VMRO-DPMNE: Aksi rrugor Radovish – Strumicë

Me ndërtimin e këtij aksi rrugor në gjatësi prej 10 km, do të fitohet një rrugë e asfaltuar dhe plotësisht modern, me gjerësi prej 7,5 metrash në rrugëm magjistrale që i lidh Radovishin dhe Strumicën. Vlera e projektit është 6,9 milionë euro, ndërsa mjetet janë siguruar nga Buxheti i Republikës së Maqedonisë. Me aksin e ri rrugor do të rritet siguria në komunikacion, në mes të vendbanimeve Surdullci, Kallugjericë, Jargulicë, Pokrajçevë, Dukatino dhe Radiçevë. Në këtë aks rrugor planifikohet ndërtimi i 10 mbikalimeve edhe atë në këto vende: Tre Çeshmat, Shtip Jug, Llakavicë, Damjan, Injevë, Radovish Jug, Kallugjericë, Radiçevë, Karbino dhe Prosenikovë. Në pjesën prej Radovishi deri në Strumicë, rruga magjistrale që është në ndërtim e sipër dhe pjesa e re e rrugës magjistrale që tashmë është ndërtuar, janë përfshirë në kuadër të zgjidhjes në formë të autostradës, për të cilat në këtë moment është duke u përgatitur projekti. [Afati: tetor 2011]

Arsyetim:

Edhe pse ka filluar në vitin 2009, brenda afatit të dhënë se do të përfundojë në tetor të vitit 2011, aksi rrugor Radovish – Strumicë akoma nuk është lëshuar në përdorim. Afati fundit që është dhënë për përfundimin e tij është 10 janari i vitit 2013.

Dëshmi për këtë është edhe Llogaridhënia e Ministrisë për transport dhe lidhje të Republikës së Maqedonisë, ku ky projekt gjendet në kategorinë e premtimeve që janë filluar por që akoma nuk janë përfunduar.

Linke:

Vlerësuar nga: Marija Tegovska

Të gjitha komentet dhe vërejtjet në lidhje me këtë dhe artikujt e tjerë të Vërtetmatës-it, kërkesat për korrigjime dhe sqarime, si dhe sugjerimet për verifikimin e deklaratave të politikanëve dhe premtimeve të partive politike, mund t’i dorëzoni përmes këtij formulari

Your email address will not be published.