VMRO-DPMNE: Ueb-faqe për institucionet shëndetësore publike

ВМРО-ДПМНЕ: Веб-страници на јавните здравстевени установиDo ta bëjmë të detyrueshme që çdo institucion shëndetësor, në mënyrë publike, në ueb-faqen e tij t’i publikojë të gjithë bartësit e veprimtarive dhe të gjithë mjekët që punojnë në atë institucion shëndetësor, duke i shënuar ditët dhe kohën kur janë në punë, në ç’mënyrë çdo pacient do të mund të informohet për orarin e punës së mjekëve, me qëllim që të lehtësohet caktimi i vizitave dhe i vizitave kontrolluese. Bartës: Ministria për shëndetësi. [Afati: dhjetor 2011]

Arsyetim:

Nga gjithsej 109 institucione shëndetësore vetëm 11 kanë ueb-faqe (IPSH, Enti gerontologjik “13 nëntori” – Shkup, Remedika – Shkup, Klinika universitare për toksikologji – Shkup, Klinika universitare për radiologji – Shkup, Klinika për sëmundje ortopedike – Shkup, Klinika universitare për neurologji – Shkup, Neuromedika, Spitali special për gjinekologji dhe akusheri “Shën Llazari Hospital” – Shkup, Аxhibadem Sistina, Spitali special “Filip i Dytë , Instituti për shëndet publik). Prej tyre, vetëm institucionet shëndetësore private pjesërisht i kanë plotësuar standardet e dhëna në këtë premtim, gjegjësisht në asnjërën prej ueb-faqeve nuk u gjet lista e mjekëve dhe orari i tyre i punës.

Linke:

Vlerësuar nga: Natalija Peshiq

Të gjitha komentet dhe vërejtjet në lidhje me këtë dhe artikujt e tjerë të Vërtetmatës-it, kërkesat për korrigjime dhe sqarime, si dhe sugjerimet për verifikimin e deklaratave të politikanëve dhe premtimeve të partive politike, mund t’i dorëzoni përmes këtij formulari

Your email address will not be published.