Është rinovuar shkolla “25 Maji” në lagjen Çento

Shkolla "25 Maji" me çati, fasadë dhe dritare të reja. Foto:Kolazh, ueb-faqja e Komunës së Gazi Babës

 Rinovim, gjegjësisht ndërrim i dritareve dhe çatisë në SHF “25 Maj” (Afati: Shtator 2015)

Rregullim i murit dhe fasadës në objektin e vjetër të “25 Majit”. (Afati: 2015)

 

ARSYETIM:

Projekti për rinovim të SHF “25 Maji” është premtim i realizuar i kryetarit të Komunës së Gazi Babës, Toni Trajkovski, i dhënë në programin e tij zgjedhor për zgjedhjet lokale të vitit 2013: “Vepra të reja për zhvillim të ri, vepra të reja për Gazi Babë më të mirë” (faqe 24)

Në shtator të vitit 2014 mediumet informuan që është realizuar rinovimi i tërësishëm në këtë shkollë:

 Shkolla fillore “25 Maji” në lagjen Çento, Komuna e Gazi Babës, është rinovuar tërësisht me vlerë prej 25 milion denarësh, investim i Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës me pjesëmarrje të komunës dhe përfshirje të prindërve dhe bashkësisë lokale

Është ndërruar çatia, ka fasadë të re, dritare dhe dysheme, me çka është bërë një objekt me efikasitet energjetik. Pas vitit 1963, kur dhe është ndërtuar, ky është intervenimi parë në këtë objekt shkollor.

Llogaridhënien e Trajkovskit për punën e tij për mandatin katër vjeçar ( 2013-2017) theksohet që me këtë shkollë, mes tjerash, është realizuar

  •  Vendosja e dritareve të reja me efikasitet energjetik(2013 – 2014)
  •  Rekonstruim i çatisë së shkollës (2014)
  • Lyerje e objektit (2014)

Gjithashtu, në Llogaridhënien e Trajkovskit janë publikuar fotografi nga të cilat duket që SHF “25 Maji” i është përmirësuar çatia, ka fasadë dhe dritare të reja.

 

BURIME:

 

Vlerësoi: Оlivera Vojnovska

Të gjitha komentet dhe vërejtjet në lidhje me këtë dhe artikujt e tjerë të Vërtetmatës-it, kërkesat për korrigjime dhe sqarime, si dhe sugjerimet për verifikimin e deklaratave të politikanëve dhe premtimeve të partive politike, mund t’i dorëzoni përmes këtij formulari

Ky artikull është përgatitur në kuadër të Vërtetmatësit, projekt për rritjen e llogaridhënies dhe përgjegjësisë së politikanëve dhe partive përpara qytetareve, i realizuar nga Fondacioni Metamorphosis. Artikulli mundësohet me përkrahje të fondacionit jofitimprurës amerikan (NED - National Endowment for Democracy) dhe Fondit Ballkanik për Demokraci, projekt i Fondit Gjerman të Marshallit në SHBA (BTD – The Balkan Trust for Democracy, a project of the German Marshall Fund of the United States), iniciativë e cila përkrah demokracinë, qeverisjen e mirë dhe integrimet euro-atlantike në Evropën Juglindore. Përmbajtja e recensionit është përgjegjësi e autorit dhe nuk i paraqet qëndrimet e Metamorphosis, National Endowment for Democracy, The Balkan Trust for Democracy, projekt i Fondit Gjerman të Marshallit në SHBA dhe partnerëve të tyre.

Your email address will not be published.