Identiteti nuk ndryshohet, mbetet maqedonas

Фото: vlada.mk

 

Kryeministri Zoran Zaev në fillim të debatit për amendamentet kushtetuese në Komisionin për ç‏ështje kushtetuese (07.11.2018), duke ju përgjigjur vërejtjeve të deputetëve të VMRO-DPMNE-së mbajti qëndrimin në vazhdim të cilin e vlerësojmë si të vërtetë: 

Shtesa gjeografike e Veriut është çmimi të cilin Maqedonia e paguan për të hyrë në BE dhe në NATO, por identiteti nuk ndryshon dhe mbetet maqedonas. 

[Burimi: Sakam da kazham, data: 07.11.2018]

 

ARSYETIM:

Në seancën e Komisionit për çështje kushtetuese (07.11.2018), u zhvillua diskutim për amendamentet dhe për ndryshimet e Kushtetutës në pajtim me Marrëveshjen e Prespës për çështje të  emrit me Greqinë, kryeministri Zoran Zaev, duke replikuar deputetin Trajko Veljakonskit nga VMRO-DPMNE, tha se me ndryshimet korrigjimet e këtilla kushtetuese nuk ndryshon identiteti dhe ai mbetet maqedonas. Kjo deklaratë e tij është e vërtetë. 

Se kjo është kështu mund të vërehet nëse shihet përmbajtja e Marrëveshjes me të cilën zgjidhjet çështja e emirit prej shumë dekadash, e cila me 20.06.2018 u ratifikua dhe në Kuvendin e RM-së. Në këtë dokument me të cilin emri i ri i shtetit është “Republika e Maqedonisë Veriore”, për përdorim gjithëpërfshirës me përkthim në të gjithë gjuhët, nuk ka asnjë dispozitë me të cilën rrezikohet identiteti maqedonas dhe përkatësia maqedonase, as nuk fshihet termet “Maqedonia” dhe “maqedonas”.

Përkundrazi, me nenin 7 (paragrafi 3) të Marrëveshjes garantohet edhe identiteti maqedonas dhe e drejta që të deklarohemi si maqedonas.

Në raport me Pjesën e dytë, këto terme (“Maqedonia” dhe “maqedonas”) shënojnë territorin e saj, gjuhën, popullin dhe karakteristikat e tyre, me kulturën e tyre , dhe trashëgimin të cilat janë në veçanti të ndryshme prej atyre që përmenden në nenin 7, paragrafi (2). 

 Duke folur pikërisht në këtë drejtim, kryeministri edhe gjatë dhënies së replikave ndaj deputetë e opozitës, shumë herë përmendi se amendamentet kushtetuese të bëra në pajtim me Marrëveshjen e Prespë, termet: Maqedonas, maqedonase janë përherë të mbrojtura dhe askush nuk mund më t’i mohojë ose t’i kundërshtojë. Gjatë kësaj, në emër të integrimeve të Maqedonisë në NATO dhe BE, Zaev duke kërkuar mbështetjen e të gjithë deputetëve, theksoi: 

 Amendamenti 36. Me këtë amendament riformulohet neni i tanishëm, 49, dhe në të qëndron se Republika e Maqedonisë mbron, siguron dhe ushqen trashëgimin historike dhe kulturore të popullit maqedonas. 

Me formulimin e ri të nenit 49 jepen siguri për mbrojtjen e identiteti maqedonas. Identiteti i popullit maqedonas është i mbrojtur. Nuk ka asnjë ndryshim në identitet. Është përfshirë një detyrim në Kushtetutë për mbrojtjen dhe përkujdesin e identitetit maqedonas.  (Zaev)

Përndryshe, edhe pse faktet flasin se Marrëveshja për zgjidhjen e çështjes maqedonase-greke për emrin nuk vë në pyetje identitetin e maqedonasve, deputetët e opozitës në periudhën e kaluar nga nënshkrimi  i Marrëveshjes së Prespës (17.06.2018), vazhdimisht spinon të vërtetën dhe kritikon se me Marrëveshja me Greqinë fshinë Maqedoninë dhe ndryshon identitetin e saj“. Pretendimi nuk është i saktë, por për fat të keq, është i volitshëm për manipulime dhe për fitimin e pikëve ditore politike.

 

BURIME:

 


Ky artikull është përgatitur në kuadër të Vërtetmatësit, projekt për rritjen e llogaridhënies dhe përgjegjësisë së politikanëve dhe partive përpara qytetareve, i realizuar nga Fondacioni Metamorphosis. Artikulli mundësohet me përkrahje të fondacionit jofitimprurës amerikan (NED - National Endowment for Democracy) dhe Fondit Ballkanik për Demokraci, projekt i Fondit Gjerman të Marshallit në SHBA (BTD – The Balkan Trust for Democracy, a project of the German Marshall Fund of the United States), iniciativë e cila përkrah demokracinë, qeverisjen e mirë dhe integrimet euro-atlantike në Evropën Juglindore. Përmbajtja e recensionit është përgjegjësi e autorit dhe nuk i paraqet qëndrimet e Metamorphosis, National Endowment for Democracy, The Balkan Trust for Democracy, projekt i Fondit Gjerman të Marshallit në SHBA dhe partnerëve të tyre.