Filloristët e Karposhit kanë ushqim dhe ekskursione një ditore falas

SHF Kristijan Todorovski, Karposh Foto: ueb-faqja e Komunës Karposh

 

 

Projekt: Prej vitit 2014 do të sigurojmë vakte falas dhe ekskursione falas për fëmijët e shkollave fillore në komunë. (Vizioni për Karposh)

 

ARSYETIM:

Premtimi për sigurimin e vaktit falas dhe ekskursionit për fëmijët e shkollave të mesme, është premtim i realizuar i kryetarit të komunës se Karposhit, Stevçe Jakimovski. Projekti është pjesë e programit të tij zgjedhor për zgjedhjet lokale 2013-2017, të titulluar si “Vizioni për Karposhtin” dhe gjendet te pjesa kushtuar procesit arsimor (faqe 11).

Jakimovski këtë premtim e dha gjatë kohës së fushatës parazgjedhore. Në intervistë për portalin Faktor, publikuar me 22.03.2013 ai sqaron  sa ky projekt do të rëndojë buxhetin komunal.

Me rikonstruktimin e dhjetë shkollave dhe dy kopshteve, me vendosjen e fasadave termike, ndërrimin e dritareve, mjetet kursyese të cilat do t’i realizojmë nga shpenzimet për ngrohje dhe ftohje plotësisht mund që t’i mbulojmë edhe vaktet edhe ekskursionet, ashtu që në aspektin financiar është tërësisht e mbuluar. 

Në seancën e këshillit komunal të mbajtur me 31.01.2-14, siç transmetoi Dnevnik, këshilltarët pozitivisht janë sqaruar për Draft programin i cili përfshinë ndërrimin dhe plotësimin e Programit për arsim në shkollat e mesme në Karposh për vitin 2014.

Vetëqeverisja lokale do të sigurojë mjete në para me vlerë prej 3.700.000 denarë, prej ku 1.200.000 do të ndahen për vakt falas për të gjithë nxënësit e klasës së pare, ndërsa me 2.500.000 denarë do të mbulohen shpenzimet për ekskursione njëditore për filloristët prej klasës së parë deri në të nëntën, të cilët shkollohen në territorin e Komunës Karposh.  

Këshilli i Komunës në seancën e mbajtur me 29.08.2014, morri vendim që nxënësit prej klasës së pare dhe të dytë të shkollave fillore në territorin e Komunës Karposh atë vit të kenë ushqim falas, ndërsa nxënësit prej klasës së parë deri në të pestën udhëtimet njëditore të ju paguhen nga arka e komunës.

Një përfitim i këtillë filloi vitin e kaluar me ushqim pa pagesë për nxënësit e klasës së parë, ndërsa është paraparë që në këto përfitime të përfshihen edhe fëmijët e një klase më lartë, kumtoi Komuna Karposh,informoi portali Mkd

Me 10.11.2015. Komuna Karposh, siç u publikua në faqen zyrtare nga ana e komunës, në hotelin “Aleksandër Palace”, shënoi ditën e themelimit të komunës me çka u mbajt një akademi solemne. Në këtë rast, kryetari Joakimovskim në fjalimin e vet para të pranishmëve, duke folur për sukseset e komunës, përmendi pikërisht projekti për vakt falas dhe ekskursione njëditorë pa pagesë.

Ne ishim të parët që përfshijmë ushqimin pa pagesë, ekskursione falas njëditore, jemi lider në përfshirje sociale, sipas numrit, por edhe sipas kualitetit të aksioneve humanitare për familje të rrezikuara sociale, për persona me ngecje në zhvillim, të sëmurë, të moshuar dhe të dobët…

Sipas informacioneve të të cilët erdhi Vertetmatësi nga disa shkolla fillore në territorin e Komunës Karposh, ushqimi falas ndahet edhe deri në klasën e katër, ndërsa ekskursionet njëditore vlejnë për të gjithë nxënësit deri në klasën e nëntë.

Sipas sqarimeve të cilat i morëm prej mësimdhënësve në shkolla, filloristët deri në klasë të katër marrin ushqim, përderisa prej të pestës dhe më lartë, nuk marrin ushqim dhe pa pagesë janë për fëmijët deri në klasë të pestë.

Për sa u përket ekskursioneve, që të mos krijohet konfuzion të lexuesit tanë, për shembull, ka vizita deri në Vodno ose pamje panoramike të Shkupit, për të cilat paguhet. Mes tjerash, ekskursionet njëditore, si udhëtimet, për shembull deri në Kuçovë dhe vende të tjera, bashkëbiseduesit tanë thonë se janë pa pagesë.

Këshilli i Komunës, në seancën e mbajtur me 08.06.2017, ka marr vendim, ushqim pa pagesë dhe udhëtim të ketë edhe në vitin e ardhshëm shkollor.

Duke pasur parasysh këtë që u tha më lartë, mund që të përfundohet se premtimi i Jakimovskit për ushqim pa pagesë dhe ekskursione shkollore pa pagesë për fëmijët në shkollar fillore të Komunës, është i realizuar. 

 

BURIME:

 

Vlerësoi: Ana Anastasovska

Të gjitha komentet dhe vërejtjet në lidhje me këtë dhe artikujt e tjerë të Vërtetmatës-it, kërkesat për korrigjime dhe sqarime, si dhe sugjerimet për verifikimin e deklaratave të politikanëve dhe premtimeve të partive politike, mund t’i dorëzoni përmes këtij formulari

Ky artikull është përgatitur në kuadër të Vërtetmatësit, projekt për rritjen e llogaridhënies dhe përgjegjësisë së politikanëve dhe partive përpara qytetareve, i realizuar nga Fondacioni Metamorphosis. Artikulli mundësohet me përkrahje të fondacionit jofitimprurës amerikan (NED - National Endowment for Democracy) dhe Fondit Ballkanik për Demokraci, projekt i Fondit Gjerman të Marshallit në SHBA (BTD – The Balkan Trust for Democracy, a project of the German Marshall Fund of the United States), iniciativë e cila përkrah demokracinë, qeverisjen e mirë dhe integrimet euro-atlantike në Evropën Juglindore. Përmbajtja e recensionit është përgjegjësi e autorit dhe nuk i paraqet qëndrimet e Metamorphosis, National Endowment for Democracy, The Balkan Trust for Democracy, projekt i Fondit Gjerman të Marshallit në SHBA dhe partnerëve të tyre.

Your email address will not be published.