Cili popull përbën vullnetin e popullit?

 

Nëse konsiderohet e saktë se Nikolla Grievksi dhe VMRO-DPMNE nuk shkojnë kundër vullnetit të popullit, atëherë ai duhet që të jetë më preciz dhe të thotë se nuk shkojnë kundër vullnetit të 454 mijë qytetarëve të cilët kanë votuar për koalicioni  e kësaj partie, por shkojnë kundër vullnetit të 616.766 mijë qytetarëve të cilët kanë votuar për partitë të cilat sot kanë siguruar shumicën parlamentare prej 67 deputetëve, LSDM, BDI, BESA dhe Aleanca për Shqiptarët

 

Nikolla Gruevski, duke ju përgjigjur pyetjeve gjatë intervistës në TV Kanal 5: nëse nuk respektohet vullneti i popullit (ju referohet protestave të fundit të “Maqedonisë së përbashkët”), dhe nëse mund që të kontrollohet ajo masë, dha deklaratën në vazhdim të cilën e vlerësojmë si të pavërtetë:

Gruevski: Ne mund që të flasim për atë se çka mund të bëj partia jonë. Partia jonë do të sillet në suaza të punëve të lejuara me ligj dhe sipas rregullave demokratike dhe të cilat janë të lejuara dhe janë një gamë e gjerë veprimesh. Por se çfarë do të bëj populli, këtë askush nuk mund që ta parashikojë. Populli është mbi politikanët. Dhe le ta mendojnë këtë politikanët të cilët shkojnë kundër popullit, NE NUK SHKOJMË KUNDËR VULLNETIT TË POPULLIT (shkronjat e mëdha segmente qendrore për vlerësim). që Ai që shkon kundër vullnetit të popullit dhe rrënon interesat e tij, duke realizuar interesat e një shteti tjetër, forcave të tjera, ai le të mendojë se çka mund të gjejë nga populli nëse vazhdon kështu që të shkojë kundër vullnetit të tij dhe të vazhdojë që të shkel interesat e vendit. 

[Burimi: TV Kanall 5/Youtube, data: 20.03.2017]

 

ARSYETIM:

Gruevski me një deklaratë të këtillë e cila është e pavërtetë, nxit përplasje mes qytetarëve, ndërsa në arsyetim do të nisim me diçka që Vërtetmatësi e ka konstatuar dhe e ka sqaruar:

 Në zgjedhjet e mbajtura me 11 dhjetor të vitit 2016, VMRO-DPMNE mori 454.577 ose 38,14 përqind nga votuesit, nga gjithsej 1,19 milion. Që do të thotë se ajo përqindje është pjesë vetëm e atyre që kanë dal në votime. Ajo përqindje shtesë do të zvogëlohet nëse kemi në konsideratë të gjithë “popullin” që ka të drejtë vote, dhe ata janë 1,8 milion votues. 

Për LSDM-në opozitare, do me thënë lojtarin kryesor të Sorosit sipas VMRO-DPMNE-së kanë votuar 436.981 ose 36,66 përqind ose më saktë 17,596 njerëz. Ose përsëri të rikujtojmë, këto përqindje dhe numra janë vetëm të votuesve të cilët kanë dal të votojnë, ndërsa ata që nuk kanë dal në votime janë mbi 592 mijë votues. 

Prej këtu, logjikisht bëhet pyetja – Cili popull është “popull” i Republikës së Maqedonisë për VMRO-DPMNE-në? 

Është e vërtetë se populli është mbi politikanët. Por, populli në demokraci është i përfaqësuar prej të përzgjedhurve të vet. Zgjedhjet të cilat u mbajtën në dhjetor të vitit të kaluar, nuk u sfidua asnjëra parti politike, as nga mbikëqyrësit nga Maqedonia as edhe nga jashtë. Prej këtu, deputetët në Kuvend në Republikën e Maqedonisë janë zgjedhur ligjërisht dhe mandatet e tyre janë verifikuar dhe janë pranuar.

Për atë që Gruevski mori mandatin nga presidenti Gj. Ivanov, ndërsa pas 20 ditëve nuk arrit që të përbëj qeverinë, Ivanov pas zvarritjes së gjatë vendosi që të kërkojë fakt të shkruar se është formuar ndonjë shumicë parlamentare prej 61 deputetëve, si kusht që të ndaj mandatin për përbërje të qeverisë. Problem u bë kur Gruevksi mori vesh se ka shumicë të re, personalisht përmes partisë së tij VMRO-DPMNE, filloi me kampanjën intensive de Maqedonia është e rrezikuar dhe thërret popullin në mbrojtje të shtetit edhe atë përmes TV Sitell, e cila, sipas të dhëna të disponueshme, është njëra prej televizioneve më shikueshmëri më të lartë në Maqedoni. Ivanov në ndërkohë kundërshton që të jep mandatin, po ashtu, duke u thirru në platformën e partive shqiptare, me çka gjendja politike komplikohet edhe më shumë.

Prej atëherë dhe në vazhdimësi janë organizuar protesta prej shoqatës e cila pretendon se është iniciativë qytetare joformale për “Maqedoni të përbashkët”. Analistët nuk kanë dyshim se prapa saj qëndron VMRO-DPMNE, vetëm se jo formalisht, dhe se tani, kur ka ardhur koha e konsultimeve në Kuvend për zgjedhjen e kryetarit, ndërsa njëkohësisht është lajmëruar edhe vizita e eurokomesarit Johanes Han, nga shoqata lajmërojnë mbledhjen e 200 mijë njerëzve.

Dhe përsëri i kthehemi deklaratës së Gruevskit. Nëse merret si e saktë se Gruevki dhe VMRO-DPMNE nuk shkojnë kundër vullnetit të popullit, atëherë ai duhet që të saktësojë dhe të thotë se nuk shkojnë kundër vullnetit të 454 mijë qytetarëve të cilët kanë votuar për koalicionin e kësaj partie, por shkojnë kundër vullnetit të 616.766 mijë qytetarëve të cikët kanë votuar për partitë të cilët kanë siguruar shumicën parlamentare prej 67 deputetëve – LSDM, BDI, BESA dhe Aleanca për Shqiptarët. Të dhënat janë zyrtare dhe finale nga Komisioni Shtetëror Zgjedhor.

Për shkak të arsyetimit, deklaratën e Gruevksit e vlerësojmë si të pavërtetë, ndërsa thirrja e tij të shpeshtë e popullit për mbrojtje të shtetit mund të vlerësohen edhe si nxitje e fshehtë, gjegjësisht nxitje për përplasje të qytetarëve dhe nga natyra interetnike edhe të natyrës ndëretnike, gjë që sanksionohet sipas Kodit Penal.

 

BURIME:

 

Vlerësoi: Teo Bllazhevski

 


Ky artikull është përgatitur në kuadër të Vërtetmatësit, projekt për rritjen e llogaridhënies dhe përgjegjësisë së politikanëve dhe partive përpara qytetareve, i realizuar nga Fondacioni Metamorphosis. Artikulli mundësohet me përkrahje të fondacionit jofitimprurës amerikan (NED - National Endowment for Democracy) dhe Fondit Ballkanik për Demokraci, projekt i Fondit Gjerman të Marshallit në SHBA (BTD – The Balkan Trust for Democracy, a project of the German Marshall Fund of the United States), iniciativë e cila përkrah demokracinë, qeverisjen e mirë dhe integrimet euro-atlantike në Evropën Juglindore. Përmbajtja e recensionit është përgjegjësi e autorit dhe nuk i paraqet qëndrimet e Metamorphosis, National Endowment for Democracy, The Balkan Trust for Democracy, projekt i Fondit Gjerman të Marshallit në SHBA dhe partnerëve të tyre.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *