Aplikimi i ligjit për treguesit është i dobët për shkak të mungesës së vullnetit politik

 

Katër institucione kryesore për zbatim të ligjit, për raport të jashtëm – KSHNK, MPB, AP dhe PP, janë jashtëzakonisht pasive në zbatim, disa prej tyre ende nuk e kryejnë rolin e ndarë me ligj duke u justifikuar në mënyra të ndryshme

Shkruan: Teofil Bllazhevski

 

Një vit pas sjelljes së Ligjit për mbrojtje të treguesve ( denoncuesve)(1-.11.2015), i sjell si rezultat i “bisedimeve të Përzhinos” për dalje nga kriza, ndryshimi i të cilit zhvillohet ngadalë, para së gjithash, është moskujdes institucional, i cili, përsëri, varet prej mungesës së vullnetit politik. Ky është një konstatim i përgjithshëm i pjesëmarrësve në konferencën finale nga projekti për ngritje të vetëdijes qytetare për nevojën e këtij ligji, të cilin e ka organizuar Transparency International Macedonia (TI-M), e cila u trajtua në tryezën e rrumbullakët të quajtur “Ligji për mbrojte të dëshmitarëve – përvojat dhe sfidat”. Moskujdesi institucional, në të vërtetë është, mungesë e vullnetit politik për zbatim të ligjit, deklaroi kryetarja e Transparency International – Macedonia Dr. Sllagjana Taseva. Ligji krijon detyrime edhe për kompani private edhe publike, organizata, institucione. Të gjithë atë kanë nevojë për ndryshim të ligjeve dhe akteve nënlogjore – rregullore për paraqitje të brendshme dhe të jashtme, si dhe emërimi i personit të autorizuar në krye për raportim emri i të cilët do të dihet nga të gjithë në organizatë, praktikisht mundësojnë ndërrimin e ligjit. Për mosrespektim të detyrimeve ky ligj ndiqet edhe me dënime ligjore. Pikërisht aty ndoshta rrinë arsyetimet se përse interes më të madh për zbatim të këtij ligji kanë treguar kompanitë private, dhe raport me organizatat dhe institucionet publike.

I njëjti dënim është paraparë edhe për kompanitë private edhe institucionet publike, por për shkak të drejtësisë selektive e cila ekziston, kur inspektorët trokasin në derë, sigurisht se nuk do t’a dënojnë, për shembull, drejtorin e Komisionit Shtetëror për ndalim të korrupsionit – deklaroi Taseva. 

Në pajtim me ligjin dhe pjesën e e tij që shkelet, në nenin 16 shtohet edhe gjoba e cila e cila do t’i shqiptohet personit të autorizuar dhe institucionit, gjegjësisht personave juridik të cilët nuk veprojnë ne pajtueshmëri me rregullat e procedurës transparente për raportim dhe mbrojte ligjore të të dhënave të raportuesit, do të dënohen me gjobë prej 3 deri në 6 mijë euro me kundërvlerë në denarë.

NUK VLEJNË JUSTIFIKIMET – LIGJI PATJETËR TË NDRYSHOJ 

Kryetarja e TI-M, Taseva, tha se ekzistojnë një numër i madh i justifikimeve për mos zbatim të ligjit, por përgjithësisht grupohen në dy.

Grupi i parë është se nuk ka para në buxhetin e organizatave publike dhe institucioneve për një gjë të tillë. Është e vërtetë, jemi dëshmitar të dy buxheteve të marra prej kur është sjellë ligji, dhe para për ndryshimin e tij nuk janë paraparë. Por, kjo nuk iu jep të drejtë institucioneve të ikin nga ndryshimi i ligjit, por është e patjetërsueshme se ai duhet të zbatohet, sepse mos zbatimi i tij është vepër penale, tha Taseva.

Grupi i dytë i justifikimeve, sipas Tasevës është konfuz dhe arsyetohet se Komisioni i Venecias ka pasur vërejte të caktuara për ligjin dhe ato ende nuk janë përfshirë në të, edhe pse qeveria premtoi se do t’i zbatojë menjëherë prej momentit që vërejtjet do të jenë të mundshme. Edhe kjo nuk është e vërtetë, sepse mos ndryshimi i ligjit nuk mundet të arsyetohet me këtë fakt. Gjithashtu vërejtjet e Komisionit të Venecias ishin të vogla, shton Taseva, ashtu që menjëherë po të bëheshin ndryshimet nuk do të ndryshojnë esencën e ligjit. Se ekzistojnë llojet të tilla të arsyetimeve vërteton edhe përfaqësuesi i Avokatit të popullit, i cili tha se institucioni i tij ende nuk e ka ndryshuar ligjin për atë se nuk kanë para dhe hapësirë që të pranohet raportimi i jashtëm dhe i brendshëm.

INSTITUCIONET KYÇE – PASIVE DHE TË NGADALSHME 

Sipas Ligjit për mbrojtje të treguesve ekzistojnë tre lloje të raportimit. I brendshëm, i jashtëm dhe publik. Është e patjetërsueshme procedura për çdo tregues-“fishkëllyes” të korrupsionit dhe pasojave të tij dëmtuese. Patjetër që t’i qaset në fillim raportit të brendshëm, gjegjësisht organizatës së tij. Në pajtim me nenin 5 të Ligjit, ai më pas mund të ketë qasje në kah të raportimeve të jashtme ose direkt me të jashtmet vetëm nëse raportimi i brendshëm sillet drejtpërdrejtë ose tërthorazi me personin udhëheqës në institucion, gjegjësisht me personin juridik. Në të kundërtën, raportimi i jashtëm zbatohet vetëm nëse nuk respektohen rregullat për raportim të brendshëm sipas çdo lloj baze. Pikërisht për këtë, në Ligj janë ndarë katër institucione të cilat janë kryesore për raportim, edhe pse nuk përjashtohen edhe institucionet e tjera. Bëhet fjalë për Komisionin Shtetëror për ndalim të korrupsionit (KSHNK), për Avokatin e Popullit, për Prokurorinë Publike ose për Ministrinë e Punëve të Brendshme. Të gjithë këto institucione duhet që të përgatitin akte të cilët do të mundësojnë raportimin e jashtëm dhe të brendshëm. Për fat të keq, përveç KSHNK0-së, e cila ka përgatitur dokumentacionet të tilla, por ajo askund nuk ka arrit, institucionet e tjera nuk u deklaruan, edhe pse përfaqësuesi i MPB-së tha se kanë arritur deri te draft-udhëzimet dhe se shpreson se shumë shpejtë do të pranohen. Në të vërtetë, Dejan Andonov prej Sektorit për kontroll të brendshëm pranë MPB-së tha se “qeverisja e së drejtës (përfshirë edhe ndryshimin e fundit të këtij ligji), do të jetë kyçe për qëndrueshmërinë e shtetit” dhe se është e qartë se “ligjet nuk mund të ekzistojnë vetëm për vete, por duhet të ndryshohen edhe në praktik”. Përfaqësuesja nga KSHNK, e cila ishte në publik, gjatë fundit të tavolinës rrotulluese informoji se KSHNK ka marrë informacion prej 80 personave juridik  71 nga institucionet publike dhe organizata se i kanë zbatuar proceduar të cilat parashihen me ligj që ky i fundit të jetë funksional. Por kjo u ndoq me vërejtjen e Tasevës se në pajtim me ligjin ata duhet të jenë transparent dhe këtë informacion duhet ta kenë në ueb-faqen e tyre.

QYTETARËT NUK JU BESOJNË INSTITUCIONEVE 

Në fund u treguan rezultatet nga hulumtimet e mendimit publik në lidhje me sjelljen dhe ndryshimin e ligjit, të cilin e përgatiti agjencia “Rejting”, Këto rezultate, siç tha Taseva, qartë tregojnë se qytetarët ende nuk ju besojnë institucioneve dhe se deri më tani edhe përkrah ligjit të sjellë ai mosbesim ende është pengesë për raportim. Për shembull, pyetjes se a mendoni se do të kishte pasoja të dëmshme nëse raportoni për korrupsionin ose të ndonjë keqpërdorimi tjetër , 70,3 përqind mendojnë se po, përkundër 25 përqindëshit të cilët mendojnë se nuk do të kishte pasoja dhe 4,6 përqind nuk dinë si t’i përgjigjen kësaj pyetje. Pyetjes se çfarë lloj pasojash do të kishim, 47, 2 përqind mendojnë se me raportim do të humbnin vendin e punës, rreth 30 përqind mendojnë se do të kishin presion në vendin e punës, dhe rreth 9 përqind se di të kalonin në pozitë më të ulët në punë,  Ndërsa 4,6 përqind mendojnë se do të dënoheshim me pagë më të ulët, ndërsa diku mbi 9 përqind nuk i dinë pasojat.  Kjo korrespondon edhe me përgjigjet e personave të cilët raportojnë parregullsi në punë. Që inuk janë të mbrojtur mjaftueshëm, mendojnë 60,6 përqind, përderisa 36 përqind vlerësojnë se mbrojtja është e mjaftueshme. Ambasadori i Mbretërisë së Holandës, Vauter Plomp në diskutim shtoi më shumë arsye se përse vendi i tij ndihmon në zbatimin e projekteve të tilla dhe të ngjashme, por arsyeja kryesore është se besojnë se demokracia iu përket qytetarëve dhe jo politikanëve. Qëllimi i këtij ligj, mes tjerash, është pikërisht ajo – të nxisin participimin e qytetarëve në përmirësimin e gjendjeve në shoqëri përmes luftimit të korrupsionit, me çka nga ana tjetër çon deri te demokracia më e fortë dhe më të qëndrueshme.


Ky artikull është përgatitur në kuadër të Vërtetmatësit, projekt për rritjen e llogaridhënies dhe përgjegjësisë së politikanëve dhe partive përpara qytetareve, i realizuar nga Fondacioni Metamorphosis. Artikulli mundësohet me përkrahje të fondacionit jofitimprurës amerikan (NED - National Endowment for Democracy) dhe Fondit Ballkanik për Demokraci, projekt i Fondit Gjerman të Marshallit në SHBA (BTD – The Balkan Trust for Democracy, a project of the German Marshall Fund of the United States), iniciativë e cila përkrah demokracinë, qeverisjen e mirë dhe integrimet euro-atlantike në Evropën Juglindore. Përmbajtja e recensionit është përgjegjësi e autorit dhe nuk i paraqet qëndrimet e Metamorphosis, National Endowment for Democracy, The Balkan Trust for Democracy, projekt i Fondit Gjerman të Marshallit në SHBA dhe partnerëve të tyre.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *