Аndrej Zhernovki: Ndërtimi i një kopshti të ri për fëmijë në Kapishtec

 

Andrej Zhernovski    Qëllimi ynë është që komuna Qendër të jetë komuna me mjedis më të mirë tërëditor për bashkëqytetarët tanë më të rinj, edhe sa i përket kushteve të mjedisit ashtu edhe sa i përket cilësisë së kujdesit dhe edukimit. Për këtë qëllim , në periudhën e ardhshme katërvjeçare ne do fillojmë ndërtimin e një kopshti të ri për fëmijët në Kapishtec (si një nga aktivitetet e shumtë për komunën Qendër në programin parazgjedhor, pjesa „Qendra – Komuna me kopshte më të mirë për fëmijët”) Buxheti: 112 000 000 denarë nga buxheti i komunës Qendër. Afati: [qershor 2015]

 

Arsyetim:

 

Në fillim të korrikut Komuna Qendër i filloi punimet parapërgatitore dhe mënjanimin e objektit të vjetër të kopshtit të fëmijëve „Кoço Racin“ në Kapishtec. [Qasur më: 23.03.2015]

 

Më 05.10.2014 filloi ndërtimi i kopshtit të ri të fëmijëve „Кoço Racin“ , në vendin e barakave të vjetra ekzistuese të kopshtit mes rrugëve „Kozara” dhe „Vasill Gjorgov”. Objekti do shtrihet në një sipërfaqe prej 2200 metra katrorë, dhe do ketë tetë klasa për fëmijë, tre mjedise për foshnjat, kuzhinë qendrore, amfiteatër dhe një sallë solemne e cila do nxejë deri më 270 fëmijë. Do të ndërtohet sipas standardeve për efikasitet energjetik, kuzhina do ndërtohet në përputhje me standardet e sistemit HACCP. Realizuesi i projektit është ndërmarrja ndërtimore „Granit” nga shkupi me të cilën është bërë një kontratë me vlerë prej 95.027.336 denarë pa TVSH. Sipas komunës, pritet që realizimi i projektit të përfundojë verës që vjen (viti 2015). [Qasur më: 23.03.2015]

 

Linqe:

Burimi: Ka ardhur koha! Programi zgjedhor i Andrej Zhernovskit për Qendrën – 2013 (Qendra- Komuna me kopshte më të mirë për fëmijët–Faq.15) [Qasur më: 23.03.2015]
http://www.mojotizbor.mk/images/programi2013/LDP/ProgramaZaCentar%20Zernovski.pdf
Tajm.mk (04.10.2014) Kapishteci do bëhet me kopshtin e premtuar për fëmijë  [Qasur më: 23.03.2015]
http://www.time.mk/c/e89019df75/kapistec-ke-ja-dobie-vetenata-nova-gradinka.html
MKD (05.10.2014). Kapishteci do bëhet me kopsht të ri për fëmijë[Qasur më: 23.03.2015]
http://www.mkd.mk/makedonija/skopje/kapishtec-kje-dobie-nova-gradinka
Nova Makedonija (02.07.2014). Po bëhen përgatitjet për ndërtim të një kopshti të ri për fëmijë në Kapishtec [Qasur më: 23.03.2015]
http://www.novamakedonija.com.mk/NewsDetal.asp?vest=7114224716&id=14&setIzdanie=23214
Komuna Qendër (01.07.2014). Pas 67 vitesh kopshti i fëmijëve “Koço Racin” në Qendër u bë histori [Qasur më: 23.03.2015]
http://opstinacentar.gov.mk/%D0%A1%D0%B5%D1%80%D0%B2%D0%B8%D1%81%D0%B8-%D0%B7%D0%B0-%D0%B3%D1%80%D0%B0%D1%93%D0%B0%D0%BD%D0%B8%D1%82%D0%B5/%D0%9D%D0%BE%D0%B2%D0%BE%D1%81%D1%82%D0%B8/ArtMID/549/ArticleID/125/%D0%9F%D0%9E-67-%D0%93%D0%9E%D0%94%D0%98%D0%9D%D0%98-%D0%93%D0%A0%D0%90%D0%94%D0%98%D0%9D%D0%9A%D0%90%D0%A2%D0%90-%E2%80%9C%D0%9A%D0%9E%D0%A7%D0%9E-%D0%A0%D0%90%D0%A6%D0%98%D0%9D%E2%80%9C-%D0%92%D0%9E-%D0%A6%D0%95%D0%9D%D0%A2%D0%90%D0%A0-%D0%97%D0%90%D0%9C%D0%98%D0%9D%D0%90-%D0%92%D0%9E-%D0%98%D0%A1%D0%A2%D0%9E%D0%A0%D0%98%D0%88%D0%90%D0%A2%D0%90
Daily Macedonia (18.02.2014). Do të ndërtohet kopsht i ri për fëmijë në Kapishtec [Qasur më: 23.03.2015]
http://daily.mk/vesti/kje-se-gradi-nova-detska-gradinka-vo-kapishtec-2

Vlerësoi: Milena Josifovska

Të gjitha komentet dhe vërejtjet në lidhje me këtë dhe artikujt e tjerë të Vërtetmatës-it, kërkesat për korrigjime dhe sqarime, si dhe sugjerimet për verifikimin e deklaratave të politikanëve dhe premtimeve të partive politike, mund t’i dorëzoni përmes këtij formulari