Bilen Sali
Ministër i Drejtësisë në Qeverinë e RM-së së kryeministrit Zoran Zaev
JETA PRIVATE
Ka lindur me 23 qershor të vitit 1975 në Dobërdoll, Komuna e Vrapçishtit. Gostivar. Sipas të dhënave zyrtare, ai ka familje – bashkëshorte dhe tre fëmijë. Shkollimin e mesëm e ka kryer në Gostivar, ndërsa Fakultetin Juridik në Universitetin Shtetëror të Tetovës. Ka dhënë provimin e Avokaturës dhe Noterit.
KARRIERA
Saliji në dhjetë vitet e fundit ka punuar në funksione në Komunën e Vrapçishtit dhe në inspektoratin shtetëror, pjesë e ministrisë në qeverinë e Nikolla Gruevskit.
-Në vitet 2005-2009 ka qenë këshilltarë për marrëdhënie me publikun – Komuna e Vrapçishtit.;
– Në vitet 2009-2011 ka qenë drejtor në Ndërmarrjen Publike Komunale Vrapçisht;
– Në vitet 2011-2017 kryen funksionin e drejtorit në Inspektoratin Shtetëror për Pylltari dhe Gjueti
KARRIERA POLITIKE
- Ministër në Ministrinë e Drejtësisë në qeverinë e RM-së, udhëhequr nga kryeministri Zoran Zaev
BURIME:
– Собрание на РМ – Предлог за состав на Влада на РМ
Të gjitha komentet dhe vërejtjet në lidhje me këtë dhe artikujt e tjerë të Vërtetmatës-it, kërkesat për korrigjime dhe sqarime, si dhe sugjerimet për verifikimin e deklaratave të politikanëve dhe premtimeve të partive politike, mund t’i dorëzoni përmes këtij formulari