Zaevi e ka vizituar kopshtin në Shtip, por nuk ka mbajtur miting

Shkruan: Biljana Dimko

Në faqen „24info” në datë 28.06.2020 është publikuar një lam me titull „Kopshtet e fëmijëve janë të mbyllura për fëmijët, por të hapura për Zaevin, që është një keqpërdorim i madh të cilin duhet ta gjykojmë sa më ashpër”.

Тeksti, në fakt, është një komunikatë partiake e VMRO-DPMNE-së, me të cilën pretendohet se Zaevi ka mbajtur miting në një kopsht të fëmijëve dhe e ka ,,keqpërdorur për fushatë parazgjedhore institucionin në të cilin qëndrojnë fëmijët”. Në tekst nuk është bërë një ndarje e qartë, gjegjësisht distancim mes komunikatës partiake dhe produktit gazetaresk. Thjesht, komunikata e partisë është kopjuar në portal, ashtu e plotë dhe është vendosur në rubrikën ,,lajme” pa as edhe minimumin e nevojshëm të redaktimit.

Në fotografinë e publikuar nuk ka fëmijë, ndërsa personat e fotografuar janë mbrojtur sipas rekomandimeve për mbrojtje nga COVID-19.

Në youtube kanalin zyrtar të LSDM-së është publikuar një vidео e regjistruar më datë 28.06.2020 në të cilën shihet shumë qartë se nuk ka pasur miting, por që një delegacion i LSDM-së gjatë qëndrimit në Shtip e ka vizituar edhe kopshtin e fëmijëve, që është projekt dhe bashkëpunim mes pushtetit lokal dhe pushtetit qendror.

„Sot në kuadër të agjendës tonë e vizituam edhe kopshtin e ri të fëmijëve  „Vinozhito“ (Ylberi) në Shtip. Pas 30 vitesh, Shtipi, qendra e Maqedonisë lindore, për herë të parë u bë me një objekt modern të këtillë. Pas 30 vitesh, këto dy vitet e fundit në Shtip u ndërtua një kopsh i ri për fëmijët. Vlera e përgjithshme e këtij investimi kapital kaq të rëndësishëm për të gjithë banorët e Shtipit është rreth 1 milionë euro, mjete të cilat 70 përqind i mbuloi Komuna e Shtipit, por edhe me mbështetje nga pushteti qendror. Këto janë projekte tipike ku shihet bashkëpunimi mes pushtetit lokal dhe atij qendror. Në një sipërfaqe prej 1600 metër katrorë u ndërtua një objekt modern krejtësisht i ri i cili mund të pranojë dyqind fëmijë. Me këtë ne e rrisim kapacitetin e të gjitha kopshteve në vendin tonë. Po ndërtohen 44 objekte për më të vegjlit, për fëmijët. Peridhën që vjen do përqendrohemi fort që ta vazhdojmë këtë politikë, jo vetëm të ndërtojmë objekte, por edhe t’i rrisim pagat. Për vetëm 2 vjet e gjysmë pagat e edukatorëve, edukatoreve u rritën për  plot 5000 denarë.”

Me këtë Nikollovski konfirmon se e kanë vizituar kopshtin e fëmijëve, por që nuk kanë mbajtur miting brenda tij, ashtu siç pretendohet në titullin e këtij teksti.

Nga titulli tendencioz fitohet përshtypja për një ,,privilegjim” të Zaevit në krahasim me fëmijët, që është e pakuptimtë. Kopshtet do të hapen së shpejti dhe në to do mund të përkudesen fëmijët, pasi një gjë e tillë të lejohet nga Komisioni për sëmundjet infektive. Për këtë qëllim u realizua edhe skriningu i punonjësve nëpër kopshte.

 

Të gjitha komentet dhe vërejtjet në lidhje me këtë dhe artikujt e tjerë të Vërtetmatës-it, kërkesat për korrigjime dhe sqarime, si dhe sugjerimet për verifikimin e deklaratave të politikanëve dhe premtimeve të partive politike, mund t’i dorëzoni përmes këtij formulari

>Vërtetmatësit, projekt për rritjen e llogaridhënies dhe përgjegjësisë të politikanëve dhe partive politike përpara qytetareve, i realizuar nga Fondacioni Metamorphosis Artikulli mundësohet me përkrahje të fondacionit jofitimprurës amerikan (NED - National Endowment for Democracy). .

Your email address will not be published.