ANALIZË: Referendumi – moment kyç edhe për ekonominë!

Foto: Pixabay

 

Shkruan Aneta Dodevska

Referendumi i ardhshëm do të jetë vendimtar për lëvizjet e ardhshme ekonomike në vend, por deri atëherë pasiguria ende është e pranishme dhe kjo ka ndikuar në aktivitetin e investimeve të kompanive vendase, gjë që ka ndikuar edhe në treguesit e përgjithshëm ekonomikë, komentojnë disa ekonomistë për “Portalb”-in. Besimi i zvogëluar në institucione dhe rritja e përmbajtjes nga aktivitetet investuese u reflektua edhe në aktivitetin kreditues. Në fund të gjysmëvjetorit të parë ekonomik, borxhi i përgjithshëm i kredive të kompanive arriti në 2.5 miliardë euro.

KOMPANITË KËRKOJNË SIGURI PËR PARAT E TYRE DHE KAPITALIN

Pas hapit të ndërmarrë nga bankierët për ta rritur kamatën për kreditë për kompanitë për 0.05%, me ç’rast ajo arriti në 4.64%, tani paralajmërohet lehtësim i mundshëm i kushteve për kredi, por me shpresë se kërkesat për kredi nga ana e kompanive do të zvogëlohen. Sipas anketës së fundit aktivitetin kreditor të cilën e publikoi Banka Popullore, megjithatë shumica e bankierëve, gjegjësisht 85% deklaruan se kushtet për kreditimin e kompanive kryesisht mbeten të pandryshuara. Faktor kyç që mund të shkaktojë lehtësim është konkurrenca ndërbankare.

Lidhur me faktorët që ndikojnë në kushtet për miratimin e kredive të korporatave, konkurrenca nga bankat e tjera vazhdon të ketë kontributin më të madh në lehtësimin e kushteve të përgjithshme për kredi. Rreziku nga mosrealizimi i hipotekës edhe më tutje shkakton shtrëngim të kushteve për kredi, por pak më pak në krahasim me anketën e mëparshme – thotë NBM-ja.

Analiza krahasuese e të dhënave tregon se në fund të qershorit në krahasim me janarin e këtij viti, bilanci i kredive për firmat u rrit për 42.1 milionë euro.

 

 Kreditë korporative 

Qershor 2018            2 miliard e 502 milion euro

Janar 2018        2 miliard e 460 milion euro

 

Disa ekonomistë thonë se megjithëse ka rritje në dhënie të kredive, është me rëndësi të dihet se rezultat i kujt është kjo rritje, gjegjësisht a flasim për kredi për investime apo kreditë që me të cilat mbështetet likuiditeti.

Unë mendoj se qytetarët dhe kompanitë kanë treguar konservatorizëm në kushtet e paqartësisë që ende ekzistojnë në planin politik. Praktikisht, klientët nuk u besojnë institucioneve, në kuptimin se si do të zhvillohet i gjithë procesi i referendumit. Çdokush dëshiron siguri për kapitalin e tij, për paratë e tij. Por, ne kemi një situatë në të cilën po nxiten disa çështje politike, e madje edhe ndëretnike. Pritet që për shkak të kësaj, qytetarët dhe kompanitë do t’i shtyjnë vendimet e tyre për investime, dhe paratë do të mbajnë “nën jastëk”, deri sa të shihet rezultati i referendumit, i cili pa dyshim do të ketë ndikim të madh mbi ekonominë. Do të thoja se një nga arsyet për përmbajtje janë dhe zhvillimet rajonale, veçanërisht ato në Kosovë – thotë analisti Visar Ademi dhe shpjegon se gjithçka do të jetë më e qartë pas rezultatit të referendumit, ndërsa deri atëherë nuk na presin lëvizje të rëndësishme ekonomike.

Edhe pse kërkesat për kredi për korporatat po rritet, kjo rritje është më e dinamikë të ngadalësuar.

Në tremujorin e dytë të vitit 2018, ka pasur një rritje neto në kërkesën e përgjithshme për kredi për korporatat, por më kjo ka qenë më e dobët në krahasim me anketën paraprake. Ndryshimi i këtillë është rezultat i kërkesës mesatarisht më të dobët për kredi nga ndërmarrjet e mëdha – thuhet në e Bankës Popullore.

EDHE QYTETARË JANË TË KUJDESSHËM RRETH KREDIVE 

E ngjashme është situata edhe me kreditimin e popullsisë, gjegjësisht në tremujorin e dytë tashmë është regjistruar rënie, kryesisht në kreditë konsumatore.

Në tremujorin e dytë të vitit 2018 bankat thonë se ka një ulje neto të kërkesave për kredi në sektorin e amvisërive. Rënia e kërkesave të përgjithshme për kredi është kryesisht rezultat i rënies neto të kërkesave për kredi konsumatore, por më e dobët krahasuar me vrojtimin e mëparshëm. Në rastin e kredive për banim, u regjistrua një rritje neto më e ulët e kërkesave, në krahasim me periudhën paraprake. Megjithatë, edhe më tutje, përqindja më e madhe e bankave, rreth 92%, theksojnë sa mbetet e pandryshuar kërkesa për kredi të përgjithshme nga ana e amvisërive – thonë nga Banka Popullore

Të dhënat tregojnë se në fund të qershorit, qytetarët kishin borxh prej 2.4 miliardë euro ndaj bankave, që është për 113 milionë euro më shumë në krahasim me gjendjen në janar të këtij viti.

 

Кредитна задолженост на граѓаните

 

Потрошувачки кредити        953,7 милион евра

Станбени кредити                 687,6 милион евра

Автомобилски кредити             4,9 милион евра

Кредитни картички                 198,3 милион евра

 

Дел од банкарите за “Порталб“ коментираат дека моменталната политичка состојба влијае врз кредитната активност, односно врз зголемување  на воздражаноста од побарувачка за кредити, но и врз зголемување на внимателноста при нивно одобрување. Сепак, посочуваат дека сезонски, во летниот период очекувана е зголемна побарувачка, особено на домаќинствата.

Кредитирањето е само еден од сегментите во економијата во кој се чувствува влијанието од случувањата на политичката сцена. Зголемената внимателност при одборување и реализација на проектите влијаеше врз намалување и на јавните инвестиции, кои на крајот од првото економско полугодие се остварија со 16,6 отсто во однос на проекцијата. Во услови кога земјата ги исцртува контурите на евроатланската иднина, условена со успешноста на претстојниот референдум, неизвесноста е очекувана, коментираат аналитичарите, но притоа посочуваат и на придобивките од  членството во НАТО и во ЕУ.

Отворањето  кон европските интеграции ќе отвори и нова перспектива за земјава. Еден од проблемите со кои би се соочиле е миграцијата што ќе влијае на внатрешната економија, но мора да се каже дека и сега со глобализацијата, не можеме да го спречиме овој процес – а тоа е протокот производи и на луѓе. Мора да го видиме ефектот во различни сектори – оцени Фатмир Битиќи, економист и советник во кабинетот на премиерот.

Првиот економски квартал од годинава заврши со раст на Бруто домашниот призвод од 0,1%.


Ky artikull është përgatitur në kuadër të Vërtetmatësit, projekt për rritjen e llogaridhënies dhe përgjegjësisë së politikanëve dhe partive përpara qytetareve, i realizuar nga Fondacioni Metamorphosis. Artikulli mundësohet me përkrahje të fondacionit jofitimprurës amerikan (NED - National Endowment for Democracy) dhe Fondit Ballkanik për Demokraci, projekt i Fondit Gjerman të Marshallit në SHBA (BTD – The Balkan Trust for Democracy, a project of the German Marshall Fund of the United States), iniciativë e cila përkrah demokracinë, qeverisjen e mirë dhe integrimet euro-atlantike në Evropën Juglindore. Përmbajtja e recensionit është përgjegjësi e autorit dhe nuk i paraqet qëndrimet e Metamorphosis, National Endowment for Democracy, The Balkan Trust for Democracy, projekt i Fondit Gjerman të Marshallit në SHBA dhe partnerëve të tyre.