VMRO-DPMNE: Harta e shërbimeve shëndetësore dhe mbulimi i rajoneve

Sipas modelit francez, institucionet shëndetësore shpërndahen sipas hartës mjekësore, dhe për çdo rajon do të përgatisim plan strategjik rajonal për mbrojtje shëndetësore. Në fakt, në këtë mënyrë do të mundësohet rritja e rolit të rajoneve, ndërsa komunat në mënyrë aktive do të kyçen në sistem dhe do të mund t’i caktojnë problemet. Rajonet do të përgatisin politikë nacionale për rregullimin e numrit të mjekëve sipas specialitetit të tyre. Me këtë do të mundësojmë plotësim të nevojave të banorëve sipas rajoneve. Bartës: Ministria për shëndetësi. [Afati: dhjetor 2011]

Arsyetim:

Ueb-faqja e Hartës mjektësore është bërë në vitin 2009, (premtimi është vënë si pjesë e programit parazgjedhor të partisë në pushtet në vitin 2011) dhe në mënyrë plotësuese ajo përmban informata deri në fund të vitit 2006. Në strategjinë nacionale shëndetësore të Republikës së Maqedonisë deri në vitin 2020 (të miratuar në shkurt të vitit 2007) si dhe në propozim-strategjinë për zhvillim rajonal për periudhën 2009-2019 (të miratuar në shkurt të vitit 2009), gjenden sfidat për rritjen e rolit të rajoneve në fushën e mbrojtjes shëndetësore si dhe kyçja aktive e komunave në sistem. Informata plotësuese se rajonet kanë filluar me përgatitjen e politikës nacionale për rregullimin e numrit të mjekëve sipas specialitetit të tyre, nuk janë gjetur.

Linke:

Vlerësuar nga: Natalija Peshiq

Të gjitha komentet dhe vërejtjet në lidhje me këtë dhe artikujt e tjerë të Vërtetmatës-it, kërkesat për korrigjime dhe sqarime, si dhe sugjerimet për verifikimin e deklaratave të politikanëve dhe premtimeve të partive politike, mund t’i dorëzoni përmes këtij formulari

Your email address will not be published.