VMRO-DPMNE: Renovim i njësive rajonale të Ministrisë për bujqësi, pylltari dhe menaxhim me ujërat

Do t’i renovojmë objektet e 10 njësive më të mëdha rajonale të Ministrisë për bujqësi, pylltari dhe menaxhim me ujërat në rajonet “më bujqësore” me qëllim që të sigurohen kushte adekuate hapësinore dhe teknike për pranimin e bujqve gjatë aplikimit dhe kushte për punë për të punësuarit. [Afati: shkurt 2012]

Arsyetim:

Ky aktivitet duheshte të përfshihet në kuadër të projektit Macedonia, former Yugoslav Republic of – Agriculture Strengthening and Accession Project : P101216, i financuar nga ana e Bankës ndërkombëtare për rindërtim dhe zhvillim. Megjithatë, sipas raportit të fundit të këtij institucioni në lidhje me këtë projekt, të qershorit të vitit 2012, për shkak të mossigurimit të mjeteve financiare, ky aktivitet u hoq nga projekti. Nga kjo mund të konstatohet se premtimi për renovimin e njësive rajonale të Ministrisë për bujqësi, pylltari dhe menaxhim me ujërat nuk është realizuar. [Аzhurnuar më: 24.09.2012]

Linke:

Vlerësuar nga: Dejan Dimitrievski

Të gjitha komentet dhe vërejtjet në lidhje me këtë dhe artikujt e tjerë të Vërtetmatës-it, kërkesat për korrigjime dhe sqarime, si dhe sugjerimet për verifikimin e deklaratave të politikanëve dhe premtimeve të partive politike, mund t’i dorëzoni përmes këtij formulari

Your email address will not be published.