privatësisë është minimal. Sipas ekspertëve të Komisionit të Venecias, sanksionet penale, sidomos dënimi me burg, duhet të aplikohen vetëm në raste ekstreme.

KUSH ËSHTË PËRGJEGJËS PËR KUFIZIMIN E LIRISË SË SHPREHJES ?

Detyra jonë, si luftëtare për lirinë e shprehjes, është t’i nxjerrim në pah personat që janë përgjegjës për rrezikimin e saj. Prandaj, kemi nevojë të bëjmë pyetjet për përgjegjësi përpara “gjykatës civile” të opinionit:

1) Përgjegjësia e propozuesve të projektligjit-deputetët Ilija Dimovski, Talat Xhaferi,Goran Sugarevski dhe Imer Aliu, për shkak se më 09.11.2015 kanë propozuar ligj për “ndalim për posedim, përpunim, publikim të materialeve që shkelin privatësinë personale dhe të familjes, dhe ndalës për posedim, përpunim, dhe publikim të çfarëdolloj materialesh të cilat dalin nga përgjim joligjor i komunikimeve të kryera në mes vitit 2008 dhe 2015, duke përfshirë edhe përdorimin dhe posedimin e tyre në procesin zgjedhor, përdorim politik apo çdo lloj përdorimi tjetër”– ndalesa me të cilat rrezikohet e drejta e lirisë së shprehjes së qytetarëve dhe liria e shtypit.

 

2) Përgjegjësia e 98 deputetëve, të cilët të njëjtën ditë kanë votuar që ligji të sillet me procedurë të përshpejtuar më 15:37 me çka e kanë rrezikuar të drejtën e lirisë së shprehjes së qytetarëve dhe liritë e shtypit, dhe të drejtën për të marrë pjesë në mënyrë aktive në procesin e konsultimit në procedurë normale. Askush nuk votoi kundër.

 

3) Përgjegjësia e komisioneve të cilat vetëm formalisht e kanë kaluar ligjin, pa debat esencial.

 

4) Përgjegjësia e deputetëve të cilët publikisht e kanë mbrojtur ligjin që është miratuar në seancë të njëjtën ditë, edhe pse qytetarët as nuk janë njoftuar me ligjin, e as kanë pas mundësi të shprehen për të njëjtin dhe të japin propozimet dhe amendamentet e tyre nëpërmjet përfaqësuesve të tyre ( p.sh Talat Xhaferi.. “ u bë bujë me atë qe debatohej se gjoja  pretendojmë të ju mbyllim gojët mediave”).

 

5) Përgjegjësia e Parlamentit që lejoi ligji të votohet në procedurë krejtësisht jo demokratike.

 

6) Përgjegjësia e 106 deputetëve që më 09.11.2015 në 23.47 votuan “PRO” ligjit që rrezikon lirinë e shprehjes, duke e ditur se qytetarët nuk kanë pasur mundësi për pjesëmarrje aktive në procesin e konsultimit në procedurë normale.I vetmi deputet që votoi kundër Ligjit është Pavle Trajanov, i cili në seancën kryesore, për ligjin tha :

Këtu, unë mendoj se ky Ligj aq keq i formuar, konfuz, i paqartë, i pazbatueshëm, kështu që unë mendoj se kjo është vetëm një kërcënim ose rrezikohet shprehja e lirë ose e drejta e lirisë s; shprehjes në vend dhe do të jetë subjekt i shumë kritikave, dhe mendoj se është absurd dhe i panevojshëm në këtë moment.

7) Përgjegjësia e Presidentit Ivanov, i cili në të njëjtën ditë, vetëm dhjete minuta pas votimit më 11.09.2015 në ora 23:47 ishte në gjendje të nënshkruaj personalisht dekretin për shpalljen e Ligjit për mbrojtje të privatësisë, duke ditur se:

a) I njëjti është miratuar në mënyrë krejtësisht jodemokratike;

b) Që qytetaret nuk kanë pasur mundësi për pjesëmarrje aktive në procesin e konsultimit në procedurë normale;

c) Se ka pas fjalë nga përfaqësues të popullit në Kuvend që Ligji është kërcënim dhe i njëjti rrezikon lirin e të shprehurit dhe të drejtën e lirisë së shprehjes në Republikën e Maqedonisë.

Nëse nuk i iniciojmë pyetjet e mësipërme në lidhje me përgjegjësinë e të gjithë pjesëmarrësve aktiv në rrezikimin e lirisë së shprehjes dhe liritë e shtypit, edhe ne do të bëhemi pjesëmarrës me mosveprimin tonë.

ARTIKUJ TË REKOMANDUAR:

“Ligji që ndalon “bomba” të reja lehtë na kaloi përpara hundës”,http://vistinomer.mk/zakonot-shto-zabranuva-novi-bombi-lesno-ni-proleta-pred-nos/[Qasur më 17.03.2016]

“Ligji për mbrojtje të privatësisë: Kur Kushtetuta bëhet “letër higjienike” http://okno.mk/node/51451 [Qasur më 17.03.2016]

 

 

 

 

 

 

Të gjitha komentet dhe vërejtjet në lidhje me këtë dhe artikujt e tjerë të Vërtetmatës-it, kërkesat për korrigjime dhe sqarime, si dhe sugjerimet për verifikimin e deklaratave të politikanëve dhe premtimeve të partive politike, mund t’i dorëzoni përmes këtij formulari

Your email address will not be published.