Ekonomia maqedonase është e rrënuar vetëm në retorikën e VMRO-DPMNE-së dhe askund tjetër

Ekonomia

 

As nuk është rrënuar ekonomia maqedonase, as shteti nuk gjendet në një situatë alarmante, aq më pak se niveli i ulët i realizimit të projekteve kapitale të jetë tregues se ajo “do të rrëzohet”

 

Në deklaratën në vazhdim zëdhënësi i VMRO-DPMNE-së, Dimçe Arsovski, dhënë në konferencën e sotme partiake, e vlerësojmë si të pavërtetë: 

Nëse merret parasysh se investimet kapitale janë baza për rritje të ekonomisë, atëherë pas raportit të sotëm të Ministrisë së Financave ku të hyrat kapitale janë 21.33%, në shtatë muajt e parë, mund të pranojmë se ekonomia jonë është rrënuar, ndërsa shteti gjendet në një situatë alarmante dhe do të rrëzohet, akuzon Dimçe Arsovski, zëdhënës i VMRO-DPMNE-së.

[Burimi: Arsovski: Për 7 muaj, trioja ekonomike Zaev, Tevdorovski, Angjushev arritën të rrëzojnë ekonominë maqedonase, data: 27.08.2018]

 

ARSYETIM:

Nuk ka shtet në botë ekonomia e të cilët është rrënuat vetë për atë se ka pasur rënie të investimeve publik në periudhë prej 7 muajsh. VMRO-DPMNE përsëri bën të njëjtin gabim si çdo herë kur fletë për ekonominë në konferenca për shtyp dhe prej të dhënave statistikore afatshkurte nxjerrin përfundime ekzagjeruara të cilat kanë të bëjnë me ngjarje afatgjate. Periudha prej 7 muajsh është shumë e shkurtër që të mund të vlerësohet se çfarë do të ndodh me investimet publike kapitale, se di do të jetë trendi i tyre afatgjat dhe si do të ndikojë mbi ekonominë. Është totalisht çështje tjetër se a mund ekonomia të rrënohet nëse investimet kapitale publike ulen dukshëm, ndoshta edhe për periudhë më të gjatë. 

“Investimet kapitale janë bazë e rritjes së një ekonomie” thuhet në fillim të konferencës. Kjo nuk është e saktë. Këtu nuk bëhet fjalë për investimet e përgjithshme kapitale, por vetëm për investime kapitale publike të cilët financohen prej buxhetit. Investimet private kapitale – vendore dhe të huaja, janë larg të qenurit të rëndësishme për ekonominë nacionale. Më e rëndësishme është që ato ë mbahen në nivel stabil ose, edhe më mirë të rriten. Në Maqedoni kemi pasur investimet të drejtpërdrejta të huaja me vlerë prej 400 dhe 500 milion euro në vit dhe në ato vite këto investime do të ishin shumë herë më të mëdha se investimet publike kapitale. Të mos flasim, për investimet kapitale vendore të bizneseve private. Dhe krejt në fund, investimet kapitale këtë vit janë paraparë në nivel prej 390 milion eurosh prej të cilëve rreth 80 milion euro tashmë janë realizuar. 310 milion euro të mbetura paraqesin vetëm rreth 3% të prodhimit bruto vendor maqedonas prej 10,1 miliard euro në vitin 2017 (formal), dhe asnjë ekonomi nuk është rrënuar nëse prodhimi bruto vendor i tij (PBV) bie 3 përqind për shkak të rënies së numrit të investimeve publike kapitale. Kjo është në supozimin nëse Qeveria deri në fund të vitit nuk harxhon asnjë denarë në investimet publike kapitale. Që është është shumë e vogël, me siguri, gjegjësisht e pabesueshme. Duke pasur parasysh se një vlerë e paraparë e investimeve publike kapitale dhe sa është i vogël shuma e tyre në raport me PBV të përgjithshëm në vend, është qesharake që të sugjerohet se ekonomia do të rrënohet për shkak rënies së tyre prej 7 muajsh, pa dallim dhe sa do që të jetë.

Më pastaj, nuk është e pazakontë që paratë e një vendi për investime publike kapitale të shpenzohen në gjysmën e dytë të këtij viti, kur do të shihet se si shkojnë punët në ekonominë nacionale dhe kur Qeveria të ketë pasqyrë më të qartë për hapësirën fiskale që i qëndron në dispozicion, gjegjësisht kur do të dihet se sa para shpenzohet për këtë qëllim, Për shembull, në 7 muajt e parë të vitit 2016 kanë shpenzuar vetëm 35,2% të mjeteve të parapara për këtë qëllim, gjë që është diçka më shumë se 22,13%, por nuk është diçka më tepër,. Deri në fund të vitit 2016, u shpenzuan 76% të mjeteve të parapara për këtë qëllim.

Dhe në fund mund të thuhet kjo si në vazhdim. Arsovskit krijon konfuzion. Më saktë, ashtu siç shprehet ai, dëshiron të krijojnë përshtypje te opinioni nëse paratë nuk janë shpenzuar për investime kapitale, ato sikur kanë larë para ose sikur Qeveria t’i fshehë paratë e qytetarëve në ndonjë kasafortë dhe sikur nuk dëshiron t’i investojë në ekonomi. Por, kjo thjeshtë nuk është ashtu. Ato para nuk janë shpenzuar prej investimeve kapitale, kjo nuk do të thotë se ato fare nuk janë investuar në ekonomi, se nuk qarkullojnë dhe se nuk do të kenë kenë prurje në PBV për këtë vit. Të hyrat e përgjithshme buxhetore në 7 muajt e parë arrin vlerën prej 54,9% të parapara për këtë vit, ndërsa të dalat 53,72% të parapara për gjithë vitin. Kjo do të thotë se paratë janë shpenzuar sipas dinamikës së paraparë dhe ashtu siç mbushet buxheti. Një pjesë e tyre janë shpenzuat për qëllime të tjera, por ato përsëri kanë hyrë në ekonominë kombëtare. Tabela më poshtë tregon përqindjen e shpenzimeve buxhetuara për 7 muaj të vitit:

Çdo përqindje mbi 58,33 përqind tejkalon shpenzimin e paraparë për 7 muaj. Këto tejkalime janë edhe te Agjencia për punësim, mbrojtje shëndetësore, ndihmë sociale, etj, që do të thotë se paratë buxhetore qarkullojnë në ekonomi dhe askush nuk i ruan nën jastëk. Për fat të keq, tejkalim më të madh ka te kamatat e borxhit të jashtëm, gjegjësisht kamatat të cilat jua paguajmë kreditorëve të jashtëm për borxhin publik ndaj të huajve. Për këtë janë shpenzuar 70,16% të mjeteve të parapara për tërë vitin. Dhe ne e dimë shumë mirë se kush është përgjegjës për këtë borxh dhe shumë e rrit për 3 miliard dhe 30 milion euro që nga mesi i vitit 2006 deri kah mesi i vitit 2017 – qeveria e VMRO-DPMNE-së.

Duke pasur parasysh gjithë këtë, deklarata e zëdhënësit të VMRO-DPMNE-së, Dimçe Arsovskit, për rënien e supozuat, rrënim dhe çfarë do katastrofe tjetër e cila supozohet të ketë ndodhur, dhe po i ndodh ekonomisë maqedonase e vlerësojmë i të pavërtetë. 

 

Vlerësoi: Vlladimit Petreski

 

BURIME:

10


Ky artikull është përgatitur në kuadër të Vërtetmatësit, projekt për rritjen e llogaridhënies dhe përgjegjësisë së politikanëve dhe partive përpara qytetareve, i realizuar nga Fondacioni Metamorphosis. Artikulli mundësohet me përkrahje të fondacionit jofitimprurës amerikan (NED - National Endowment for Democracy) dhe Fondit Ballkanik për Demokraci, projekt i Fondit Gjerman të Marshallit në SHBA (BTD – The Balkan Trust for Democracy, a project of the German Marshall Fund of the United States), iniciativë e cila përkrah demokracinë, qeverisjen e mirë dhe integrimet euro-atlantike në Evropën Juglindore. Përmbajtja e recensionit është përgjegjësi e autorit dhe nuk i paraqet qëndrimet e Metamorphosis, National Endowment for Democracy, The Balkan Trust for Democracy, projekt i Fondit Gjerman të Marshallit në SHBA dhe partnerëve të tyre.