Është rikonstruktuar pishina në Probishtip

 

 

Projekt: Themelimi i shkollës së notit dhe futja në funksion e pishinës së mbyllur në SHFK “Nikolla Karev” gjatë gjithë vitit.

Përshkrimi i projektit: Orë me pagesë në notim nga profesorë të angazhuar nga Komuna për fëmijë deri në moshën 14 vjeçare. Është e dukshme se, përkrah zhvillimit të trupit dhe frymës sportive, fëmijët do t’i përvetësojnë teknikat e notit në mënyrën e duhur që në moshë të hershme, dhe kjo do të mundësojë edhe zbulimin dhe promovimin e talentit në not. (Burim i financimit: Buxheti i Komunës; Afati: 2013)

ARSYETIM:

Kryetari i komunës së Probishtipit, Toni Tonevski, në programin e tij zgjedhor të vitit 2013, të titulluar “Vepra të reja për zhvillim të ri, vepra të reja për një Probishtip më të mirë!”mes tjerash, lajmëroi vënien në funksion të pishinës ekzistuese në shkollën fillore Nikolla Karev në Proboshtip, dhe me këtë edhe krijimin e kushteve të funksionimit të shkollës së notit për fëmijë deri në moshën 14 vjeç. Përgjatë këtij muaji (korrik 2017) mediumet informuan se kanë përfunduar punët ndërtimore dhe se pishina është lëshuar në përdorim, ashtu që këtë premtim të Tonevskit e vlerësojmë si të realizuar, me vërejtje se është realizuar me vonesë prej 4 vitesh.

Me 13 korrik të vitit 2017 në mediumet kishte informacion për hapjen solemne të pishinës, me çka u transmetua edhe deklarata e Tonevskit në të cilën thotë:

Pishina e mbyllur e cila është në afërsi të SHFK “Nikolla Karev” të cilin e vendosëm në funksion, dhe i cili duhet që të jetë para së gjithash për trajnim të fëmijëve pas orëve të fizkulturës. Mes tjerash  në këtë periudhë para verës di t’a shfrytëzojmë për shkollën e notit të cilën e organizon Komuna e Probishtipit secilin vit për kategoritë më të reja. 

Me këtë rast Tonevki shtoi se:

Në suaza të shkollës së notit e cila fillon prej nesër janë përfshirë fëmijët prej pesë deri në dhjetë vjet, të cilët trajnojnë tre muaj me ndihmën e trajnerëve të notit. 

Në ueb-faqe e Komunës së Probishtipit mund që të gjendet Orari i grupeve të shkollës së notit 2017 në pishinën  e mbyllur të SHFK “Nikolla Karev”, ku shihet se tashmë janë formuar katër grupe me nga 20 fëmijë të cilët fillojnë trajnimi prej 20 dhe 21 korrik të vitit 2017.

Па, може да се заклучи дека е реализиран и вториот дел од ветувањето, односно основањето на пливачка школа за најмладите на овој базен. Целиот зафат, инаку, според Тоневски,  чинел 2.500.000 денари, со овие средства биле сменети сите прозорци, плочки во базенот и околу него како и соблекувалните и санитарните јазли. Andaj, mund që të përfundohet se është realizuar pjesa e dytë e premtimit, gjegjësisht themelimi i shkollës së notit për rininë. I gjithë projekti, sipas Tonevskit, ka kushtuar 2.500.000 denarë, me këto mjete janë vendosur dritaret, pllakat në pishinë dhe rreth sajë, si dhe janë sanuar zhveshtoret dhe banjat. 

Nga gjithë ajo që u tha më lartë, premtimin për “themelimin e shkollës së notit dhe futjen në funksion të pishinës së mbyllur në Probishtip” e vlerësojmë si të realizuar.

 

BURIME:

 

Vlerësoi: Jugosllava Dukovska

 


Ky artikull është përgatitur në kuadër të Vërtetmatësit, projekt për rritjen e llogaridhënies dhe përgjegjësisë së politikanëve dhe partive përpara qytetareve, i realizuar nga Fondacioni Metamorphosis. Artikulli mundësohet me përkrahje të fondacionit jofitimprurës amerikan (NED - National Endowment for Democracy) dhe Fondit Ballkanik për Demokraci, projekt i Fondit Gjerman të Marshallit në SHBA (BTD – The Balkan Trust for Democracy, a project of the German Marshall Fund of the United States), iniciativë e cila përkrah demokracinë, qeverisjen e mirë dhe integrimet euro-atlantike në Evropën Juglindore. Përmbajtja e recensionit është përgjegjësi e autorit dhe nuk i paraqet qëndrimet e Metamorphosis, National Endowment for Democracy, The Balkan Trust for Democracy, projekt i Fondit Gjerman të Marshallit në SHBA dhe partnerëve të tyre.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *