Zaev pretendonte: Edhe sikur të mos ketë datë për negociata, nuk do të ketë zgjedhje të parakohshme – por ka ndryshaur qëndrim
Pas takimit të liderëve, i cili u mbajt në vilën Vodno, me iniciativë të presidentit të shtetit, Stevo Pendarovski, kryeministri Zoran Zaev, mes tjerash dha edhe deklaratë që pas gjashtë muajve do të mbahen zgjedhje të parakohshme parlamentare, të cilën e vlerësojmë si jokonsekuente:
Kishte diskutim rreth udhëheqjes së vendit pas gabimit historik në Burksel… Pika e dytë ishin zgjedhjet e parakohshme parlamentare. Si propozim dhamë 22 ose 29 dhjetorin të shkojmë në zgjedhje dhe shpejtë për një periudhë kur nuk ka diçka dramatike do të mund populli të shpreh qëndrimin e tij. Kishte reagim se nuk do të ketë 100 ditë Qeveri, dhe më pas u propozuan 29 marsin, 12 prillin, 29 prill. Arritëm konsensus që zgjedhjet të mbahen me 12 prill të vitit 2020.
[Burimi: MKD; data: 20.10.2019]
ARSYETIM:
Kryetari i Qeverisë, Zoran Zaev mbrëmë (20.10.2019) pas mbledhjes me liderët politik te presidenti i shtetit, deklaroi se do të ketë zgjedhjet të parakohshme parlamentare të cilat do të mbahen me 12 prill të vitit të ardhshëm. Kjo deklaratën e kryeministrit është jokonsekuente në raport me qëndrimin tij të mbajtur me 15.10.2019, tre ditë para Samitit të Bashkimit Evropian në Bruksel, kur qartë komunikoi se nëse “nuk do të ketë datë për negociata, nuk do të ketë zgjedhje të parakohshme”.
Në konferencë për shtyp në Qeveri, e cila u mbajt me 15 tetor (para ikjes së tij për në Austri, dhe më pas për në Burksel), kryeministri përjashtoi çdo lloj mundësie që të organizohen zgjedhjet të parakohshme, përderisa, Maqedonia nuk merr datë.
Në kushte kur ne jemi vend i cili nuk ka alternativa për në NATO për BE, politikanët janë kalimtar dhe të ndryshueshëm, por ekonomia e parashikueshme duhet të lihet deri në fund të mandatit. Rregullshmëria e zgjedhjeve është pasqyrë e shoqërisë. Sigurimi i një ekonomie të parashikueshme është punë e rëndësishme, sipas meje, vendit tonë i duhen zgjedhje të rregullta. Edhe në fund të tetorit për mua janë zgjedhje të rregullta, deklaroi Zaev.
Kryeministri me 12 tetor (2019) siguroi se Qeveria nuk mendon për zgjedhje të parakohshme gjatë vizitës që bëri në zonës industrialei në fshatin Reçica.
Së pari nuk mendojmë për to për shkak se nuk mendojmë se do të ketë vendim negativ. Së dyti, mendojë se edhe sikur të merret vendim negativ nuk duhet të shkohet në zgjedhje për shkak të asaj se duhet të shfrytëzohet periudha deri në zgjedhjet e rregullta, sepse kjo është e mirë për ekonominë për shkak të gjithë ndryshimit që na ndodh, tha Zaev.
Përkundër pretendimeve të tilla, përsëri Zaev ndryshoi qëndrimin për zgjedhje të parakohshme kur të premten e kaluar në Bruksel nuk u dha vendim pozitiv për fillimin e negociatave me Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë. Atë mbrëmje komunikoi se në prill (2020) do të ketë zgjedhje të parakohshme, qëndrim të cilin e vlerësojmë si jokonsekuent.
Nga ana tjetër, është me interes që lideri i VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickoski me 17.10.2019, kur u bë e qartë se do të presim për datën, nga fushata në Gjevgjeli (“Biseda për rimëkëmbje të Maqedonisë – Probleme, zgjidhje dhe program”) njoftoi se opozita del në rrugë dhe sheshe. Mickoski atëherë tha se si parti i kanë dhënë mundësi procesit dhe se “17 tetori është dita kur përfundon koncesioni, dita kur përfundon durimi i VMRO-DPMNE-së” dhe se i thërret “të gjithë që të bashkëngjiten që të mund të lind dielli i lirisë në Maqedoni”.
Prej sot për opozitën 24 orë në ditë dhoma jonë do të jetë sheshi, rruga, derë e fqinjëve tanë dhe bashkëqytetarëve tanë nëpër gjithë Maqedoninë. Të gjithë ne jemi sot gjeneratë e njëjtë dhe ndajmë fatin e njëjtë. Prej sot fillojmë përllogaritjet e fundit, prej sot njoftojmë fitore të madhe të VMRO-DPMNE-së dhe koalicionit “Për Maqedoni më të mirë”, u shpreh Mickoski.
Por, mbrëmë pas takimit me presidentit Pendarovski në të cilën u caktua data e zgjedhjeve, ai fare nuk i përmendi protestat në rrugë.
BURIME:
- МКД (20.10.2019): Заев: На 12 април 2020 предвремени избори [Пристапено на: 21.09.2019]
- Тајм.мк ( 20.10.2019): Избори и спроведување на домашните задачи за интеграција во ЕУ [Пристапено на: 21.09.2019]
- Грид.мк ( 15.10.2019): Заев: Нема да има предвремени избори [Пристапено на: 21.09.2019]
- МКД (15.10.2019): Заев: Драмата со одлуката за преговори ќе трае до последен момент [Пристапено на: 21.09.2019]
- МКД (12.10.2019): Заев: Убеден сум дека ќе добиеме датум за преговори со ЕУ, и ако нема, предвремени избори нема да има [Пристапено на: 21.09.2019]
- Грид.мк ( 12.10.2019): Заев: Убеден сум дека ќе добиеме датум за преговори со ЕУ, и ако нема, предвремени избори нема да има [Пристапено на: 21.09.2019]
- Тајм.мк ( 17.10.2019): МИЦКОСКИ: Од денеска почнува последната пресметка, трпението заврши! [Пристапено на: 21.09.2019]
- Фокус (17.10.2019): Мицкоски: Заврши трпението на ВМРО-ДПМНЕ, од денеска започнува последната пресметка [Пристапено на: 21.09.2019]
Të gjitha komentet dhe vërejtjet në lidhje me këtë dhe artikujt e tjerë të Vërtetmatës-it, kërkesat për korrigjime dhe sqarime, si dhe sugjerimet për verifikimin e deklaratave të politikanëve dhe premtimeve të partive politike, mund t’i dorëzoni përmes këtij formulari