Çka punoi Qeveria në fazën e parë të Planit reformues “3-6-9”

 

Nga Qeveria thonë se në tre muajt e parë janë realizuar në total 59 prej 73 masava të “Planit 3-6-9”, gjegjësisht 81% nga ajo që është planifikuar. Implementimi i 14 masave të tjera, të cilat nuk janë nën kompetenca të drejtpërdrejta të qeverisë, por nën kompetenca të institucioneve të pavarura,janë duke u realizuar. Përderisa qeveria është e kënaqur për atë që ka punuar, në radhët e ekspertëve nuk ka ndonjë entuziazëm, por japin vërejtje për jokonsekuenca të caktuara ose hapa të ngadalshëm gjatë realizimit të Planit

 

Shkruan: Olivera Vojnovska

 

Qeveria e udhëhequr prej socialdemokratit Zoran Zaev deri më tani ka realizuar mbi 80 përqind të Planit reformues në tre faza për kalim serioz të vendit drejt rrugës për në Bashkimin Evropian. Këtë për “Vërtetmatësin” e kumtuan nga konferenca për shtyp e qeverisë, të pyetur se deri ku është zbatimi i masave të propozuara nga grupi i parë në “Planin 3-6-9”, të cilat duhej që të realizoheshin deri në zgjedhjet lokale (15.10.2017)

Kryeministri më shumë se tre muaj – korrik (2017), në konferencë për shtyp e publikoi “Planin 3-6-9”, si kornizë kohore të afateve për realizim të reformave në më shumë fusha si: gjyqësori, lufta kundër korrupsionit, reformat e shërbimeve kundër zbuluese dhe të sigurisë, reforma në administratën publike, në legjislacionin zgjedhor sipas propozimeve të OBSE dhe ODIHR, implementimi i Marrëveshjes së Ohrit, kohabitimi me kryetarin e shtetit, migrimet, mediumet dhe shoqëria civile. Shpresat e qeverisë aktuale janë se ky Plan aksionarë, do të kthejë vendin në agjendë të prioriteteve euroatlantike.  Qeveria atëherë u zotua që të rezultatet e para deri në zgjedhjet lokale, deri në dhjetor të jetë larguar propozimi kusht, ndërsa deri të raporti i radhës së KE-së në pranverën e ardhshme Maqedonia të merr datën për fillimin e negociatave. Zaev në këtë rast e klasifikon Planin si

hapi i parë për zhvillim serioz drejt integrimeve euro-atlantike, pas ngërçit shumë vjeçar të shtetit. 

Zgjedhjet lokale përfunduan pas rivotimit në Çair, prandaj krejtësisht në mënyrë legjitime parashtrohet pyetja çka dhe si është realizuar në këtë fazë plani ambicioz qeveritar për reformat urgjente me prioritet. Nga Qeveria janë të kënaqur për punën e bërë, përderisa nga radhët e ekspertëve nuk ka ndonjë shenjë entuziazmi, por drejtojnë vërejtje për atë se si realizohet Plani.

 

 QEVERIA E RM: “REALIZIMI ËSHTË NË NIVEL”

Pyetjes së “Vërtetmatësit” se çka është realizuar nga masat reformuese të parapara në “Planin 3-6-9”, nga Qeveria thonë se në tre muajt e parë u propozuan gjithsej 73 masa në 11 prioritete dhe më pas theksojnë:

Në lidhje me implementimin, në tërësi janë realizuar 59 masa, përkatësisht 81 përqind e asaj që është planifikuar, pas të cilës është konstatuar se realizimi është në nivel. Nuk ka ndonjë mas të parealizuar, gjegjësisht implementimi i 14 të tjerave të mbetura është duke u realizuar. Arsyet se përse 14 masa janë duke u realizuar, dhe nuk janë realizuar në tërësi ishin afatwr në 3 muajt  e parë, ndërsa, një pjesë e masave janë procese komplekse për të cilat është e nevojshme korrektësia, dhe jo vetëm implementim i përshpejtuar. Për më tepë, 14 masat e mbetura nuk janë nën kompetenca të drejtpërdrejta të Qeverisë por nën kompetenca të institucioneve të tjera të pavarura, ndërsa implementimi i tyre do të vazhdojë në periudhën që vijon. Për më tepër, BE i vlerësoi pozitivisht aktivitete e vazhdueshme në lidhje me “Plani 3-6-9” edhe përkrah fushatës zgjedhore.  

Sipas informacioneve të cilat na i dërgoi zëdhënësi qeveritar Mile Boshnjakovski, statusi për realizimin e masave është paraparë për 3 muajt e parë është si në vazhdim:

PRIORITETE  GJITHSEJ MASAT  % E REALIZIMIT
ZGJEDHJET 11 81.81%
KUVENDI 9 100.00%
 EMËRIMET 3 33.33%
MARRËVESHJA E OHRIT 1 100.00%
SHOQËRIA CIVILE 6 66.66%
MEDIUMET 8 100.00%
REFORMA NË ADMINISTRATËN PUBLIKE 7 100.00%
REFORMAT GJYQËSORE 13 69.23%
REFORMA NË SHËRBIME TË KUNDËRZBULIMIT DHE SIGURISË 6 83.33%
LUFTA KUNDËR KRIMIT TË ORGANIZUAR DHE KORRUPSIONIT 4 75.00%
MIGRIMET 5 60.00%
MASAT NË TOTAL DHE %E REALIZIMIT TË TYRE 73 80.82%
DUKE U REALIZUAR 14 19.18%

 

Për 14 masat që janë duke u implementuar nga informacioni i Qeverisë thuhet si në vazhdim:

Katër masa nga kapitulli “Zgjedhjet”, “Reforma në shërbimet në kundërzbulim dhe siguri” dhe “Migrime” të gjitha me afat pas 3 muajve të parë

  • Zgjedhje 

(1) Përderisa në Raportin e radhës së OBSE/ODIHR për procesin zgjedhor konstatohet informim jo i balancuar, e njëjta do të jetë edhe kusht për shkarkimin e drejtorit në shëebimin publik – Radio-televizioni i Maqedonisë. 

(2) KSHZ të përgatit raportin për ankesat e parashtruara në procesin zgjedhor si bazë për evaluimin e sistemit për ankesa. 

  • Reforma në shërbimin për kundërzbulim dhe siguri

(3) Plani negociues për realizimin e propozimeve të grupit të ekspertëve më të lart për çështje sistemore nga sundimi i së drejtës në lidhje me ndjekjen e komunikimeve (2015), me një listë të akteve ligjore, masave administrative dhe teknike dhe implikimeve financiare.  

  • Migrimet

(4) Organizimi i punëtorisë rajonale të koordinatorëve nacional nga vendet e Ballkanit Perëndimor dhe të BE-së për luftën kundër trafikimit me njerëz

–  Për dy emërtime nuk ka afat: 

(5)  Zgjedhja e anëtarit të Këshillit të prokurorëve publik, i cili zgjidhet sipas propozimit në Kuvend. 

(6)  Zgjedhja e anëtarit të Gjykatës Themelore, të cilit i përfundon afati. 

Shtatë masa në pjesët “Shoqëria civile”, “Reforma gjyqësore”, “Lufta kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit” dhe “Migrimet”, paraqesin një proces kompleks për të cilin ka efekt real dhe pozitiv në afat të gjatë kohorë, nuk duhet që të implementohet me shkurtimin e hapave: 

  • Shoqëria civile 

(7) Krijimin i një Këshilli funksional për bashkëpunim mes Qeverisë dhe sektorit civil, përmes ndërrimit të Vendimit për formimin e Këshillit për bashkëpunim dhe përsëritje të procedurës për zgjedhje të anëtarëve të Këshillit duke u konsultuar me sektorin civil. 

(8) Zbatimi i hetimeve mbi frikësimet dhe shtypjet ndaj organizatave civile (gjegjësisht që të hetohen të gjithë akuzat për gjuhën e urrejtjes, sulmeve, shtypjeve). 

  • Reformat gjyqësore

(9) Shfuqizimi i Këshillit për menaxhim me fakte dhe përgjegjësi e disiplinuar të gjykatësve dhe përgatitja për ndryshime dhe plotësime të Ligjit për këshillin gjyqësor, për shkak të kthimit të kompetencave në Këshillin gjyqësor. 

(10) Mbajtja e konsultimeve të rregullta me KE sipas raportit të tekstit të Darft-Strategjisë

(11) Organizimi i diskutimit publik në lidhje me Draft-Strategjinë për reforma në sektorin ligjvënës dhe miratimi i Strategjisë. 

(12) Zbatimi i kontrolleve dhe rishikim i sistemit për menaxhim me lëndët gjyqësore (AKMIS), për vërtetimin e keqpërdorimit të mundshëm dhe përgjegjësisë. 

  •   Lufta kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit

(13) Sigurimi i pajisjes/qasjes dhe personelit të nevojshëm për realizimin e ndjekjes së komunikimeve në Drejtorinë e Doganës dhe Policisë Financiare, varësisht prej modelit i cili do të zgjidhet për reformimin e shërbimeve në kundërzbulim

  • Migrimet

(14) Formimi i njësisë speciale (task force) për luftën kundër trafikimit me njerëz dhe kontrabandimin me migrues, të përbërë nga përfaqësuesit e Prokurorisë Publike Themelore në luftën kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit në MPB. 

 

PROGRES KA, POR DUHET TË PËRSHPEJTOHET 

Përkundër vlerësimeve të këtilla të qeverisë se të gjithë masat të cilat janë nën kompetencat të saja janë përmbushur, ndërsa është vonuar në përmbushjen e atyre të cilat lidhen me institucione të tjerë,, analisti politik, profesori Jove Kekenovski vlerëson se “edhe përkrah arritjes së një progresi të caktuar në realizimin e planit 3-6-9, përsëri duhet vë vihen në pah disa jokonsekuenca dhe hapa të zvarritur gjatë realizimit të tij”. 

Në pjesën e zgjedhjeve lokale, Kekenovski vëren se edhe në këto zgjedhje KSHZ përsëri nuk pastroi deri në fund Listën Zgjedhore.

Nuk kanë ndikim të mirë dyshimet dhe vërejtje e OBSE/ODIHR të shënuara në Raportin për zgjedhjet lokale përderisa paraqitet dilema për ndarjen e shtetit nga partia, konstatimi se ka pasur raste të izoluara të keqpërdorimit të resurseve administruese, blerjes së votave, fotografimin e fletëve të votimit dhe raste të votimit familjar. Politizimi i anëtarëve të KSHZ-së nuk ndaloi edhe në këto zgjedhje, dhe për këtë është i nevojshëm një kryesi e re dhe e depolitizuar i KSHZ-së. 

Për segmentin i cili ka të bëj me punën në Kuvend, ai vëren se ende nuk ka dialog konstruktiv të relacionit pozitë – opozitë dhe për këtë mungon funksioni mbikëqyrës i Kuvendit dhe trupave të Kuvendit mbi punën e Qeverisë dhe siguritë e saja dhe shërbimet ke kundërzbulimit.  

Mbikëqyrja është larg asaj që të jetë e rregullt dhe rutinë, me shkallën më të lart të mundshme të transparencës dhe përfshirjes së përfaqësuesve të shoqërisë civile. Ajo që është realizuar më së shumti më ngjan si një angazhim deklarativ se sa një kontroll real. 

Ende nuk janë të përfshira çështjet tematike të deputetëve siç është parashikuar në plan, dhe nuk është riaktivizuar as Komisioni ekzistues anketues për të drejtat e njeriut. 

Ende nuk është zgjedhur anëtari i Këshillit të prokurorëve publik, i cili zgjidhet me propozim në Kuvendit. 

Në pjesën e bashkëpunimit me presidentin e shtetit, Konesvki shprehet se nuk ka pasur asnjë zhvillim dhe se lirisht mund të thuhet se asgjë nuk ka lëviz nga pika fillestare.

Është shqetësues fakti se Presidenti, Qeveria dhe Kuvendi nuk mund që të merren vesh për zgjedhjen e gjykatësve në Gjykatën Themelore dhe përkrah asaj se tashmë shumë kohë tre vende janë të zbrazura në Gjykatën Themelore. 

Konsultime me Presidentin e Republikës së Maqedonisë për mbushjen e vendeve të zbrazura në misionet diplomatike ndoshta kanë filluar, por nuk ka asnjë efekt nga kjo. Përsëri në lojë janë kuadro partiake në vend të atyre profesionale. 

Për pjesën e implementimit të Marrëveshjes së Ohrit sipas Kekenovskit, me Draft-Ligjin për përdorimin e gjuhëve janë tejkaluar kornizat e Marrëveshjes.

Në pjesën e mediumeve dhe reformave në administratën publik,e ai vlerëson se ka një zhvillim të vogël, jo të mjaftueshëm dhe të pritur.

Më gëzon fakti që administrata ngadalë lirohet nga kufizimet partiake, ndërsa mediumet nga ndikimi i deritanishëm i partisë e cila tashmë është opozitë. Megjithatë, për shkak të ngjarjeve të caktuara gjatë kohës së zgjedhjeve lokale nuk do të më habiste që mediumet e caktuara dhe gazetarë publikisht edhe përkrah të gjithë standardeve profesionale dhe etike përsëri të vendosen në funksion të partive në Qeveri. 

Kekenovski është i mendimit se në kapitullin për reforma gjyqësore ka një zhvillim të vogël në pjesën e motivimit të gjykatësve për gjykim të lirë, të paanshëm dhe të drejtë. Megjithatë, siç thekson ai:

Pengesë është edhe Këshilli Gjyqësor i paaftë dhe i akoma i partizuar dhe obstruksionet të cilat i bëjnë funksionarët gjyqësor-partiak i cili deri ma tani duhej që të gjej mënyrë që të largohen nga ato pozicione. 

Kekenovski vlerësohen se vonohet me fillimin e reformave në shërbimet për kundërzbulim dhe siguri, edhe pse ata, përkrah gjyqësorit dhe mediumet, duhej që të ishin prioriteti numër një.

Komisioni për reforma në këto struktura është formuar këto ditë. Angazhimi i qeverisë në luftën kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit nga letra të vihet në praktike, duket se ende ka ngecur në letër. 

Televizioni “Alsat M” sot (07.11.2017), duke u thirrur në monitorimin e Institutit joqeveritar të demokracisë “Societas Civilis”, informoi se “një e treta e aktiviteteve të pjesës “3” nga plani “3-6-9″ i Qeverisë nuk është realizuar, ndërsa një pjesë e tyre realizohen me vonesë”: 

Në pajtim me dinamikën e deritanishme, në këtë moment, kemi vonesa. Rezultati i përmbushjes së aktiviteteve të parapara në tre pjesë të plani “3-6-9″ vonon dhe gjatë kësaj nuk janë vërtetuar ende ato aktivitete të cilat do të bëjnë pjesë në pjesën e gjashtë dhe në pjesën e nëntë”, u shpreh Zoran Naçev – Instituti për demokraci “Seocietas Civilis” 

 


Ky artikull është përgatitur në kuadër të Vërtetmatësit, projekt për rritjen e llogaridhënies dhe përgjegjësisë së politikanëve dhe partive përpara qytetareve, i realizuar nga Fondacioni Metamorphosis. Artikulli mundësohet me përkrahje të fondacionit jofitimprurës amerikan (NED - National Endowment for Democracy) dhe Fondit Ballkanik për Demokraci, projekt i Fondit Gjerman të Marshallit në SHBA (BTD – The Balkan Trust for Democracy, a project of the German Marshall Fund of the United States), iniciativë e cila përkrah demokracinë, qeverisjen e mirë dhe integrimet euro-atlantike në Evropën Juglindore. Përmbajtja e recensionit është përgjegjësi e autorit dhe nuk i paraqet qëndrimet e Metamorphosis, National Endowment for Democracy, The Balkan Trust for Democracy, projekt i Fondit Gjerman të Marshallit në SHBA dhe partnerëve të tyre.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *