VMRO-DPMNE: Transparencë në bisedimet dhe në marrëveshjet e FSSHM-së me të gjitha institucionet shëndetësore
Do të sigurojmë menaxhim akoma më të përgjegjshëm me FSSHM-në, si dhe transparencë dhe llogaridhënie më të madhe para publikut, distribuim më të mirë të informatave deri te popullata, si dhe bashkëpunim më të mirë dhe këmbim të informatave ndërmjet të gjitha palëve të interesuara. Do të sigurojmë transparencë në bisedimet dhe në marrëveshjet e FSSHM-së me të gjitha institucionet shëndetësore dhe do të formojmë një trup zyrtar – Komision multilateral të përbërë nga Ministria për shëndetësi, Këshilli drejtues i FSSHM-së, ku janë të përfshirë edhe Sindikati dhe ata që janë të siguruar, tre odat ekonomike së bashku me shoqatat profesionale të punëtorëve shëndetësorë (mjekë të përgjithshëm amë privatë, oftalmologë, stomatologë, gjinekologë, pediatra, mjekësia e punës, kardilogë, onkologë, hematologë, transfuziologë, kirurgë, otorinolaringologë, kirurgë maksilofacialë, ortopedë dhe traumatologë, gastroenterohepatologë, nefrologë, endokrinologë, infektologë, dermatovenerologë, reumatologë etj.) për zgjidhjen e përbashkët të të gjitha problemeve aktuale dhe atyre afatgjate. Njëkohësisht do të vazhdojmë me angazhimin e një profesionisti të huaj me përvojë ndërkombëtare për drejtor të FSSHM-së, si bashkë-drejtor. [Afati: Јanar 2012]
Arsyetim:
Nuk ka informata për realizimin e këtij premtimi, ndërsa afati i paraparë ka kaluar.
Të gjitha komentet dhe vërejtjet në lidhje me këtë dhe artikujt e tjerë të Vërtetmatës-it, kërkesat për korrigjime dhe sqarime, si dhe sugjerimet për verifikimin e deklaratave të politikanëve dhe premtimeve të partive politike, mund t’i dorëzoni përmes këtij formulari