Kasami: politikani – „shtegtar” i cili mbajti peng Maqedoninë

Foto: Мета

 

Lideri i Lëvizjes Besa të Shkupit ka dy deputet në Kuvendin e RM-së, ndërsa për përfundimin e fazës së fundit të miratimit të Marrëveshjes së Prespës (votimi i ndryshimeve Kushtetuese)  ishte e nevojshme vetëm një votë!

 

Shkruan: Ljubomir Kostovski

Një pjesë e madhe e banorëve të Maqedonisë këto ditë me frikë ndezën televizorin. Dridhej populli duke pritur lajmin se a është siguruar shumica prej 80 votave që deputetët të kalojnë në ndryshime kushtetuese të cilat çojnë në drejtim NATO-s dhe BE-së. Në fund të këtij procesi, duket se penjtë i mbante vetëm një politikan i cili ka vetëm dy deputet në Kuvend – Bilall Kasami nga BESA. Ose më saktë, ai është shefi i degës të Shkupit të kësaj partie të ndarë, gjegjësisht Lëvizja, e cila ka edhe degë të dytë, atë në Tetovës.

Bilall Kasami në shkurt të vitit 2018 u zgjodh për kryetar i njërës degë të Lëvizjes BESA, me mbështetjen e 455 delegatëve. Kongresin e organizoi njëri krah i BESË-s, përderisa një javë më parë në kongresin në Tetovë i krahut tjetër, kryetar u zgjodh Afrim Gashi.

Deputetët e Kasam-it në parlament janë Fadil Zendeli dhe Teuta Bilalli, përderisa dega tjetër ka mbështetjen e Nexhbedin Kahremani, Rexhep Memedi dhe Afrim Gashi (i fundit është kryetar i Lëvizjes me adresë në Tetovë). Ndarja e Lëvizjes ndodhi në janar të vitit të kaluar, ndërsa humbja e statusit në grupin parlamentar (sepse duhet të ketë pesë deputet) u kërcënua në maj, po ashtu, vitin e kaluar.

Gjykata për trashëgimtar legjitim të Lëvizjes shpalli Kasamin. Por, kjo nuk ndikoi në faktin se grupi i Gashi-t është më i fortë me numrin e deputetëve. Në rastin konkret, përsëri, kjo është relative. Duhet të përmendet se Kasami ka qenë deputet, por për shkak të pjesëmarrjes së tij në zgjedhjet lokale, si kandidat për kryetar komuna në Tetovë, u tërhoq nga ky status dhe vendin ia lëshoi një bashkë-partiakut tjetër.

Ka mesi i javës së kaluar, për shkak të kushtëzimeve të Kasamit, për nevojën e shumicës mungonte vetëm një votë, dhe siç e dimë Kasami ka dy deputet, kushtimisht, vota të nevojshme! Nëse nuk përmbushen kërkesat e BESË-së së tij, atëherë dy deputet nuk do të votojnë për ndryshimet kushtetuese. Kjo deklaratë e liderit të Besës, Bilall Kasami në emisionin debatues”Click Plus” në TV21. Qëndrimet e këtij  politikani nuk duhet të na çuditen, por janë konstatime konstante të këtij politikani. Ai fuqishëm qëndron mbas qëllimit ambicioz për “ridefinimin” e Maqedonisë, bazuar në principet e qeverisjes të së drejtës, demokracisë dhe lirisë, thotë ai. Kasami vlerëson se Maqedonia mund të funksionojë mbi baza të konsensusit, me çka do të pengohet koncentrimi i fuqisë në duart e një grupi etnik. “Vetëm atëherë shqiptarët do të kenë të drejtat e tyre individuale dhe kolektive edhe ky është qëllimi kryesor i partisë”, shprehet Kasami për BIRN. Lideri i degës së Shkupit, thekson se Maqedonia funksionon si një shtet monoetnik dhe se institucionet e saj nuk pasqyrojnë realitetin multietnik në shtet. Sipas Kasamit, më tepër se 40 përqind e territorit u takon grupeve etnike.

Kushtet e BESË-s në debatin konkret për ndryshimet në Kushtetutë ishin: të mos qëndrojnë shtetësia “maqedonase” për shqiptarët, të mos ketë mbrojtje vetëm për diasporën maqedonase, por mbrojtje edhe të diasporës së Maqedonisë. Kasami në fund të debatit kushtetues u tërhoq prej amendamenteve të tij me arsyetimin se ato do të gjejnë vend një ligjet që do të pasojnë. Kështu – amendamentet kushtetuese, siç e dim, kaluan.

Bilall Kasami ka lindur me 13 korrik të vitit 1975 në Tetovë. Ka përfunduar studimet në Ekonomi në Universitetin “Shën Kiril dhe Metodij” në vitin 2000, ndërsa në katër vitet në vazhdim ka punuar në drejtorinë doganore të Republikës së Maqedonisë. Karriera e tij mund të konsiderohet si tipike për politikan – “shtegtarë” . Të kujtojmë se kjo shprehje përdoret për ato politikanë të cilët shpesh fluturojë prej një tufe në tufë, gjegjësisht prej një partie në një parti tjetër, me qëllim që vazhdimisht të ketë “trampolinë” të mirë për qëndrimin në maje të skenës politike.

Kështu, në periudhën 2004-2006 ka qenë sekretar shtetëror në Ministrinë e Ekonomisë si anëtarë i BDI-së, por më pas u kthye në doganë, ku qëndroi dy vite. Kasami ka lëshuar BDI-në në vitin 2008 dhe u anëtarësua në Demokracinë e Re, e cila u shua në vitin 2011 pas mossuksesit në zgjedhjet parlamentare të mbajtura të njëjtin vit. Njëkohësisht ka qenë asistent në Universitetin Ndërkombëtar Ballkanik (2009-2011), ndërsa në politik u kthye në vitin 2014 me themelimin e Lëvizjes BESA.

Ky politikan është i martua me Ajshe Kasamin dhe kanë dy fëmijë.

Ai ka paraqitur pronë me vlerë prej 308 mijë euro dhe në muaj merr 300 euro qera. Por, Kasami nuk ka pasuri të patundshme në emrin e tij? E gjithë prona është e paraqitur në emër të prindërve të tij, të cilët kanë tokë dhe shtëpi në Tetovë, kanë veturë “Mercedes”, por edhe të arkëtueshme. Bashkëshortja e tij disponon ar. Ndërsa Kasami ka paraqitur se ka huazuar para borxh për për nevojat e tij. Xhiro-llogaritë e paraqitura të liderit të BESË-së janë të zbrazëta.

 

Të gjitha komentet dhe vërejtjet në lidhje me këtë dhe artikujt e tjerë të Vërtetmatës-it, kërkesat për korrigjime dhe sqarime, si dhe sugjerimet për verifikimin e deklaratave të politikanëve dhe premtimeve të partive politike, mund t’i dorëzoni përmes këtij formulari

Ky artikull është përgatitur në kuadër të Vërtetmatësit, projekt për rritjen e llogaridhënies dhe përgjegjësisë së politikanëve dhe partive përpara qytetareve, i realizuar nga Fondacioni Metamorphosis. Artikulli mundësohet me përkrahje të fondacionit jofitimprurës amerikan (NED - National Endowment for Democracy) dhe Fondit Ballkanik për Demokraci, projekt i Fondit Gjerman të Marshallit në SHBA (BTD – The Balkan Trust for Democracy, a project of the German Marshall Fund of the United States), iniciativë e cila përkrah demokracinë, qeverisjen e mirë dhe integrimet euro-atlantike në Evropën Juglindore. Përmbajtja e recensionit është përgjegjësi e autorit dhe nuk i paraqet qëndrimet e Metamorphosis, National Endowment for Democracy, The Balkan Trust for Democracy, projekt i Fondit Gjerman të Marshallit në SHBA dhe partnerëve të tyre.