VMRO-DPMNE: Marrja e lejeve për prerje të drurëve
Do t’i thjeshtojmë procedurat për marrjen e lejeve për prerjen e drurëve për pronarët e pyjeve private dhe do t’i lehtësojmë procedurat për transport, veçanërisht për sasi më të vogla të drurëve, për nevoja personale. [Afati: prill 2012]
Arsyetim:
Që në maj të vitit 2011, nga ana e zëvendëskryeministrit Peshevski, është paralajmëruar lehtësimi i procedurave për marrjen e lejeve për prerjen e drurëve në pyjet private dhe transportin e drurëve. Megjithatë, sipas informatave nga terreni, rregullat e reja, jo vetëm që nuk e kanë thjeshtuar këtë procedurë, por në fakt e kanë ndërlikuar tërë procesin. [Azhurnuar më: 03.05.2012]
Linke:
- Televizioni Sitel (23.05.2011): Вzëvendëskryeministri Peshevski paralajmëroi përkarhje për industrinë e drurit [Qasur më: 03.05.2012]
- Televizioni Kanal 5 (18.04.2012): Nuk ka prerje të drurëve në pyjet private pa leje nga “Pyjet e Maqedonisë”. [Qasur më: 03.05.2012]
Vlerësuar nga: Dejan Dimitrievski
Të gjitha komentet dhe vërejtjet në lidhje me këtë dhe artikujt e tjerë të Vërtetmatës-it, kërkesat për korrigjime dhe sqarime, si dhe sugjerimet për verifikimin e deklaratave të politikanëve dhe premtimeve të partive politike, mund t’i dorëzoni përmes këtij formulari