VMRO-DPMNE: E-TVSH

Do të krijojmë sistem për dhënie të faturave të numëruara të të TVSH-së, nëpërmjet të të cilave obliguesit tatimorë do të fitojnë siguri juridike për transaksionet afariste që duhet tatimuar me tatimin në vlerë të shtuar (TVSH). Kjo vegël do të mundësojë zvogëlim të mbikëqyrjes inspektuese në pjesën e kontrollit të vërtetshmërisë së faturave të TVSH-së te obliguesit tatimorë. Njëkohësisht, nëpërmjet E-TVSH-së do të sigurohen të dhëna për qarkullimin hyrës dhe dalës të ekonomisë maqedonase, e me këtë do t’i zvogëlojmë mashtrimet me TVSH-në. Kjo masë do të kontribuojë për terren të rafshtë dhe kushte fer dhe të barabarta për punë të firmave. [Afati: mars 2012]

Arsyetim:

Afati për realizimin e këtij premtimi ishte marsi i vitit 2012, por nuk ekzistojnë informata që janë në dispozicion publik, përveç paralajmërimeve për fillimin e projektit.

Sipas Llogaridhënies së Qeverisë së Republikës së Maqedonisë, për punën e qeverisë në vitin 2012, ky premtim ka filluar, por nuk ka përfunduar brenda afatit të paraparë.

Linke:

Vlerësuar nga: Marija Tegovskа

Të gjitha komentet dhe vërejtjet në lidhje me këtë dhe artikujt e tjerë të Vërtetmatës-it, kërkesat për korrigjime dhe sqarime, si dhe sugjerimet për verifikimin e deklaratave të politikanëve dhe premtimeve të partive politike, mund t’i dorëzoni përmes këtij formulari

Your email address will not be published.