Janë asfaltuar pjesë të Bulevardit “Bllagoja Toska” në Tetovë

Asfaltimi i rrugës te kazerma e Tetovës, Foto: Komuna e Tetovës

Во предизборната кампања градоначалничката на Општина Тетово, Теута Арифи, го спомна асфалтирањето на делови од булеварот „Благој Тоска“, како дел од програмата за подобрување на патната инфраструктура за 2017 година. Ова ветување на градоначалничката на Општина Тетово, е исполнето ветување со забелешка дека асфалтирањето на улицата започна во август, а заврши дури во ноември 2017

 

Projekt: Asfaltimi i rrugës te Kazerma e Tetovës (Pjesë të Bulevardit “Bllagoja Toska”)

Afati: 2017

Buxheti: NP “Rrugët e Maqedonisë” në bashkëpunim me Komunën e Tetovës 

ARSYETIM:

Në fushatën parazgjedhor të zgjedhjeve lokale të vitit të kaluar,kryetarja e Komunës së Tetovës, Teuta Arifi, përmendi edhe asfaltimin e pjesëve të bulevardit të “Bllagoja Toska”, si pjesë e programit për përmirësimin e infrastrukturës rrugore për vitin 2017. Ky premtim i kryetarit të Komunës së Tetovës, është premtim i realizuar me vërejtje se asfaltimit i rrugës përfundoi në nëntor të vitit 2017.

Mediumet e 07.11.2017 njoftuan se është lëshuar në përdorim rruga e asfaltuar afër kazermës së Tetovës:

Sapo ka përfunduar asfaltimi rrugës së Kazermës në Tetovë. “Rrugët e Maqedonisë” në bashkëpunim me Komunën e Tetovës përfunduan edhe këtë rrugë e cila me vite ishte problem për tetovarët. Rikonstruktimi i kësaj rruge hapi një arterie të vogël në Tetovë, duke lehtësuar trafikun i cili me vite ka qenë një problem serioz për këtë qytet. 

Prej komunës atëherë deklaruan se ky projekt është pjesë e programit për 2017:

Kjo pjesë e bulevardit “Bllagoja Toska” ka qenë në program dhe kanë vijuar punimet në bazë të programit për vitin 2017. Është duke u vendosur asfalt dhe duke u punuar me intensitet të përshpejtuar. Një aks rrugor, i cili lidh shumicën e vendbanimeve të Komunës së Tearcës, Porojit, Xhepçishtit, por edhe rrugën rajonale të Jazhincës me Tetovën, tashmë është drejt përfundimit. Asfaltuam rrugën te kazerma e cila ishte në gjendje të dërmuar. Lehtësuam qarkullimin e makinave dhe banorëve të cilët jetojnë në këtë vendbanim

Asfaltimi i kësaj rruge ka filluar në gusht të të njëjtit vit, por vonoi për disa muaj, duke detyruar qytetarët të shfrytëzojnë rrugë alternative, si në lagjen “Cetinska” dhe rruga ka shkolla e muzikës, gjë që prej një muaji shkaktoi kaos të madh në komunikacionin e qytetit. Ndërsa gjatë fushatës parazgjedhor ky projekt u promovua si projekt që është në përfundim, përderisa rruga u bë funksionale pothuajse një muaj më pas. Një pjesë e mediumeve vlerësuan  se asfaltimi ishte pjesë e qëllimeve politike dhe u përshpejtua që ky projekt të promovohet përgjatë fushatës parazgjedhore,

Duke pasur parasysh të gjithë informacionet dhe kontrollin në vendngjarje, premtimi i kryetares së Komunës së Tetovës për përmirësimin e infrastrukturës rrugore në qytet, gjegjësisht asfaltimin e pjesëve të Bulevardit “Bllagoja Toska” e vlerësojmë si të realizuar. 

BURIME:

 

 

Të gjitha komentet dhe vërejtjet në lidhje me këtë dhe artikujt e tjerë të Vërtetmatës-it, kërkesat për korrigjime dhe sqarime, si dhe sugjerimet për verifikimin e deklaratave të politikanëve dhe premtimeve të partive politike, mund t’i dorëzoni përmes këtij formulari

Ky artikull është përgatitur në kuadër të Vërtetmatësit, projekt për rritjen e llogaridhënies dhe përgjegjësisë së politikanëve dhe partive përpara qytetareve, i realizuar nga Fondacioni Metamorphosis. Artikulli mundësohet me përkrahje të fondacionit jofitimprurës amerikan (NED - National Endowment for Democracy) dhe Fondit Ballkanik për Demokraci, projekt i Fondit Gjerman të Marshallit në SHBA (BTD – The Balkan Trust for Democracy, a project of the German Marshall Fund of the United States), iniciativë e cila përkrah demokracinë, qeverisjen e mirë dhe integrimet euro-atlantike në Evropën Juglindore. Përmbajtja e recensionit është përgjegjësi e autorit dhe nuk i paraqet qëndrimet e Metamorphosis, National Endowment for Democracy, The Balkan Trust for Democracy, projekt i Fondit Gjerman të Marshallit në SHBA dhe partnerëve të tyre.

Your email address will not be published.