Andrej Zhernovski: Fasada efikase energjetike

544346_560324117331196_501608774_n_941937

Realizim i plotë i ndërrimit të fasadave aktuale të amortizuara të ndërtesave kolektive për banim  me fasada efikase energjetike së bashku me ndërrimin e dritareve të amortizuara në bashkëpunim me pronarët e banesave. Me këtë projekt në 4 vitet e ardhshme do të përfshihen mbi 60 ndërtesa kolektive për banim.

 

 

Arsyetim:

 

Në fillim të tetorit të vitit 2013 në Komunën Qendër zyrtarisht filloi projekti për ndërrimin e fasadave të amortizuara të ndërtesave më të vjetra me qëllim përmirësimin e efikasitetit të tyre energjetik. Kryetari i Qendrës, Andrej Zhernovski atkohë deklaroi:

 „Fillojmë tani, ndërsa projekti do të realizohet në kontinuitet dhe 40-50 ndërtesave do t’u ndërrohet fasada deri në fund të këtij mandati si kryetar i komunës. Ajo që është më me rëndësi – do të ndërrohen fasadat e aktuale të amortizuara të ndërtesave kolektive për banim me fasada efikase energjetike, së bashku me ndërrimin e dritareve të amortizuara në bashkëpunim me pronarët e banesave. Kjo do të thotë kursim. Faturat për ngrohje do të jenë më të ulëta për një të tretën

Siç ishtë lajmëruar, objektet të cilat do të rikonstruohen në suaza të projektit zgjidhen me anë të konkursit, me ç’rast në të parin u zgjodhën 13 ndërtesa.  [Qasur më: 27.03.2015]

 

Në konferencën për shtyp në ambient të hapur, kryetari i Qendrës më 03.02.2014 zyrtarisht e shënoi përfundimin e punimeve në rikonstruimin e ndërtesës banesore në bul. „Sv. Kliment Ohridski”, të ashtuquajtur „Papagall”, e cila fitoi izolim termik dhe një pamje të re. Në suaza të projektit izolim termik do të fitojnë edhe 11 objekte të tjera banesore në komunë. [Qasur më: 27.03.2015]

 

Në shkurt të vitit 2014 një pjesë e medieve informuan se prej ardhjes së menaxhmentit të ri në Komunë (prill 2013), ka përfunduar fasadimi i dy ndërtesave, ndërsa për vitin 2014 janë siguruar mjete dhe është planifikuar realizimi edhe i 11 fasadave të reja efikase energjetike. Ka filluar rinovimi i fasadës në ndërtesën në bulevardin Ilinden dhe janë planifikuar edhe fasada të reja në ndërtesa në bulevardet Sv. Kliment Ohridski, Ruzveltova, Mito Haxhivasilev Jasmin dhe në rrugët Borka Taleski, Cico Popoviq, Pirinska, Ivan Millutinoviq, 11 Oktomvri dhe Rajko Zhinzifov.  [Qasur më: 27.03.2015]

 

Në korrik të vitit 2014 banorët e ndërtesës në rrugët Franklin Ruzvelt nr. 46, u pajisën me fasadë të rinovuan me “ngjyra të ndezura” të zgjedhura me marrëveshje më banorët. Kjo është fasada e katërt efikase energjetike prej 11 fasadave të planifikuara të cilat në marrëveshje me banorët i realizon Komuna Qendër. [Qasur më: 27.03.2015]

 

Më 18 Shkurt 2015 nga Komuna Qendër informuan se përfundon fasadimi i ndërtesës që ndodhet në rrugën 11 Oktomvri nr 38, përballë ZOIL Makedonija. Edhe fasada e re efikase energjetike e ruajti pamjen autentike të ndërtesës. Qytetarët zgjodhën që ngjyra e ndërtesës të jetë e bardhë, e detajuar me ngjyrë të kuqe të errët dhe vjollcë të errët. Kjo është ndërtesa e tetë që pajiset me fasadë të re në Komunën Qendër. [Qasur më: 27.03.2015]

 

Më 27 Shkurt 2015 kryetari Zhernovski i informoi qytetarët e Komunës se pushteti lokal këtë vit do të investojë në rikonstruimin e pjesës së jashtme të 7 ndërtesave për banim. Ai ka lajmëruar se Këshilli i Komunës së shpejti do të vendosë për katër nga shtatë objektet e parashikuara.

 

Nga Komuna Qendër informojnë se në moment po punohet në rikonstruimin e pamjes së jashtme të ndërtesës për banim në rrugën 11 Oktomvri. Prej aty lajmërojnë se e ardhshme për sanim do të jetë fasada e ndërtesës së Postës, ndërsa në periudhën e ardhshme do të përfundohen të gjithë 13 objektet të cilët ishin të zgjedhur në konkursin e parë. [Qasur më: 27.03.2015]

Linqe:

 

Vlerësoi:  Olivera Vojnovska

 

Të gjitha komentet dhe vërejtjet në lidhje me këtë dhe artikujt e tjerë të Vërtetmatës-it, kërkesat për korrigjime dhe sqarime, si dhe sugjerimet për verifikimin e deklaratave të politikanëve dhe premtimeve të partive politike, mund t’i dorëzoni përmes këtij formulari

Your email address will not be published.