“E vërteta” e Dashevskit – Do të ketë destabilizim për shkak të ndryshimit të emrit

Qëllimi ka qenë ndryshimi i emrit, thotë Dashevski. Foto: Slrinshot

 

 

Aleksandar Dashtevski , një prej mjerëve të parë të mbledhjeve së Lëvizjes qytetare për mbrojtjen e Maqedonisë, deklaroi:

Assesi nuk mund të lejohet që në Maqedoni, ku ka pasur 25 vite demokraci liberale, dikush të vi në qeveri pa zgjedhje, gjegjësisht të ndajë qeverinë pa zgjedhje dhe nuk ekziston asnjëfarë kushti për qeveri kalimtare, apo teknike për shpëtim nacional, qeverinë mund ta zgjedhë vetëm populli i Maqedonisë, dhe shohë se populli im jep përkrahje të vazhdueshme dhe të madhe parlamentare dhe kërkon zgjedhje më 5 Qershor.  Të themi se këtu nuk hyn as vendimi i presidentit, aq më pak Lista zgjedhore e pastruar, për atë vendos KSHZ-ja, ndërsa KSHZ-ja dha vendim se Lista zgjedhore është pastruar, asnjëherë nuk kemi pasur kushte më të mira në historinë e Maqedonisë. LSDM-ja së pari ka frikë nga rejtingu i ulët dhe humbja e thellë në zgjedhje, dhe ajo është prapavija se pse kërkohet destabilizimi i vendit dhe ndërrimi i emrit.

[Burimi – TV NOVA – Data, 20.04.2016]

[Burim – TV NOVA  – Data, 20.04.2016]

 

 ARSYETIM:

 

Duke folur në televizionin NOVA më 20.042.016, Aleksandar Dashtevski, njëri prej përfaqësueseve të LQMM-it, dha deklaratë e cila nuk është e vërtetë në disa aspekte, dhe lidhet me mbajtjen e zgjedhjeve në Republikën e Maqedonisë, me përmbushjen e marrëveshjes së Përzhinos dhe me mundësinë që shteti të udhëhiqet nga një qeveri teknike ose kalimtare.

Pjesa e parë e deklaratës së Dashtevskit thotë: Assesi nuk duhet  të lejohet që në Maqedoni, e cila prej 25 vjetësh ka demokraci liberale, dikush të vi në qeveri pa zgjedhje, gjegjësisht të ndajë qeverinë pa zgjedhje dhe nuk ekziston asnjëfarë kushti për qeveri kalimtare, apo teknike për shpëtim nacional. Qeverinë mund ta zgjedh vetëm populli i Maqedonisë, dhe shohim se ai jep përkrahje të vazhdueshme dhe të madhe dhe kërkon zgjedhje me 5 qershor .

Dashtevski nuk flet të vërtetën dhe se dikush do të vijë në qeveri pa zgjedhje. Atë asnjëherë askush nuk e ka deklaruar  nga ndonjë parti politike në Maqedoni, gjatë krizës aktuale, nga fillimi i vitit të kaluar deri më sot. Pjesa e dytë e fjalisë se nuk ekzistojnë kushte për ndonjë qeveri teknike, kalimtare për shpëtim nacional. Kjo thjeshtë nuk është e vërtetë në momentin e dhënies së deklaratës.

Rebuklika e Maqedonisë është në krizë të thellë dhe serioze, në të cilën frika më e madhe e politikanëve vendas dhe ekspertëve mund të vijë deri te përplasje ndëretnike në rrugë, por edhe në aspektin brenda etnik. Deri te kjo erdh si pasojë e shtyrjes së afatit të mbajtje së zgjedhjeve të 24 prillit, dhe vendimi që të njëjtat të mbahen me 5 qershor, kuptohet më parë me përmbushjen e detyrimeve nga Marrëveshja e Përzhinos. Një prej detyrimeve së Marrëveshjes së Përzhinos është mos pengimi i funksionimit të Prokurorisë Publike Speciale (PSP, ku me abolimin që e vendosi kryetari Gjorgje Ivanov dhe me deklaratën se në të ardhmen do të abolojë rastet që kanë dal gjatë hulumtime të bisedave të përgjuara, bëhet sulm i drejtpërdrejt ndaj sundimit të së  drejtës, dhe pastrimin e dilemës  kryesore në të gjithë krizën- kush ka përgjuar dhe ajo që flitet nëpër incizime a është e vërtetë. Ekzistojnë edhe shkelje të tjera të Marrëveshjes së Përzhinos, por edhe vet Ivanovi tha se gjendja në vend është kritike, ka pasur kërcënime për likuidim, që ka intenca për  komplote të huaja etj.

Nga kjo shihet qartë se ekzistojnë kushte për qeveri tekniken apo kalimtare për shpëtim nacional, sepse qeveria e tanishme është vetëm teknike me qëllim të krijimit të kushteve për mbajtjen  e zgjedhjeve. Të kujtojmë, Maqedonia në kushte të një krize të thellë të provokuar nga veprimet ushtarake të 2001, në Maj të të njejtit vit, nëpërmjet rrugëve institucionale legalizoi një qeveri të tillë të përzier për shpëtim nacional (edhe pse nuk është quajtur ashtu) dhe ajo ka funksionuar deri në përfundim të krizës.

 

Pjesa e dytë e deklaratës së Dashtevskit që nuk është e vërtetë thotë:…” asnjëherë nuk ka pasur kushte më të mira në historinë e Maqedonisë për zgjedhje. LSDM-ja së pari ka frikë nga rejtingu i ulët dhe humbja e thellë në zgjedhje, dhe kjo është prapavija se pse kërkohet destabilizim i Maqedonisë dhe ndërrimi i emrit”.

 

E vërteta është se asnjëherë nuk ka pasur kushte më të këqija për zhvillimin dhe mbajtjen e zgjedhjeve, për shkak të mos realizimit të plotë të Marrëveshjes së Përzhinos, si rrugë e vetme për daljen nga kriza politike, në Maqedoni ekziston ndarje e madhe e vendbanimeve në bazë politike. Me ndarje të atillë edhe të mediumeve, të cilët një numër i konsiderueshëm vazhdon t’i shkel parimet bazë të informimit të drejtë dhe gjithmonë e më shumë  përdor gjuhë të urrejtjes dhe diskriminimit, nuk është e leverdishme mbajtja e çfarëdo lloj zgjedhjesh, e aq më pak të vlerësohet se bëhet fjalë për kushte më të mira zgjedhore në historinë e Maqedonisë. Për deklaratën e pabazë  për arsyet se  LSDM-ja kërkon destabilizim të vendit dhe ndërrim të emrit, nuk duhet posaçërisht të diskutohet. Të tilla fajësime vazhdimisht vinë nga anëtarët dhe njerëzit e  VMRO-DPMNE-së, ekspertëve afër tyre, shefit të shtetit dhe çdo herë janë  të pabaza, gjë që është e kuptueshme për publikun e gjerë.

Për shkak të arsyeve të shtruara më lartë deklaratën e Dashtevskit e konsiderojmë si të pavërtetë.

 

 

BURIME:

E vlerësuar nga: Teo Blazhevski

Të gjitha komentet dhe vërejtjet në lidhje me këtë dhe artikujt e tjerë të Vërtetmatës-it, kërkesat për korrigjime dhe sqarime, si dhe sugjerimet për verifikimin e deklaratave të politikanëve dhe premtimeve të partive politike, mund t’i dorëzoni përmes këtij formulari

Your email address will not be published.