Zelenski nuk po zbaton “regjim ekstremist të spastrimit etnik dhe gjenocidit”

Фото: president.gov.ua

Ukraina është republikë me një sistem qeverisjeje presidenciale-parlamentare, i cili përcaktohet nga Kushtetuta e vitit 1996. Pak para se Rusia të pushtonte Ukrainën në shkurt 2022, Moska akuzoi në mënyrë të rreme Ukrainën për gjenocid ndaj qytetarëve rusishtfolës në rajonin e Donbasit. Putin e përdori këtë narrativë për të justifikuar pushtimin e Ukrainës, por nuk ka asnjë provë për të mbështetur pretendime të tilla. Megjithatë, ka pretendime dhe raporte të besueshme se forcat rebele të mbështetura nga Rusia në Ukrainën lindore kanë arrestuar në mënyrë arbitrare civilë dhe i kanë nënshtruar ata torturës, trajtimit degradues dhe punës së detyruar. Nga ana tjetër, lufta e Izraelit drejtohet kundër Hamasit dhe vendet perëndimore apelojnë që të mbrojnë civilët dhe të mos mbështesin spastrimin etnik dhe gjenocidin ndaj palestinezëve.

Po shqyrtojmë një postim në rrjetin social Facebook ku shkruhet:

Mbështetësit e regjimit ekstrem ukrainas, i cili ka terrorizuar popullin e Donbasit për vite me radhë, tani po dënojnë tërbimin e Izraelit kundër palestinezëve. E dini çfarë, qëndroni besnik ndaj vetes dhe vlerave tuaja, mbështesni Izraelin dhe përkrahni spastrimin etnik dhe gjenocidin. Ky është regjimi i Zelenskit.

Në postim thuhet se Ukraina ka një regjim ekstremist, gjë që nuk është e vërtetë. Ukraina është një republikë me një sistem qeverisjeje presidenciale-parlamentare. Kushtetuta parashikon një president të zgjedhur në zgjedhje të drejtpërdrejta, një kryeministër të emëruar nga presidenti dhe të konfirmuar nga parlamenti dhe Rada e Lartë.

Ukraina, deri në vitin 1991 si pjesë e Bashkimit Sovjetik – Republika Socialiste Sovjetike e Ukrainës, deri në vitin 1991, kishte një sistem politik njëpartiak dhe e vetmja parti e lejuar në Kushtetutën e atëhershme ishte Partia Komuniste e Ukrainës. Në vitin 1996, u miratua Kushtetuta aktuale demokratike, e cila vendosi një sistem të ri politik pluralist me mbrojtjen e të drejtave dhe lirive themelore të njeriut dhe një formë qeverisjeje gjysmë presidenciale.

Midis 2014 dhe 2022, Ukraina luftoi me separatistët e mbështetur nga Rusia në rajonin e Donbasit. Pak para se Rusia të pushtonte Ukrainën në shkurt 2022, Moska akuzoi në mënyrë të rreme Ukrainën për gjenocid ndaj qytetarëve rusishtfolës në rajonin e Donbasit. Putin e përdori këtë narrativë të gjenocidit për të justifikuar pushtimin e Ukrainës. Megjithatë, nuk ka asnjë provë për të mbështetur pretendimet për gjenocid dhe ky pretendim është hedhur poshtë.

Por ka pretendime dhe raporte të besueshme se forcat rebele të mbështetura nga Rusia në Ukrainën lindore kanë arrestuar në mënyrë arbitrare civilë dhe i kanë nënshtruar ata torturës, trajtimit poshtërues dhe punës së detyruar. Ata po mbanin civilë për t’i përdorur si pengje. Që nga prilli 2014, luftëtarët e armatosur që mbështesin Republikën e vetëshpallur Popullore të Donetskut dhe Republikën Popullore të Luhanskut kanë kapur qindra civilë, duke përfshirë një gazetar, aktivistë politikë pro-ukrainas, aktivistë fetarë.

Rebelët pro-rusë kryejnë rregullisht krime të tmerrshme. Ka arsye të forta për t’u shqetësuar seriozisht për sigurinë dhe mirëqenien e kujtdo që mbahet nga forcat rebele në Ukrainën lindore, tha Hugh Williamson, drejtor për Evropën dhe Azinë Qendrore për Human Rights Watch.

Studiuesit e tyre në Ukrainën lindore dokumentuan 20 raste në të cilat luftëtarët rebelë kapën civilë dhe intervistuan 12 persona të cilët thanë se rrëmbyesit e tyre i rrahën, shkelmuan, therën dhe dogjën me cigare. Të paktën gjashtë u përdorën si pengje për shkëmbim me rebelët e kapur nga autoritetet ukrainase.

Ish të burgosurit i thanë Human Rights Watch se rebelët i mbanin në baza të ndryshme në Donetsk, Slavyansk dhe Makievka.

Që nga shpërthimi i luftës, miliona njerëz janë larguar nga zonat separatiste – shumica kanë ikur në Ukrainë dhe qindra mijëra në Rusi. Rusifikimi i shpejtë është kryer në të dy rajonet që në fillim. Filloi me tekstet shkollore ruse dhe futjen e monedhës kombëtare ruse.

Në vitin 2019, Rusia filloi të lëshojë pasaporta ruse për popullsinë e atij rajoni. Sipas informacioneve të fundit, 800,000 ukrainas lindorë dyshohet se kanë nënshtetësi ruse. Dëshira për të mbrojtur këta “rusë” është një argument kyç për njohjen e zonave separatiste.

Sipas ligjit ndërkombëtar, dy rajonet Donetsk dhe Luhansk janë pjesë e Ukrainës. Është e vërtetë që Rusia ka kritikuar qeverinë ukrainase për diskriminimin e njerëzve që flasin rusisht, por Kievi e mohon këtë. Faktet janë se përdorimi i gjuhës ukrainase si e vetmja gjuhë zyrtare në Ukrainë është rritur ndjeshëm në komunikimin me shkrim dhe në media.

Si në shumë rajone të Ukrainës lindore dhe jugore, shumica e njerëzve në Donbas flasin rusisht, me dallime të mëdha midis zonave urbane dhe rurale. Në qytete flitet kryesisht rusishtja, ndërsa në fshatra dominon ukrainishtja ose përzierja e dy gjuhëve.

Dy të tretat e banorëve të zonave separatiste e quajnë rusishten gjuhën e tyre amtare, raportoi Deutsche Welle duke cituar një sondazh të vitit 2019 të kryer nga Qendra e Berlinit për Studimet e Evropës Lindore dhe Ndërkombëtare.

Çdo i treti i anketuar renditi të dyja gjuhët, dhe vetëm 3.5 për qind e renditën gjuhën ukrainase si gjuhën e tyre amtare.

Ndryshe nga sa thuhet në postimin që po rishikojmë, Zelenski nuk ka një regjim dhe nuk mbron spastrimin etnik, por përkundrazi mbron territorin e një shteti të lirë, të pavarur dhe demokratik nga një pushtim ushtarak që u nis i paprovokuar nga Rusia.

Për më tepër, në postimin në Facebook nuk përmendet fare dënimi i dhunës dhe terrorizmit ndaj civilëve në Izrael, pra sulmi nga Hamasi dhe vrasja e 1400 civilëve në Izrael.

Presidenti francez Emmanuel Macron, kryeministri britanik Rishi Sunak dhe sekretari amerikan i shtetit Anthony Blinken më 12 tetor i bënë thirrje Izraelit të tregojë mëshirë për civilët palestinezë.

Izraeli ka të drejtë të mbrohet duke eliminuar grupet terroriste si Hamasi përmes veprimeve të synuara, por mbrojtja e popullatës civile është detyrë e demokracive, tha Macron në një fjalim të posaçëm televiziv, raportoi EU Observer.

Shtetet e Bashkuara janë përpjekur të arrijnë paqen midis Izraelit dhe Palestinës në disa raste gjatë historisë. BBC, duke shkruar për historinë e konfliktit mes këtyre dy vendeve, i referohet edhe përpjekjeve për negociata paqeje të ndërmjetësuara nga Shtetet e Bashkuara.

Ndryshe nga përpjekja e bërë në njoftim, për të paraqitur se regjimi i Zelenskit ka komplotuar spastrim etnik dhe gjenocid, nuk ka asnjë provë për një gjë të tillë. Përkundrazi, Rusia nisi një pushtim ushtarak të Ukrainës në vitin 2022 dhe aneksoi territoret e saj.

Ne kundërshtojmë me vendosmëri dhe dënojmë pa mëdyshje aneksimin e paligjshëm rus të rajoneve të Ukrainës Donetsk, Luhansk, Zaporozhye dhe Kherson, thuhet në deklaratën e anëtarëve të Këshillit Evropian, pra të krerëve të shteteve apo qeverive të 27 shteteve anëtare.

Lufta e Izraelit drejtohet kundër Hamasit dhe vendet perëndimore, siç e thamë më lart, apelojnë të mbrojnë civilët dhe të mos mbështesin spastrimin etnik dhe gjenocidin kundër palestinezëve.

Për të gjitha faktet e mësipërme, vlerësojmë se nuk është e vërtetë se regjimi i Zelenskit po komploton spastrim etnik dhe gjenocid. Pushtimi ushtarak i Rusisë në Ukrainë në vitin 2022 ishte i paprovokuar dhe sulmi i Izraelit ndaj Hamasit u provokua nga sulmi i Hamasit në Izrael më 7 tetor.



Të gjitha komentet dhe vërejtjet në lidhje me këtë dhe artikujt e tjerë të Vërtetmatës-it, kërkesat për korrigjime dhe sqarime, si dhe sugjerimet për verifikimin e deklaratave të politikanëve dhe premtimeve të partive politike, mund t’i dorëzoni përmes këtij formulari

Your email address will not be published.