Zaev nuk mund të garantojë procedura gjyqësore të drejta dhe transparente

Së pari, Zaev është politikan, dhe së dyti, neni 110 i Ligjit të ri për PP, i cili jep trajtim të ndryshëm ndaj materialeve të përgjuara ilegalisht nga rastet e PSP-së, në varësi të faktit nëse ato janë paraqitur deri më 30.06.2017 ose pas kësaj, mund të krijojë një bazë për procedime të padrejta dhe jo transparente

 

Shkruan: Теоfil Bllazhevski

 

Gjatë paraqitjes së fundit të liderit të LSDM-së dhe kryeministrit Zoran Zaev në “Marshin për Drejtësi”, mund të vërehet spini në vijim:

Spin: Të gjitha rastet (е PSP-së) do të kenë kompensim ligjor bazuar në procedura të drejta dhe transparente. Të pandehurit do të gjykohen mbi bazën e provave të siguruara përmes procedurave të gjata, shenjat kryesore janë bisedat e përgjuara ose bomba. Nuk ka amnisti të fshehur për askënd, as për raste të vjetra dhe as për të reja …

[Burimi: LSDM/ueb – fjalimi i Z. Zaev – data: 17.02.2020]

Kundërspin: Marshi për drejtësie i organizuar nga LSDM i udhëhequr nga lideri i partisë Zoran Zaev, pavarësisht logjikës së dyshimtë të mbajtjes së tij – ashtu si marshimi i zyrtarëve qeveritarë për ajër të pastër – është një manifestim politik i partisë, të cilën ata pretendojnë se e kanë dërguar një mesazh politik i pakënaqësisë me gjyqësorin dhe se në periudhë tjetër, nëse ata e marrin pushtetin, ata nuk do të heqin dorë nga reformat në këtë fushë.

Në frymën e asaj që ka thënë Zaev, që nga miratimi i Ligjit të ri për Prokurorinë Publike (me çka u shpërbë Parlamenti), e gjithë përgjegjësia bie mbi gjyqtarët dhe prokurorët. Por pikërisht këtu qëndron kthesa e së vërtetës që del qartë nga një fjali e veçantë e drejtuesit të partisë: “Të gjitha rastet (e PSP-së) do të kenë përfundim ligjor të bazuar në procedura të drejta dhe transparente”. Pse është kjo e vërtetë e shtrembëruar?

 

EDHE PËR LPP (DUHET TË) GARANTOHEN PROCEDURA TË DREJTA 

Së pari, nuk mund asnjë politikan (i qeverisë ekzekutive), të sigurojë procedura të drejta dhe transparente për lëndët e PSP-së, vetëm mbi baza ligjore. Për shembull, deri më tani dispozitat e Ligjit për procedurë penale (LPP) prej vitit 2013 duhej të garantonte procedura të drejta dhe transparente, ndërsa opinioni ishte dëshmitar i një numri procedurash jo të drejta dhe jotransparente, ishte dëshmitar për mos caktim të dënimit dhe për drejtësi të ngadalshme.

Së dyti, vet legjislativi – Qeveria si propozuese dhe Parlamenti si përshkruesi i Ligjit, në nenin 110 ka vendosur dyshimin. Aty, në atë nen thuhet se si veprohet me faktet e lëndëve të marra nga PSP deri me 30.06.2017, dhe si pas kësaj date pas akuzave të formuara ose hetimeve dhe si për hetimet. Duke lexuar nenin bëhet tërësisht e qartë se disa lëndë kanë tjetër trajtime, të tjera tjetër, gjegjësisht te të parat “Bombat” pranohet si fakte, ndërsa për të dytat si indikacione, ndërsa parahetimet nuk janë të lejuara.

Në opinion tashmë janë dhënë qëndrimet e juristëve dhe avokatëve dhe se ka procedura të ndryshme për kryesit potencial të veprave penale, gjegjësisht pabarazi në procedura, me çka, është kundër parimit kushtetues për barabarësi të qytetarëve para ligjit. Është e vërtetë se kjo dispozitë është vendosur në Ligjin për PP, dhe jo në LPP, por gjithsesi se prodhon pasoja tjera ligjore për disa, dhe tjera pasoja të tjera për të akuzuar të tjerë ose të dyshuar.

Ish-kryeministri, për shembull, nuk duhet të di se çfarë faktesh janë siguruar në “Talir 1” dhe “Talir 2”, të cilët si procedura janë ngritur pas 30.06.2017, dhe të pretendojë se pa “bombat” do të ketë mjaftueshëm fakte të mbledhura për tu ngritur akuza, ndërsa flasim për financim të partisë dhe për larje parash nga ana e të akuzuarve të funksionarëve të VMRO-DPMNE-së. Sepse, sipas këtij ligji neni – 110, gjëja e parë që do të  ndodh në seancë për Talir 1 dhe Talir 2, do të jetë kërkesa për nxjerrjen e incizimeve jashtë listët së fakteve në procedurë.

Së dyti, të akuzuarit në lëndë të tjera të ngritura në gjykatë para kësaj dare, do të ndjehen të pafavorizuar, sepse në lëndët e tyre edhe materialet e përgjuara do të merren si fakte. Ish-kryeministri Zaev, për shembull, nuk do të duhet të dijë nëse në hetime ose në akuza pas datës 30.06.2017, është i përfshirë Ali Ahmeti, për rastin ku është i përfshirë Bujar Osmani, për rastin ku është i përfshirë Antonio Milloshoski, etj, ka mjaftueshëm fakte të tjera të mbledhura mbi bombat si indikacione, ose nuk ka, andaj pas procedurës së padrejtë  do të jemi dëshmitarë të rasteve të reja të padënueshmërisë. Janë një mori pyetjesh të cilat parashtrohen, përfshirë këtu edhe atë se çka do të ndodh me këto lëndë kur do të përfundojnë, nga ana tjetër do të vijnë për vlerësim para gjykatës së Lartë ose para gjykatës së Strasburgut.

Prej këtu, pretendimi se “të gjithë lëndët do të kenë përfundim juridik me anë të proceduarave të drejta dhe transparente”, mund të vlerësohet si spin. 

 

KU SHKOI KËRKESA PËR “INTERPRETIM AUTENTIK?”

Prej kësaj deri një çështje tjetër, të cilën Kuvendi dhe Qeveria nuk arritën ta zgjidhin. Më saktë, një qasje e tillë e segmentuar për rastet e PSP është pasojë e drejtpërdrejtë dhe ngjan me realitetin i cili u krijua pas mendimit juridik të Gjykatës së Lartë për lëndët e PSP, me kërkesa të dy avokatëve të përfshirë në rast konkret të nisur nga PSP. Çfarë pasoja ka pasur dhe do të ketë një mendim i tillë i miratuar me 30.01.2019, mund të shihet edhe në titujt e mediumeve dhe nga vendim e mëvonshme të Gjykatës së Lartë në dy raste.

Edhe pse, me 13.02.2019 Prokurori Publik Ljubomir Joveski kërkoi nga Kuvendi interpretim autentik të nenit 22 të Ligjit për PSP, me qëllim që të anulohet mendimi i Gjykatës së Lartë, Kuvendi dhe Qeveria asnjëherë nuk vepruar sipas kësaj kërkese dhe asnjëherë nuk solli një interpretim autentik. Mënyra se si kjo kërkesë u humb nga institucionet ka qenë me interes për “Vërtetmatësin” dhe se tashmë është shkruar për të (shihni nën titullin “Kontekst “interpretim autentik” për PSP-në”). Atëherë, Ljubomir Joveski kishte vlerësimin se Gjykata e Lartë “doli nga kornizat e kompetencave ligjore dhe ka krijuar pasiguri juridike. 

 

Të gjitha komentet dhe vërejtjet në lidhje me këtë dhe artikujt e tjerë të Vërtetmatës-it, kërkesat për korrigjime dhe sqarime, si dhe sugjerimet për verifikimin e deklaratave të politikanëve dhe premtimeve të partive politike, mund t’i dorëzoni përmes këtij formulari

>Vërtetmatësit, projekt për rritjen e llogaridhënies dhe përgjegjësisë të politikanëve dhe partive politike përpara qytetareve, i realizuar nga Fondacioni Metamorphosis Artikulli mundësohet me përkrahje të fondacionit jofitimprurës amerikan (NED - National Endowment for Democracy). .

Your email address will not be published.