VMRO-DPMNE: Shkëmbimi i dokumenteve administrative
Për krijimin e një mënyrë të unifikuar dhe të thjeshtë për shkëmbim të dokumenteve administrative do të përgatitet Propozim për fillim të procedurës për nënshkrimin dhe ratifikimin nga Republika e Maqedonisë të Konventës Evropiane për dorëzimin jashtë vendit të dokumenteve që kanë të bëjnë me çështjet administrative. [Afati: 2011]
Arsyetim:
Sipas dokumentit zyrtar të Qeverisë së RM-së, E thënë – E kryer: Dhënia e llogarisë për punën e Qeverisë së udhëhequr nga VMRO-DPMNE-ja dhe partnerët e saj të koalicionit 2011-2012, është duke u zhvilluar procedura për përgatitjen e propozimit për fillimin e procedurës për nënshkrimin dhe ratifikimin nga Republika e Maqedonisë të Konventës Evropiane për dorëzimin jashtë vendit të dokumenteve që kanë të bëjnë me çështjet administrative. Duke pasur parasysh faktin se afati për përgatitjen e propozimit të këtillë është viti 2011, e ai akoma nuk ka përfunduar, ky vlerësim konsiderohet si i parealizuar. [Аzhurnuar më: 10.09.2012]
Linke:
- Qeveria e RM-së (20.07.2012): Llogaridhënia për punën e Qeverisë 2011-2012 [Qasur më: 10.09.2012]
Vlerësuar nga: Dejan Dimitrievski
Të gjitha komentet dhe vërejtjet në lidhje me këtë dhe artikujt e tjerë të Vërtetmatës-it, kërkesat për korrigjime dhe sqarime, si dhe sugjerimet për verifikimin e deklaratave të politikanëve dhe premtimeve të partive politike, mund t’i dorëzoni përmes këtij formulari