VMRO-DPMNE: Projekti “Stop gabimeve në praktikën mjekësore”

Do të formojmë Trup të ri për mbikëqyrje mjekësore dhe Sistem kombëtar për lajmërim. Trupi do të përbëhet nga katër institucione relevante të shëndetësisë: Oda e mjekëve, Oda farmaceutike, Ministria për shëndetësi dhe FSSHM-ja. Trupi për mbikëqyrje mjekësore do të ketë kompetenca jo vetëm mbi punën e personelit mjekësor, por edhe mbi institucionet shëndetësore, pa marrë parasysh se a janë me karakter publik ose privat. Trupi për mbikëqyrje mjekësore do të ketë kompetenca për ta kontrolluar kualitetin e materialit harxhues që është blerë, si dhe për të gjitha denoncimet e tjera që do të bëhen nëpërmjet Sistemit kombëtar për lajmërim nga ana e mjekëve, institucioneve ortopedike dhe farmaceutike. Trupi për mbikëqyrje mjekësore, nëpërmjet Sistemit kombëtar për lajmërim, do të mundësojë mbrojtje të pacientëve nga gabimet në praktikën mjekësore, të shkaktuara nga përdorimi i barnave dhe i materialeve mjekësore joadekuate. Bartës: Ministria për shëndetësi në bashkëpunim me FSSHM-në dhe Odën e mjekëve. [Afati: Dhjetor 2011]

Arsyetim:

Nuk ka informata për realizimin e këtij premtimi, ndërsa afati ka kaluar.

Të gjitha komentet dhe vërejtjet në lidhje me këtë dhe artikujt e tjerë të Vërtetmatës-it, kërkesat për korrigjime dhe sqarime, si dhe sugjerimet për verifikimin e deklaratave të politikanëve dhe premtimeve të partive politike, mund t’i dorëzoni përmes këtij formulari

Your email address will not be published.