ANALIZË: Standarde dhe çmime – shpenzime më të larta për ushqim, shëndet, për restorante!

Foto: Printscreen Portalb

 

Shpenzime më të larta për ushqim, për shëndetësi, shërbime hotelerie në restorante dhe hotele, për mobilje dhe orendi. Në tremujorin e parë të këtij viti, në krahasim me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar, sipas statistikave shtetërore, është regjistruar rritje e shpenzimeve të jetesës për 1.2%, ndërsa në të njëjtën periudhë të analizuar çmimet me pakicë u rritën për 0.5%. Edhe qytetarët thonë se me fillimin e këtij viti ekonomik vërehet një valë shtrenjtimesh, veçanërisht te ushqimi, shkruan analiza javore ekonomike e Portalb.mk. Sipas parashikimeve të Bankës Popullore, këtë vit përqindja mesatare e inflacionit do të jetë rreth 1.8%, ndërsa përqindje të ngjashme të inflacioni prej rreth 2% publikoi edhe Fondi Monetar Ndërkombëtar.

 

Shkruan: Aneta Dodevska 

 

ÇKA SHTRENJTOHET, ÇKA ËSHTË NË LIRIM…

Nga janari deri në fund të marsit, inflacioni në vend është rreth një për qind, por ndihet presion nga çmimet e importit, njoftoi Banka Popullore.

Përqindja mesatare vjetore e inflacionit në tremujorin e parë të vitit 2019 ishte 1.2%, që është nën nivelin e parashikuar me projeksionin e tetorit. Në të njëjtën kohë, çmimet më të reja tregojnë se ka presione më të dobëta nga çmimet e importit në vitin 2019. Në kushte të tilla, rreziqet mbi përqindjen e parashikuar të inflacionit për këtë vit prej rreth 2% aktualisht vlerësohen si në rënie – thonë për Portalb.mk nga BPM-ja.

Përderisa statistikat matin inflacion të moderuar, qytetarët që i pyetëm, thonë se gjatë muajve të fundit çmimet e produkteve të caktuara, sidomos në tregje, janë në rritje.

Ja, një kilogram domate shitet për 149 denarë, ndërsa specat kanë tejkaluar çmimin prej 200 denarësh për një kilogram. Në këtë periudhë të vitit kur perimet duhet të kenë çmime më të volitshme, një kilogram lakër kushton 70 denarë. Vështirë se do ta blej ndonjërin nga këto produkte – thotë një shkupjane që e takuam në njërin nga tregjet e metropolit.

Kjo gjendje është konfirmuar edhe nga matjet zyrtare – në muajin mars të këtij viti në krahasim me muajin mars të vitit të kaluar, shpenzimet e jetesës vetëm për pjesën e “zarzavateve janë rritur për 28.9%”.
Statistika shtetërore mati jetesë më të shtrenjtë si në bazë vjetore ashtu edhe në bazë mujore – dhe kështu në tre muajt e parë të këtij viti në krahasim me të njëjtën periudhë të vitit 2018, shpenzimet u rritën për 1.2%, ndërsa në muajin mars të këtij viti në krahasim me muajin mars të vitit të kaluar shtrenjtimi është 1.4%, në me ç’rast më e lartë është te pijet alkoolike dhe duhani për 8.6%.

Shpenzimet e jetesës (mars 2019 – mars 2018):

Pijet alkoolike dhe duhani 8,6%

Ushqimi dhe pijet joalkoolike 2.9%

Shëndeti 2.9%

Rekreacioni dhe kultura 2.2%

Restorantet dhe hotelet 1.9%

Analizuar sipas sektorëve, në mars të këtij viti, në krahasim me muajin mars të vitit të kaluar, rritje e ndjeshme e shpenzimeve të jetesës u shënua në shërbimet shëndetësore për 7%, dhe brenda tyre, shpenzimet për shërbimet mjekësore dhe paramjekësore u rritën për 8.4%, ndërsa për shërbimet spitalore për 8,5%. Nga ana tjetër, në të njëjtën periudhë të analizuar, një rënie e shpenzimeve të jetesës është regjistruar te veshjet, këpucët, transporti, uji, banimi, arsimi, komunikimet.

Tremujori i parë i këtij viti në krahasim me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar është në shenjë të rritjes së ndjeshme të çmimeve në hoteleri, kështu që çmimet e shërbimeve hoteliere u rritën për 2.2%, ndërsa brenda këtij sektori çmimet e pijeve alkoolike u rritën për 3.4%, të ushqimeve për 2.0%, ndërsa të fjetjeve për 3.6%, ndërkohë që rënie të çmimeve në hotelieri ka te pijet joalkoolike me përqindje tepër të ulët prej 0.2%.

Sipas konstatimeve të “Studimit mbi pritjet inflatore dhe pritjet për lëvizjen e PBB-së reale” të cilin e publikoi Banka Popullore, i cili i përfshin vlerësimet e analistëve ekonomikë, këtë vit pritet përshpejtim i rritjes ekonomike, e me këtë edhe përshpejtim gradual i inflacionit.

Për vitin 2019, presin që përqindja mesatare e inflacionit të jetë 1.8%, e pastaj do të përshpejtohet në minimum dhe do të arrijë në 1.9% dhe 2.0% në vitin 2020 dhe 2021, respektivisht. Të anketuarit e shpjegojnë rritjen e butë të inflacionit për vitet e ardhshme me disa faktorë, siç është rroga e rritur minimale, kërkesa më e lartë vendore, çmimet më të larta të energjisë dhe rritja e pritur e çmimit të naftës në tregun botëror, si dhe rritja e përgjithshme e çmimeve botërore për produkteve primare – thuhet në dokumentin e publikuar nga anketa

 

ÇKA NDODH ME ÇMIMET NË TREGUN BOTËROR…

Kërkesa më e ulët për naftë në suaza globale shkaktoi rënie të çmimeve të “ari të zi”, e kjo lidhet drejtpërdrejt me zvogëlimin e rritjes ekonomike në nivel global.

Në krahasim me muajin tetor, çmimi i pritur i naftës për vitin 2019 është korrigjuar me rënie të tij (një rënie e ndjeshme, kundrejt rritjes së vogël të pritur në tetor), ndërsa si faktor kryesor veçohet kërkesa më e ulët e pritur për naftë në nivel global, në kushte të aktivitetit më të dobët ekonomik suaza botërore. Nga ana tjetër, një rënie më e ulët në krahasim me tetorin pritet për vitin 2020 – thonë për Portalb.mk nga BPM-ja.

Te çmimet e derivateve të naftës priten trende të ndryshueshme, ndërsa te çmimet e produkteve ushqimore, parashikimet tregojnë një trend rënës.

Sa i përket çmimeve të produkteve primare ushqimore, rishikimet për vitin 2019 tregojnë një trend rënës, me ç’rast pritet rënie, në vend të rritjes së çmimit të grurit dhe një rritje më e ulët e çmimit të misrit. Nga ana tjetër, në vitin 2020 u bë një korrigjim rritës i rritjes së parashikuar në çmimin e grurit, ndërsa te çmimi i misrit nuk ka ndryshime të ndjeshme në krahasim me tetorin.  Sipas vlerësimeve të fundit, çmimet e grurit për vitin 2019 janë rishikuar me një rënie të ndjeshme në krahasim me ciklin e parashikimit të tetorit. Ky ndryshim kryesisht lidhet me ofertën më të madhe të grurit në nivel global, por gjithashtu edhe me marrëdhëniet e tensionuara tregtare midis SHBA-ve dhe Kinës – thuhet në projeksionet e reja të Bankës Popullore.

Sipas parashikimit të FMN-së, inflacioni në Maqedoninë e  Veriut mbeti në një nivel të moderuar prej 1.5 për qind në vitin 2018, por me pritje që këtë viti ai të rritet në 1.8 për qind dhe 1.9 për qind në vitin 2020.

 

 

Të gjitha komentet dhe vërejtjet në lidhje me këtë dhe artikujt e tjerë të Vërtetmatës-it, kërkesat për korrigjime dhe sqarime, si dhe sugjerimet për verifikimin e deklaratave të politikanëve dhe premtimeve të partive politike, mund t’i dorëzoni përmes këtij formulari

Ky artikull është përgatitur në kuadër të Vërtetmatësit, projekt për rritjen e llogaridhënies dhe përgjegjësisë së politikanëve dhe partive përpara qytetareve, i realizuar nga Fondacioni Metamorphosis. Artikulli mundësohet me përkrahje të fondacionit jofitimprurës amerikan (NED - National Endowment for Democracy) dhe Fondit Ballkanik për Demokraci, projekt i Fondit Gjerman të Marshallit në SHBA (BTD – The Balkan Trust for Democracy, a project of the German Marshall Fund of the United States), iniciativë e cila përkrah demokracinë, qeverisjen e mirë dhe integrimet euro-atlantike në Evropën Juglindore. Përmbajtja e recensionit është përgjegjësi e autorit dhe nuk i paraqet qëndrimet e Metamorphosis, National Endowment for Democracy, The Balkan Trust for Democracy, projekt i Fondit Gjerman të Marshallit në SHBA dhe partnerëve të tyre.

Your email address will not be published.