KUNDËRSPIN: Nuk goditet VMRO-DPMNE, por persona të dyshuar për “të enjten e përgjakur”

A është sulm mbi partinë apo demokracinë nëse kryhet hetim për persona të dyshuar për vepër penale me dënim më së paku prej 10 vitesh dhe për ngjarje me të cilën duhej të mos  ketë pranim-dorëzim të qeverisë për shumicën e re parlamentare?  

 

Shkruan: Teofil Bllazhevski

 

Lideri i VMRO-DPMNE-së, Nikolla Gruevski, me 28.11.2017 mbajti konferencë për shtyp në lidhje me arrestimin e personave të dyshuar për ngjarjet në Kuvend me 27.04.2017, në të cilën, mes tjerash, bëri edhe këtë spinim:

Spin: …Zaev dhe LSDM sulmon ato të cilët mendojnë dhe veprojnë si maqedonas. Ky është akti i fundit është larje hesapesh me Maqedonasin e lirë dhe qytetarët të cilët mbajt qëndrim për ndërtimin e shtetit, kundër Platformës së Tiranës, kundër dhunës së qeverisë. Kundër secilit i cili mendon dhe shqetësohet për interesant kombëtare. Në pyetje është shteti…Në fund sulmohet edhe grupi i deputetëve, të cilin nuk mundën që ta shpërbëjnë duke përdorur mënyra të tjera dhe tani shkohet me eliminim fizik ndaj kompatibilitetit të grupit të deputetëve të VMRO-së që në Kuvend të mund të miratohet gjithçka çka dëshirohet dhe që është në rend ditor…

[Burimi: Ueb faqja e VMRO-DPMNE-së, data: 28.11.2017]

Kontraspin-foto-Vistinomer-1024x281-e1500652724996

Kundërspin: Nikolla Gruevski disa orë pas arrestimit të dhjetëra personave lidhur me ngjarjet e 27 prillit në Kuvend e Republikës së Maqedonisë, një akt të atillë e interpreton si sulm mbi partinë, maqedonasit e mendimit të lirë, mosrespektim të të drejtave të njeriut dhe të parlamentarëve dhe të ngjashëm, të cilin e vlerësojmë si spin.

Ngjarjet e 27 prillit 2017 në opinion janë të njohura si “E Enjtja e përgjakur për atë se në ato ngjarje shumë njerëz, më së shumti deputet, morën lëndime më të lehta, ndërsa deputeti Zijadin Sela mori plagë që i rrezikonin jetën.

Këto ngjarje ndodhën në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë, kur pas dy muajve rresht protesta të qytetarëve të udhëhequr prej disa personave – të cilët tani janë të dyshuar – qindra qytetarë sulmuan Parlamentin pasi  i hapën dyert në hyrjet kryesore, ndërsa policia nuk ka parë gjë ose shumë pak ju është kundërvu, rast për të cilin ka dhjetëra procedura disiplinore në MPB dhe largime nga puna.

Ngjarjet në Kuvend  – edhe pse kishte tendenca që të karakterizohen si spontane nga ana e partisë dhe nga ana e disave prej pjesëmarrësve, edhe nga ana e Prokurorisë Themelore Publike, e cila më parë ngrinte akuza për prishjen e rendit publik dhe qetësisë- nga ekspertët dhe opinioni politik u vlerësuan si të organizuara dhe tentim për puç.

Edhe pse u sigurua shumica e re parlamentare, nuk lejohej pranimi i qeverisë legjislative dhe ekzekutive nga ana e VMRO-DPMNE-së, për të cilën dëshmojnë edhe maltretimet tremujore me rend ditor rreth seancave konstituive të Kuvendit, kur VMRO-DPMNE dhe Koalicioni vet kanë folur, duke bërë replika dhe kundër replika mes veti.

Shumicën e re parlamentare që e përbënin LSDM, BDI, Aleanca për Shqiptarët dhe BESA, ndërsa opozita përbëhej prej VMRO-DPMNE-së dhe Koalicionit dhe PDSH-së.

Pasi që nuk ka shumë mosmarrëveshje rreth asaj se cila ishte prapavija e ngjarjeve, mund që të supozojmë se me 27 prill ka pasur tendecë për mospranimin e vullnetit të qytetarëve (të cilët përmes deputetëve kanë dhënë votën e tyre dhe i kanë autorizuar që të bëjnë marrëveshje rreth shumicës dhe qeverisë ekzekutive), gjegjësisht është sulmuar rendi demokratik në shtet.

Kjo shkelje e demokracisë, e cila kishte pasoja më të mëdha, jo vetëm lëndime më të lehta, por edhe rrezik për përplasje ndëretnike në atë natë, Prokuroria për hetim të krimit të organizuar pranë PTHP, veprën tani e ka cilësuar si Kërcënim të terrorit, të rendit kushtetues dhe sigurisë nisur prej nenit 313 nga Kodi Penal

Neni 313

Ai që me qëllim kërcënon rendin kushtetues ose sigurinë në Republikën e Maqedonisë do të nxit ose do të kërcënojë në mënyrë serioze eksploziv, zjarr, vërshime ose ndonjë vepër përgjithësisht të rrezikshme ose dhunë sistematike, duke krijuar kështu pasiguri ose frikë te qytetarët, do të dënohet me më së paku dhjetë vjet burg. 

Siç mund të shihet prej këtij neni të Kodit Penal, bëhet fjalë për vepër të rëndë penale, dënimi minimal është 10 vite.

Prej këtu, për çfarë larje hesapesh me maqedonasit e lirë flet Gruevski, për çfarë sulmi mbi partinë ose eliminim fizik të kompatibilitetit të grupit të deputetëve? Do të përsërisim, tani për tani akoma flitet për procedurë hetimore.

Deri në këtë moment e panjohur mbetet nëse është respektuar deri në fund procedura rreth marrjes në pyetje të pesë deputetëve në Gjykatë, sepse këtë çështje e rregullon Kushtetuta (neni 64) dhe Rregullorja e neneve 53,54 dhe 55.

Duke pasur parasysh argumentet e theksuara më lartë, është e qartë se nuk bëhet fjalë për sulm mbi VMRO-DPMNE dhe sulm mbi qytetarët e mendimit të lirë, përkundrazi, arrestime dhe zbatim të hetimit mbi individët e dyshuar për vepër penale shumë serioze, mes të cilëve janë pesë deputetë të VMRO-DPMNE-se.

Për këtë shkak, deklaratat e Gruevskit, të përmendura më parë edhe në kumtesën partiake, i vlerësojmë si të vërteta të shtrembëruara ose spinime. 

 


Ky artikull është përgatitur në kuadër të Vërtetmatësit, projekt për rritjen e llogaridhënies dhe përgjegjësisë së politikanëve dhe partive përpara qytetareve, i realizuar nga Fondacioni Metamorphosis. Artikulli mundësohet me përkrahje të fondacionit jofitimprurës amerikan (NED - National Endowment for Democracy) dhe Fondit Ballkanik për Demokraci, projekt i Fondit Gjerman të Marshallit në SHBA (BTD – The Balkan Trust for Democracy, a project of the German Marshall Fund of the United States), iniciativë e cila përkrah demokracinë, qeverisjen e mirë dhe integrimet euro-atlantike në Evropën Juglindore. Përmbajtja e recensionit është përgjegjësi e autorit dhe nuk i paraqet qëndrimet e Metamorphosis, National Endowment for Democracy, The Balkan Trust for Democracy, projekt i Fondit Gjerman të Marshallit në SHBA dhe partnerëve të tyre.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *