Janë rindërtuar vetëm disa pjesë të rrugëve në Qendër

Rindërtimi i rrugëve të cilët janë nën kompetenca të komunës me gjatësi të përgjithshme prej 42 km mbi baza të prioriteteve të definuara profesionalisht në të gjithë bashkësitë urbane

 

ARSYETIM:

Kryetari i Komunës Qendër, Andrej Zhernovski për zgjedhjet lokale në vitin 2013 në programin e tij zgjedhor“E ardhmja tani! Është koha! Andrej Zhernovski për Qendrën” (faqe 7), premtoi rindërtimin e rrugëve në gjatësi prej 42 kilometrave. Përsëri, sipas asaj që është përfshirë në Llogaridhënie të Zhernovskit për atë që është punuar në katër vitet e fundit, “Qendra 2013-2017”, ky premtim i tij zgjedhor është realizuar pjesërisht.

 Në llogaridhënien e përmendur të Zhernvoskit (faqe 80), për këtë projekt është thënë:

Rrugët paraqesin “udhëkryqin” e kësaj hapësire qytetare dhe kanë rëndësi në komunikimin urban dhe sigurinë e qytetarëve.

Komuna qendër ka punuar më përkushtim në përmirësimin e infrastrukturës. Kemi realizuar rindërtim deri në themel të më shumë rrugëve të mëdha, gjegjësisht asfaltimin e tyre, zgjerimin, pajisjen e ujësjellësit me kanalizim atmosferik. Jemi krenarë që në këto katër vite e gjysmë rindërtuam mbi 30 rrugë.

Gjatë kësaj për disa rrugë është theksuar se janë rindërtuar tërësisht, për disa se është asfaltuar vetëm rruga dhe se kanë vendosur kanalizim atmosferik, për disa që janë tërësisht të reja, me trotuare, begatona…Kështu për shembull, mes rrugëve të rikonstruktuara përmenden: “Pitu Guli”, “Gjorgjia Pulevski”, “Apostoll Gusllarot”, “29 Nëntori”(Heronjë kostrursk), “Leninova”(Aminta Treti), “Orce Nikollov”, “Zagrebska”, “Adollf Xhiborovski”…

Nuk thuhet se sa kilometra rrugë janë përfshirë në këtë rindërtim, por është shkruar se sipërfaqja e përgjithshme e rrugëve në Komunë Qendër është 52.000 metra katror. Nëse merret si masë gjerësia e rrugës (në varësi prej saj) është prej 5,5 deri në 7 metra, del se janë rindërtuar rreth 7,5 – 9,5 kilometra rrugë, gjë që është shumë më pak se 42 kilometra të cilët i ka premtuar Zhernovski para se të bëhet kryetar komune. Kështu që, ky premtim zgjedhor i tij sipas metodologjisë së “Vërtetmatësit” merr vlerësimin “pjesërisht i realizuar”. 

 

19206319_10210228398852024_1744788099_n
Foto: Llogaridhënia Qendër (2013-2017), faqe. (82/83)

BURIME:

 

Vlerësoi: Olivera Vojnovska


Ky artikull është përgatitur në kuadër të Vërtetmatësit, projekt për rritjen e llogaridhënies dhe përgjegjësisë së politikanëve dhe partive përpara qytetareve, i realizuar nga Fondacioni Metamorphosis. Artikulli mundësohet me përkrahje të fondacionit jofitimprurës amerikan (NED - National Endowment for Democracy) dhe Fondit Ballkanik për Demokraci, projekt i Fondit Gjerman të Marshallit në SHBA (BTD – The Balkan Trust for Democracy, a project of the German Marshall Fund of the United States), iniciativë e cila përkrah demokracinë, qeverisjen e mirë dhe integrimet euro-atlantike në Evropën Juglindore. Përmbajtja e recensionit është përgjegjësi e autorit dhe nuk i paraqet qëndrimet e Metamorphosis, National Endowment for Democracy, The Balkan Trust for Democracy, projekt i Fondit Gjerman të Marshallit në SHBA dhe partnerëve të tyre.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *