Këshilli për etikë: Mediumet më së shumti dështojnë në vërtetimin e fakteve

Në 76 vendime, ku është konstatuar thyerja e profesionalizmit dhe etikës, është shkelur edhe neni 1 nga Kodi, i cili ka të bëj me publikimin e informacioneve të sakta dhe të vërtetuara, sigurimi i “burimit të dytë” ose më së  paku dy burime jo të ndërlidhura mes vete. Ky nen është shkelur 66 herë ose shkelja është vërtetuar në 86,8 përqind të vendimeve 

 

Shkup, 30.03.2017    –  Rreth 87 përqind të vendimeve të Komisionit të ankesës (AK) të Këshillit për etik të mediumeve në Maqedoni (KEMM) në vitin 2016, kanë pasur të bëjnë me shkeljen e nenin të parë dhe më të rëndësishëm nga Kodi – verifikimi i vërtetësisë së lajmit, gjegjësisht të fakteve.

Kjo futet në raportin për punë të Komisionit të ankesës së KEMM për vitin 2016, i cili u prezantua në mbledhjen e rregullt vjetore të trupit vetërregullues të formuar në vitin 2014.

Komisioni për ankesa në vitin 2016 ka marr gjithsej 85 vendime mbi baza të ankesave të pranuara, prej të cilave për 9 është vendosur se janë të pabaza, ndërsa te të tjerat është vërtetuar ndonjë shkelje nga Kodi i gazetarëve. Në 76 vendime, ku është konstatuar shkelja e profesionalizmit dhe etikës, shkelja e nenin 1 nga Kodi, i cili ka të bëj me publikimin e informacioneve të sakta dhe të verifikuara, sigurimi i “burimit të dytë” dhe më së paku dy burime të ndryshme. Ky nen është thyer 66 herë ose kjo shkelje është vërtetuar në 86,8 përqind të vendimeve – thuhet në Raport.

Pas kësaj, sipas praktikës së Komisionit për ankesë, shkeljet më të shpeshta të rregullave të etikës ndodhin në komentimin e lajmit. Kodi për etik dhe standardet botërore thonë se faktet dhe komentimet nuk guxojnë që të përzihen në qëllimin e integruar. Sipas statistikës së shkeljeve te ankesat të cilat kanë qenë lëndë e KA të KEMM, bie numri rasteve me gjuhën e urrejtjes, dhe mospublikimi i demanteve:

Neni 13. – Gazetari duhet që të bëj dallimin mes fakteve dhe mendimeve, mes lajmit dhe komentit, kjo është shkelur në 54 raste po në 71,2 përqind të ankesave. Neni 14., sipas të cilit informimi nga proceset politike, veçanërisht nga zgjedhjet, duhet që të jetë i paanshëm dhe i balancuar dhe me distancë profesionale nga subjektet politikë, kJO është shkelur 26 herë ose në 34,2 përqind të rasteve. 

Neni 4. – Gazetari do të theksoj burimin e informacionit, por nëse burimi kërkon që të mbetet anonim, gazetari do ta mbroje, është shkelur 23 herë.

Neni 10.-, sipas të cilit gazetari nuk duhet që të shpik informacione, të cilat i rrezikojnë të drejtat dhe lirit e njeriut, nuk do te flas me urrejtje dhe nuk do të nxit dhunë dhe diskriminim, është shkelur 17 herë, ose 22,4 përqind

Neni 16. Në të cilin thuhet se gazetari duhet të ruaj imazhin dhe dinjitetin e profesionit të vet, do të nxit solidaritet të ndërsjellë dhe nuk duhet të përdor mediumin e vet për llogari personale më persona, përfshirë edhe koleg të vet, që është shkelur 14 herë

Neni 7. I cili ka të bëj me me respektimin e privatësisë së personit, përveç se kur është në kundërshtim me interesin publik, dhe se gazetari ka për detyrë që të respektojë dhimbjen personale dhe keqardhjen, është shkelur 15 herë

Me dhjetëra herë është shkelur neni 11 – Gazetari duhet t’ju përmbahet standardeve të përgjithshme të mirësjelljes dhe respektimit të etikës, kulturës dhe religjioneve të ndryshme ne Maqedoni, neni 15 i cili flet për etikën e gjuhës, pastaj neni-3 në të cilin thuhet se gazetari duhet të insistojë që të sigurohet e drejta për korrigjim, demantimti dhe përgjigja në rastet kur do të vërtetohet pasaktësia e informacionit, neni 8 i cili flet për sensacionalet, neni 9 i cili ka të bëj me shkeljen e të drejtave të fëmijëve. 

Duke parë sipas asaj se për cilët mediume kanë parashtruar ankesat, liderë janë portalet. Më pas vinë televizionet nacionale dhe në fund gazetat – thuhet në Raport.

KEMM filloi me punë aktive në janar të vitit 2015. Prej atëherë deri më sot kanë arritur rreth 180 ankesa, prej të cilave 150 janë vërtetuar se kanë baza dhe se kanë shkelje te rregullave të etikës dhe standardeve të gazetarisë.

KEMM është themeluar prej 39 mediumeve dhe organizatave të gazetarëve, është mbështetur nga 50 të tilla, ndërsa ne Kuvendin e sotëm u morr vendimi për pranimin e 10 anëtarëve të ri – mediumeve, të cilat pajtohen me principin e vetërregullimit të mediumeve.

Për më shumë informacione rreth punës së KEMM, mund që të informoheni në ueb faqen e KEMM, ndërsa për statistikat e ankesave ne linkun në vazhdim.


Ky artikull është përgatitur në kuadër të Vërtetmatësit, projekt për rritjen e llogaridhënies dhe përgjegjësisë së politikanëve dhe partive përpara qytetareve, i realizuar nga Fondacioni Metamorphosis. Artikulli mundësohet me përkrahje të fondacionit jofitimprurës amerikan (NED - National Endowment for Democracy) dhe Fondit Ballkanik për Demokraci, projekt i Fondit Gjerman të Marshallit në SHBA (BTD – The Balkan Trust for Democracy, a project of the German Marshall Fund of the United States), iniciativë e cila përkrah demokracinë, qeverisjen e mirë dhe integrimet euro-atlantike në Evropën Juglindore. Përmbajtja e recensionit është përgjegjësi e autorit dhe nuk i paraqet qëndrimet e Metamorphosis, National Endowment for Democracy, The Balkan Trust for Democracy, projekt i Fondit Gjerman të Marshallit në SHBA dhe partnerëve të tyre.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *