Biseda të përgjuara – pjesa 24: “Bombë” gazetarësh

Si VMRO-DPMNE e udhëheq perandorinë e “saj” të mediumeve, si porositen lajme dhe tekste, si kontrollohet puna në TVM, por edhe në mediumet private, por edhe çka redaktorët dhe pronarët fitojnë si shpërblim, kuptojmë nga kjo përmbledhje e bisedave të përgjuara.

Përmbledhja me biseda të përgjuara që është para nesh më së miri shfaq lidhjen mes gazetarëve dhe mediumeve me qeverinë.. Shpesh herë deri në nivelin e dëgjueshmërisë së robërve. Nga ana tjetër, dëgjojmë se si kryeredaktorë dhe drejtorë të mediumeve janë njerëz afër VMRO-DPMNE-së.

KONTROLLI NDAJ TELEVIZIONIT SHTETËROR

Në bisedën e parë dëgjojmë se si Nikolla Gruevski dhe Gordana Jankuloska përcaktojnë kush do të shkojë si përfaqësues në Uashington dhe në Athinë…

Në bisedën e radhës shefi i kabinetit të Gruevskit, Protugjeri dhe Gordana Jankuloska bisedojnë për dëshpërimet në  konkurset për pranim të gazetarëve në MTV. Protugjeri thotë së duhet të vijnë njerëz të njohur prej më herët, njerëz që do t’i dinë, dhe të mos ndodhë që të paraqiten njerëz “gjysmë normal”.

Jankuloska përgjigjet se për atë më së pari duhet të pastrojnë në parti – ose do të bëhet ashtu siç është bërë deri më tani, gjegjësisht kandidaturat të vijnë nga komitetet partiake, ose do të forcohen kapacitetet, nga që të dyja bashkë nuk shkojnë… Thotë se VMRO-DPMNE duhet të ndryshojë politikën për të gjitha konkurset,që të mos vinë propozime nga komitetet, sepse ashtu siç thotë ajo, i kanë mbushur institucionet… me “njerëz të paaftë”. Ndërlidhet Protugjeri duke pretenduar se shpallja për MTV do të tërhiqet dhe do t’ia shpjegojë Gruevskit se pse ka vendosur ashtu.

Në bisedën e dytë shohim se nëpër procedura të veçanta punësimi në MTV duhet të kalojnë gazetarët që kanë punuar në televizionin A1 – të vijnë “te e puthura e dorës”; dëgjojmë se si kuadrot partiake janë ato që vendosin për punësimet në MTV edhe në redaksinë e Sportit.

REDAKTIMI I LAJMEVE NË KANAL 5

Më pas vazhdon biseda e falimentimit të Radio Gostivarit dhe urdhri i Gruevskit për Janakieski që rasti “shpërndahet”. Dëgjojmë se si Protugjeri shpejton të ndalon që pronari i televizionit Kanal 5 mos ta marr anketën e publikuar në Dnevnik. Biseda më pas përsëri është urgjente, por për temë tjetër- kryeredaktorja ka ftuar në televizion si mysafir Denko Maleskin, të cilin e kanë paraqitur njerëzit e VMRO-së, dhe reagon se ai është i papërshtatshëm për të qenë i ftuar. Stojmenovi përsëri i thotë se do t’ia përcjellë që të mos e ftojë më ,dhe pyet çfar mysafir të thirren në televizion. Në vazhdim është përsëri një urdhër nga ana e Protugjerit – kanë ndjekur një konferencë për media “çka është e rëndësishme për ne” për gjykimet në Hag, dhe kërkon që ajo të transmetohet. Më pas Protugjeri lajmërohet përsëri më kërkesë të re – intervista me Magash në Netpres të transmetohet në lajmet e Kanal 5-së.

EKSLUZIVE PËR SITELIN

Dëgjojmë se si Mijallkov ju jep ‘ekskluziven’ Sitelit dhe Latasit, gjegjësisht instruksione të sakta se si do të zbatohet arresti, se si me urdhër të shefit të kabinetit të Gruevskit, Protugjeri, magazina qeveritare duhet të blihet dhe të ju ndahet të punësuarve nëpër institucionet shtetërore. Më pas dëgjojmë se si Martin Protugjer ka intervenuar deri te Latasi se cilat ngjarje të opozitës t’i ndjekë, siç thotë Latasi, e kanë informuar “analfabetët tanë”, ndërsa Ivanov e ka sigurua se Sitelli nuk e ndjek opozitën. Më pas dëgjojmë se sa “e vlerësojnë” Stavreski dhe Jankuloska, Milenko Ndelekovskin dhe se sa janë të lodhura nga porositë e tij deri te gazetarja Meri Jordanovska. Jankuloskës i vijë turp të lexojë, ndërsa Stavreski shton se Milekno është “rrugaç i vështirë, dhe duhet të përfundojë në burg, aty e kishte vendin për atë që e ka vjedhur”.

JA SI DUHET TË DUKET FAQJA E PARË E “VEÇER”

Pastaj dëgjojmë se si Protugjer “porositë” krye faqen e gazetës Veçer për një tekst. Nga biseda në vazhdim kuptojmë se si ka ardhur porosia deri të zëdhënësi qeveritar Aleksandar Gjorgjiev, i cili i ka diktuar Ivona Taleskës se si në krye faqe të pasohet artikulli. Edhe kjo e fundit është e shkruar nga vet Gruevski, thotë pronari i Sitel. “Deri këtu është personale dhe ka insistuar”.

Vazhdon biseda mes Latasit dhe Protugjerit, në të cilën ky i dyti nga zemra i falënderohet kryeredaktorit të Sitelit dhe Veçerit për atë që është e publikuar në gazetë.

PUSHTETI I KOMPENSON REAKTORËT DHE PRONARËT E MEDIAVE

Dëgjojmë se si Goran Ivanov ankohet te Mile Janakieski që t’ia rregullojë punët për të marr leje në ndërtimin e objektit partiak Social në Taftalixhe, edhe pse ka pasur protesta nga qytetarët. Pronari i Sitelit merret vesh me Janakieskin se si do t’i kaloj prokurimi në Kratovë, në të cilin janë paraqitur me çmim më të madh se sa lejojnë kushtet e prokurimit. Bëhet fjalë për shifër 40 milionëshe, ndërsa ndryshimi mund të përfshijë edhe komunën e Kratovës. Dëgjojmë se si Latasi negocion bizneset e veta në kurriz të televizionit, marrëveshje për çimenton që i duhet për të ndërtuar reklamat në Sitel…Dëgjojmë edhe për komplote – Latasi nuk do t’i “ngacmoj” më shumë firma deri sa bën reklamë në televizion.

Në vazhdim dëgjojmë që Goran Trajkovski nëpërmjet NPK-së i ndihmon Latasit se si të veprojë me ndonjërën nga firmat e tij. Ashtu si tha Zoran Zaevi në konferencë për shetyp, bëhet fjalë për kompaninë Total, e cila ka shumë borxhe. Dëgjojmë se si drejtori i NPK-së, Goran Trajkovski, ka mbyllur sytë edhe për punën e Stojmenovit për të cilën të punësuarit kishin vërejte dhe me urdhër të Gruevskit, Trajkovski është pajtuar që “regjistrimi të bëhet” në bazë të vërejtjeve që i kanë shkruar juristët e Stojmenovit nga firma e tij familjare për konsultime. Dëgjojmë edhe si Stojmenov pranon se vetëm për një faturë për urdhra në drejtim të qeverisë duhet të paguaj tatim, ashtu siç tha Zaevi prej 400.000, për këtë shkak kërkon ndihmë nga Protugjeri.

Në bisedën e radhës bëhet e qartë se kryeredaktori i ka gjetur “shtëpi” gruas së tij, me intervenim direkt të Gruevskit mr mashtrim, në kurriz të dikujt tjetër,  në ndërmarrjen GAMA, në pozitë me rrogë 1.000 euro. “Gruevski e ka rregulluar këtë për 5 minuta” me krenari i lavdërohet Latasi, Ivanovit.

DYSHJA KRYESORE E SITELIT E SHQETËSUAR PËR INTERESAT E VMRO-DPMNE-SË

Më pas dëgjojmë bisedën e pronarit të Sitelit me Mile Janakieskin, në të cilën shihet se Ivanovi është një prej njerëzve të djegur të VMRO-së dhe është shqetësuar për atë se si do të votojnë të riatdhesuarit, dhe se sa vota do të mbledh VMRO-DPMNE ne vend. Dëgjojmë nga Goran Ivanov që edhe: “ne nuk jemi të shkundur  , por theshtë verbërisht i kemi plotësuar në sekondë të gjitha kërkesat deri më sot, ky është te ne problemi”.

Latasi duke komentuar se sa “punon” Siteli, dhe sa Kanal 5 dhe Alfa, shprehet se atë që e ka thënë do ta bëj, e bën,dhe “nuk ndjehem i nënvlerësuar apo i nënçmuar për këtë…por tjetri është duke më shkaktuar dëm edhe mua, jo vetëm Nikollës”.

Në incizimet e radhës Goran Ivanov e thërret edhe Zotin në ndihmë për zgjedhjet, ndërsa Emil Stojmenovi është i gatshëm që për një mbledhje me Gruvskin të anulojë fluturimin nga Shkupi dhe ta ndjekë aeroplanin me veturë deri në Beograd.

 

Të gjithë “bombat” i gjeni këtu.

Konferencë për shtyp nga Zoran Zaev, president i LSDM-së, Shkup 22.04.2015

 

 

Pas kësaj konference për shtyp, reagoi VMRO-DPMNE me një komunikatë, të cilën mund ta lexoni këtu.

 


Ky artikull është përgatitur në kuadër të Vërtetmatësit,projektit për rritjen e llogaridhënies dhe përgjegjësisë së politikanëve dhe partive përpara qytetarëve,i realizuar nga  Fondacioni Metamorphosis. Artikulli mundësohet me përkrahje të fondacionit jofitimprurës amerikan (NED - National Endowment for Democracy) dhe Fondit Ballkanik për Demokraci (BTD – The Balkan Trust for Democracy), iniciativë e cila përkrah demokracinë. Qeverisjen e mirë dhe integrimin euro-atlantik më Evropën Jug-Lindore. Përmbajtja e recensionit është përgjegjësi e autorit dhe nuk i paraqet qëndrimet e Metamorphosis, NED dhe BTD.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *