Bisedimet për ambasadorët kanë filluar, karriget akoma janë të zbrazëta

MPJ dhe villa Vodno. Foto: Printscreen kolazh.

 

Fillimi i konsultimeve me Presidentin e Republikës së Maqedonisë për mbushjen e vende të zbrazëta në misionet diplomatike. 

 

ARSYETIM:

Premtimi për fillimin e konsultimeve me Presidentin e shtetit për plotësimin e vendeve të zbrazëta në misionet diplomatike në Maqedoni është premtimi i Qeverisë të mbajtur në Planin për punë “3-6-9” (faqe 3). Ky premtim është pjesë e këmbënguljes së Qeverisë që të sigurojë bashkëpunim me Presidentin, si dhe funksionim të pandërprerë të institucioneve shtetërore duke respektuar maksimalisht detyrimet e kushtetuese dhe ligjore si dhe kompetencat e tyre. Konsultimet me shefin e shtetit kanë filluar, por rezultate konkrete nuk ka akoma.

Në pasqyrën faktografike më statutin e implementimit të masave të parapara në Planin “3-6-9” (faqe 7) thuhet vetëm se “konsultimet me Presidentin e Republikës së Maqedonisë për plotësimin e vendeve të zbrazëta të përfaqësuesëve diplomatik kanë filluar. Janë realizuar disa takime”. 

Informacionet se negociatat dhe konsultimet mes ministrit për Punë të Jashtme dhe Presidentit kanë filluar, i japin një pjesë e mediumeve, por informacione konkrete për marrëveshje të arritur për ndonjë ambasador, deri më tani nuk ka të publikuara. Më saktë, me 26.09.2017, portali Sdk.mk informoi se Dimitrov i ka filluar negociatat me Ivanovin.

Kanë filluar konsultimet e para me Presidentin e shtetit Gjorge Ivanov për plotësimin e vendeve të zbrazëta të ambasadorëve në konsulatat diplomatike maqedonase PDK. Qëndrimi i MPJ-së është që vendet e zbrazëta të plotësohen sa më shumë të jetë e mundur prej profesionistëve të punësuar në ministri”, thonë nga MPJ dhe shtojnë se prioritet për plotësimin e vendeve me ambasador janë konsulatat në Bruksel, Londër dhe Paris.. 

Vërtetim për këtë ka pasur edhe nga kabineti i Ivanovit, por informacionet shtesë nuk kanë dhënë as prej kabinetit të MPJ-së, e as prej kabinetit të Presidentit.

Me 04.10.2017, Makfaks publikoi informacione se Ivanov dhe Dimitrov kanë arritur marrëveshje për ambasadorin e ri në BE.

Është e vërtetë se jemi në fazën finale të raundit të parë, plotësimi i vendeve të ambasadorëve në Republikën e Maqedonisë dhe në këtë raund të parë është përfshirë edhe misioni ynë në Bashkimin Evropian. Nuk do të doja tani, në këtë fazë, sepse procedura formale është duke u realizuar, që të flas për emra konkret, por theksi është vendosur te diplomatët me karrierë – deklaroi Dimitrov. 

Me 09.11.2017, TV 21 transmetoi deklaratë të ministrit Dimitrov në të cilën ai thotë se plotësimi i karrigeve të zbraza të ambasadorëve është prioritet i Ministrisë së Punëve të Jashtme.

Absolutisht është prioritet, dhe bëjmë çdo gjë që mundemi dhe të plotësojmë rrjetin sa më shpejtë, megjithatë edhe të përmirësojmë përqindjen e diplomatëve me karrierë sepse këtu kemi pasur të trashëguar një situatë kaotike, thotë Dimitrov. 

Një muaj më vonë, me 14.12.2017, portali Mkd.mk, jozyrtarisht, publiko se Ivanov dhe Dimitrov kanë arritur marrëveshje për grupin e parë prej tetë ambasadorëve.

Sipas informacioneve jo zyrtare, Ivanov dhe Dimitrov kanë arritur marrëveshje për ambasadorët të cilët duhet të mbushin vendet e zbrazëta në Misionin në BE, në Bruksel, në Londër, në Paris, Podgoricë, në Bern të Zvicrës, Oslo, Varshavë dhe në Bukuresht. Që të tetë personat janë diplomatë me karrierë në Ministrinë e Punëve të Brendshme dhe mes tyre ka edhe disa gra, ndërsa sipas burimeve nga MPJ, këto ditë së pari duhet të kalojnë në seancën e Qeverisë, me çka do të fillojë procedura e marrjes së kredencialit. 

Prej atëherë e këtej, Qeveria ka mbajtur disa seanca, por në asnjërën prej tyre, sipas saja që është publikuar në ueb-faqen zyrtare të Qeverisë, nuk ka informacione se janë shqyrtuar propozime për plotësimin e vendeve të zbrazëta të ambasadorëve.

Nga Ministria për Punë të Jashtme, në deklaratë për “Vërtetmatësin” i vërtetuan informacionet se janë caktuar disa emra për ambasadorë dhe se pritet drita jeshile prej Qeverisë. Njëkohësisht prej aty theksuan se nuk duan t’i komunikojnë emrat, derisa zyrtarisht të emërohen si ambasador.

Sipas informacioneve të MPJ, prej 57 përfaqësuesëve diplomatik-konsular sa ka Maqedonia, ma misionet UNESKO dhe FAO, deri në këtë moment, pa ambasador janë 20 vende, ndërsa në 37 të tjerat kanë 31 ambasadorë dhe 6 konzuj të përgjithshëm.  Përveç 20 ambasadave të zbrazëta, në gjysmën e parë të vitit të ardhshëm ju përfundon mandati 15 ambasadorëve dhe dy konzujve të përgjithshëm.

Duke pasur parasysh gjithë këtë që u tha më lartë, mund të përfundohet se premtimi i Qeverisë për fillimin e konsultimeve me Presidentin për plotësimin e vendeve të zbrazëta diplomatike të Maqedonisë, është duke u realizuar.

 

BURIME:

 

Vlerësoi: Ana Anastasovska

 


Ky artikull është përgatitur në kuadër të Vërtetmatësit, projekt për rritjen e llogaridhënies dhe përgjegjësisë së politikanëve dhe partive përpara qytetareve, i realizuar nga Fondacioni Metamorphosis. Artikulli mundësohet me përkrahje të fondacionit jofitimprurës amerikan (NED - National Endowment for Democracy) dhe Fondit Ballkanik për Demokraci, projekt i Fondit Gjerman të Marshallit në SHBA (BTD – The Balkan Trust for Democracy, a project of the German Marshall Fund of the United States), iniciativë e cila përkrah demokracinë, qeverisjen e mirë dhe integrimet euro-atlantike në Evropën Juglindore. Përmbajtja e recensionit është përgjegjësi e autorit dhe nuk i paraqet qëndrimet e Metamorphosis, National Endowment for Democracy, The Balkan Trust for Democracy, projekt i Fondit Gjerman të Marshallit në SHBA dhe partnerëve të tyre.