VMRO-DPMNE: Pishina olimpike

Në periudhën 2008-2012 do të ndërtohen ose do të fillohet me ndërtimin e disa pishinave me standarde olimpike në të gjitha ose në disa nga këto komuna: Shkup (Aerodrom), Kumanovë, Shtip, Strumicë, Prilep, Manastir, Ohër, Tetovë dhe Gostivar. Pishinat, përveç klubeve, do t’u vihen në dispozicion edhe shkollave, për shfrytëzim gjatë orëve të arsimit fizik, nën mbikëqyrje të arsimtarëve. Afati: 2012.

Arsyetim:

Ky projekt deri më sot nuk është realizuar dhe nuk ka informatë për atë se ka filluar ndërtimi i ndonjë pishine të re olimpike në R. të Maqedonisë. VMRO-DPMNE edhe në Dhënien e saj të llogarisë thekson se ky projekt nuk është realizuar dhe se në periudhën 2011-2014 do të fillojnë me ndërtimin e 1 pishine olimpike.

Linke:

Të gjitha komentet dhe vërejtjet në lidhje me këtë dhe artikujt e tjerë të Vërtetmatës-it, kërkesat për korrigjime dhe sqarime, si dhe sugjerimet për verifikimin e deklaratave të politikanëve dhe premtimeve të partive politike, mund t’i dorëzoni përmes këtij formulari

Your email address will not be published.