A ka tallje me gjuhë urrejtjeje: Si një fotomontazh grotesk shkaktoi keqkuptime në mediumet maqedonase

 

Broshurat e tmerrshme greke, të cilat në shikim të parë përmbajnë gjuhë urrejtje, diskriminimin dhe shkaktojnë tensione, duken si lojë, e në të cilat shfrytëzohen me qëllim slogane të dhunës dhe vizatime që të tërheqin vëmendjen dhe të jepnin porosi. Problemi u krijua kur mediumet në vend nuk verifikuan se për çka bëhet fjalë, dhe nga ana tjetër, përsëri, autorët nuk e kanë menduar se ndoshta është skajshmërisht e rrezikshme që të luhet me gjuhën e urrejtjes

 

Shkruan: Zharko Trajanovski

 

Me 1 dhe 2 shkurt 2018, më shumë mediume maqedonase publikuan fotografi shokuese, me informacion se bëhet fjalë për broshura prej të cilave mobilizohen qytetarët në Greqi për pjesëmarrje në tubimin në Athin të caktuar për 4 shkurt.

 

NJOFTIM KONTROVERS PËR “BROSHURA” KONTROVERSE

TV NOVA: “Si njoftohet protesta në Athin: Tani të gjithë së bashku, komitët i kemi para dere (FOTO)”: “Në kryeqytetin e Greqisë tashmë ndahen broshura për thirrje deri te qytetarët që të marrin pjesë masoviskisht në tubim. Në broshura është treguar një ari i madh i përgjakur – i cili i paraqet komitët prej “Maqedonisë” të cilët janë kërcënim për Greqinë. Në fund të shekullit 19 dhe në fillim të shekullit 20, Andartët grek, komitët i kanë emëruar si “arinj”. Ariu në fletushkë me thikë ther popullin grek. “Kjo i duhej Maqedonisë” dhe “Të gjithë së bashku”, shkruan në fletushkë në të cilën disa grekë së bashku mbajnë një thikë të madhe me flamurin grek të drejtuar kah ariu.”

TV ALFA: Brukseli hesht për gjuhën e urrejtjes dhe për djegien e flamuri maqedonas në protestat në Selanik: “Në ndërkohë ngjitnin poster të rinj me fotografi tmerruese, siç është ai është paraqitur një ushtar me kapelë që ka flamurin maqedonas dhe keqtrajton një femër, me porosinë “Shpëtoni Maqedoni prej sllavëve”.

Mediumet dhe opinioni u kërcënuan edhe njëherë, në të është i shfaqur një ari i madh i përgjakur – i cili përfaqëson komitët e “Maqedonisë”, siç janë quajtur prej Andartëve grek. Duke u prezantuar si të bashkuar grekët therin ariun, shkruan: “Komitët i kemi para dere – dhe i duhesh Maqedonisë”.

Fokus“Komitët i kemi para dere” – thirrje për pjesëmarrje në protestën në Athinë

Shtypi i lirë: Komitët para dere: Ja se si duket posteri para protestave në Athinë kundër Maqedonisë: Posteri zyrtar thotë “Tani i duhesh Maqedonisë”, sepse “Komitët erdhën para derës sonë”. Si iniciatorë është nënshkruar një strategji e caktuar kombëtare e njohur si “Tani”:

Ja se si duket posteri:

Broj 001_000

MKD.MK: THIRRJE PËR PROTESTË NË ATHINË: “Komitët i kemi para dere. I duhesh Maqedonisë. Tani të gjithë së bashku!

Republika: “Të gjithë së bashku, komitët i kemi para dere” (foto)

Faktor.mk: Thirrje shokuese në protestat greke – Vijnë komitët”

“Nacionalistët dhe fashistët në Greqi kanë përpunuar poster shokues me të cilin thërrasin popullin të del në protestën e caktuar me 4 shkurt me përmbajtje fyese. Në poster shkruan “Komitët i kemi para dere. Dhe i duhesh Maqedonisë. Të gjithë së bashku”.

Fotografia kontroverse u publikuar edhe në më shumë portale të tjera dhe mediume me ndikim, ndërsa kishte poste kontroverse në rrjete sociale. Për shembull, një redaktor i njohur në TV kombëtar shkroi se “Histeri greke kundër Maqedonisë tashmë ka marr forma monstruoze…Kjo tashmë është thirrje për therje- përkundër gjestit nga ana e Maqedonisë, që autostrada të emërohet “Miqësia…”. Më shumë intelektual dhe gazetarë sollën për shpërndarje të fotografisë “shokuese në rrjetet sociale me infomacionin se “kjo është pllaketa me të cilën organizohen protestat në Athinë”.

GJETJA E BURIMIT DHE AUTORIT NË “BROSHURËN” PËRKATËSE

Duke pasur parasysh se mediumet tregojnë për gjuhën e urrejtjes, e cila thërret për dhunë, vendosa që të ndryshojë tregimin e tyre.

Fillova me verifikimin e fotografisë së publikuar në shërbimin “Google Images“, i cili si gjetës i mirë i fotografie theksoi posterin për filmin “Sulmi i njerëzve marioneta” (1958). Pasi që lexova për filmin, mu bë e qartë se slogani i filmit ishte shfrytëzuar si shabllon për fotomontazh për të cilin mediumet maqedonase pretendonin se është broshurë e cila thërret në tubim politik.

Por, nëse fotomontazha me të vërtetë ka qenë e shtypur si broshurë? A ju është ndarë kjo broshurë qytetarëve ose ka qenë e ngjitur si poster në vende publike nëpër tërë Greqinë, siç sugjeruan mediumet maqedonase? Që të ju përgjigjem fotografia këtyre pyetjeve, u nisa drejtë zbulimit të burimit dhe autorit të fotomontazhës kontroverse.

Hulumtimi pati frytet e tij kur lexova një koment në “Facebook” në të cilin ishte theksuar faqja në vazhdim si faqe “tallëse” e cila e ka publikuar fotomontazhin – Ελληνο-Χριστιανικό Ethnostedon (Etnosedativi Greko-Kristijan).

Duke i hedhur një sy faqes dhe shumicën e reagimeve në publikime, ishte e qartë se bëhet në faqen në fjalë publikohen fotomontazhe kontroverse të cilat mund të shihen në nënrubrikën “humor groteskt” dhe “satira sociale”. Poashtu, ishte e qartë se në këtë faqe janë publikuar më shumë fotomontazhe të cilat dalin prej fotoshopimit të posterëve me propaganda të vjetra. Gjatë shikimi të fotomontazheve munda të shoh se fotografitë kontroverse, të cilat i ndanë mediumet maqedonase (duke mos e përmendur burimin), se janë publikaur së voni në këtë faqe, por edhe fotomontazhet e ngjashme me shabllonin e njëjtë (poster i vjetër propagandues) janë publikuar edhe më parë.

Për shembull, me 11 mars të vitit 2014 është publikuar fotomontazha në vazhdim (mbi posterin e filmit si shabllon), e cila kritikon Samarsin si i mbrojturi prej kërcënimit komunist.

Broj 002_000

Po ashtu, pash që më parë është publikuar edhe një fotomontazh kontrovers ( me 9 maj 2014), të ngjashëm me fotomontazhin i cili u prezantua si shabllon për tubim kombëtar në Selanik, por me tekst i cili kritikon Samarasin. (Shabllon edhe për këtë fotomontazh është posteri propagandues anti bolshevik i cili është shfrytëzuar në Poloni në vitin 1921).

Broj 003_000

 

Broj 004_000

Pas kontrollit në faqe, shkruajta një porosi private deri te redaktorët e faqes, duke treguar se dy posterët e publikuar në faqe kanë shkaktuar reagime në Republikën e Maqedonisë, duke u ndjekur me reagime se posterat kanë qenë të dizajnuar që të mobilizojnë protestuesit për tubime.

Mora një përgjigje të këtillë:

Humor përmes teprimit. Mendoj se është dukshëm për Grekët. Ne vendosëm të shfaqim posterë të cilët theksojnë tendencat nacionaliste dhe religjioze, duke përdorur prapavijë grotekse dhe të vjetër, me qëllim që t’i ndalojmë. Ne nuk jemi nacionalist, dhe vetëm bëjmë shaka.  Ju falënderojë për interesin dhe ju kërkojmë fajle nëse jeni ofenduar. (linku i filmit “Sulmi i njerëzve mariota).

 

A TEPROHET EDHE ME HUMOR?

Si të shpjegohet fenomeni që shumë mediumet maqedonase aspak nuk dinë të perceptojnë humorin në posterë dhe gjuhën e urrejtjes? Edhe pse një pjesë e madhe e komenteve në rrjete sociale tregonte se bëhet fjalë për “tallje me ekstremistët” dhe se “nuk ka të bëj me poster real”, por me postera të cilët janë bërë për t’i “tallur nacionalistët” (por edhe isi”shembull i ironisë së shëndoshë”), komentet e tilla shpesh ishin të pranuara me mosbesim.

Siç tregon komenti Spiros Sofos, ndoshta “problemi është në atë se jemi aq shumë të huaj për njëri tjetrin si popull dhe si individ sa që jemi në gjendje që të presim më të keqen për njëri-tjetrit”. 

Ndoshta një pjesë e madhe e problemit qëndron te mediumet të cilat shpërndanë paranojën për broshurat greke me gjuhë urrejtje duke mos mundur të bëjnë detyrën e tyre të shtëpisë. Ndërsa detyra e tyre e shtëpisë është që të zbulojnë burimin e fotomontazhës, të verifikojnë nëse në të vërtetë bëhet fjalë për “broshura” për tubim ose fotomontazhe, dhe të tentojnë që të protokolojnë kontekstin dhe qëllimin e publikuesit, para dr të fillojnë që të shpërndajnë spekulime të paverifikuara për gjuhë urrejtje” me çka nxiten tensione, diskriminim dhe urrejtje.

Arkaizmi tjetër i afert me “broshurat” (në të vërtetë fotomontazhe dhe meme-es të internetit) është sr munf të jetë shumë e rrezikshme tallja me postera propagandues në të cilët ka elemente të propagandës dhe urrejtjes. Tallja me posterët propagandues mund të mbetet e paqartë, të nxitë keqkuptime serioze, edhe të shërbejë si nxitje për shpërndarjen e gjuhës së urrejtjes dhe paranojës.

Nëse parafrazojmë një mendim të urtë të një pronari të gjykuar në mediume “Edhe me humor teprohet”. Për “gazetarinë” maqedonase prej shumë kohësh e dimë se nuk është imune ndaj paranojave nacionaliste dhe hulumtimeve të bazuara në spekulime. Shpresojë se kjo aferë me broshurat do të sjell përforcim të imunitetit të gazetarë(e)ve, çka nënkupton edhe kërkimfaljen deri te lexuesit për të gjithë dezinformatat në lidhje me “broshurat”:

 


Ky artikull është përgatitur në kuadër të Vërtetmatësit, projekt për rritjen e llogaridhënies dhe përgjegjësisë së politikanëve dhe partive përpara qytetareve, i realizuar nga Fondacioni Metamorphosis. Artikulli mundësohet me përkrahje të fondacionit jofitimprurës amerikan (NED - National Endowment for Democracy) dhe Fondit Ballkanik për Demokraci, projekt i Fondit Gjerman të Marshallit në SHBA (BTD – The Balkan Trust for Democracy, a project of the German Marshall Fund of the United States), iniciativë e cila përkrah demokracinë, qeverisjen e mirë dhe integrimet euro-atlantike në Evropën Juglindore. Përmbajtja e recensionit është përgjegjësi e autorit dhe nuk i paraqet qëndrimet e Metamorphosis, National Endowment for Democracy, The Balkan Trust for Democracy, projekt i Fondit Gjerman të Marshallit në SHBA dhe partnerëve të tyre.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *