Video propagandistike për të njollosur Biden dhe për të lavdëruar Putinin

 

Dy kontekstet në të cilat Biden dhe Putin u takuan me fëmijët që po ju drejtohen janë të ndryshme. Në rastin e Putinit shihet se është një intervistë dhe takim i paracaktuar, duke qenë se videokamerat tashmë janë të vendosura dhe ai sillet sipas situatës së inskenuar. Videoja e Bidenit, nga ana tjetër, është spontane, e regjistruar në celular dhe Biden nuk po i thotë fyerje fëmijës, siç dëshiron ta tregoj ky postim.

Jemi duke shqyrtuar një postim në rrjetin social Facebook, në të cilin shpërndahet një video që kinse tregon presidentin e Shteteve të Bashkuara, Joe Biden, dhe sipas videos, pra sipas përkthimit të saj, ai i pëshpërit fjalë të papërshtatshme një fëmijë gjatë një takimi të rastësishëm. Videoja më pas plotësohet me video inserte të presidentit të Rusisë, Vladimir Putin, duke u takuar me një vajzë dhe ai shfaqet duke vepruar në mënyrë mbrojtëse ndaj saj – atërore. Postimi që po shqyrtojmë thotë:

 A ka dallim?

Një krahasim i tillë synon të përcjellë një mesazh propagandistik për publikun se presidenti i Shteteve të Bashkuara është një pedofil, pervers dhe i turpshëm, dhe presidenti i Rusisë është një mbështetës dhe mishërim i vlerave familjare, një figurë babai dhe një burrë i denjë. Kjo rrëfim ka qarkulluar në rrjetet sociale që nga fillimi i pushtimit rus të Ukrainës, kur u përhapën mesazhe propagandistike se Rusia është mbrojtëse e vlerave familjare dhe e familjes tradicionale, si dhe e fesë së krishterë ortodokse, dhe gjoja Perëndimi është duke promovuar shkatërrimin e atyre vlerave dhe një nxitës i shkatërrimit të plotë të vlerave fetare dhe familjare.

Por, siç e përmendëm, bëhet fjalë për një propagandë, qëllimi i së cilës është të denigrojë Perëndimin dhe Presidentin Biden si përfaqësues të tij (përfaqësim i thjeshtuar që është i lehtë për t’u tregtuar për masat) kundër Rusisë. Shembuj të ngjashëm tashmë janë shqyrtuar dhe rishikuar nga Vërtetmatësi këtu.

Në pjesën e parë të videos në postimin që po shqyrtojmë, dëgjohet Joe Biden duke thënë:

 Ti je një fëmijë seksi, mos i treego nënës që të thash kështu.

Zëri që thotë “ti je një fëmijë seksi” nuk është zëri i Bidenit, kjo video është edituar, domethënë zëri është shtuar, Biden nuk ka shqiptuar fjalë kaq të turpshme gjatë një takimi të rastësishëm me fëmijën.

Siç shkruajnë verifikuesit e fakteve të Reuters, klipi i Bidenit duke i pëshpëritur fyerje fëmijës është ndryshuar në mënyrë digjitale. Videoja origjinale e takimit, e publikuar nga nëna e fëmijës këtu, nuk tregon Biden duke iu referuar një “fëmije seksi”.

Nëna e fëmijës i tha Reuters se ka edhe video të ndryshuara grafikisht që qarkullojnë në internet që tregojnë në mënyrë të rreme Biden duke nuhatur fëmijën e saj, gjë që gjithashtu nuk ndodhi. Më 9 qershor, Biden kishte një takim në Fort Liberty, Karolina e Veriut, kushtuar përmirësimit të mundësive për bashkëshortet dhe bashkëshortëve e pjestarrëve të ushtrisë, dhe videoja origjinale u filmua në atë ngjarje.

Nga ana tjetër, Putini është filmuar në vitin 2018 me vajzën që shfaqet në pjesën e dytë të videos në postimin që po shqyrtojmë. Bëhet fjalë për 17-vjeçaren Regina Parpieva, e cila është e verbër, e cila dyshohet se i ka kërkuar ekipit të televizionit RT si dëshirë të takohet me presidentin e Rusisë dhe t’i japë një intervistë, pra t’i plotësuar dëshirën për të qenë gazetare të paktën për një ditë. Insertet e përdorura në videon e postimit janë nga ky takim i vitit 2018, i cili është publikuar në RT.

Dy kontekstet në të cilat Biden dhe Putin u takuan me fëmijët që po trajtojnë janë të ndryshme.

Në rastin e Putinit, shihet se bëhet fjalë për një intervistë dhe takim të paracaktuar, duke qenë se videokamerat tashmë janë vendosur në vendngjarje. Putin sillet sipas situatës që është inskenuar paraprakisht.

Videoja e Bidenit, nga ana tjetër, është regjistruar spontanisht nga një celular dhe Biden nuk i thotë fjalë të turpshme fëmijës, siç dëshiron ta portretizojë propaganda.

Për të gjitha faktet e mësipërme, vlerësojmë se në postimin që po shqyrtojmë, video është ndryshuar në mënyrë digjitale për të shtuar fjalë të papërshtatshme/të turpshme dhe në mënyrë të tillë për të denigruar Perëndimin kundër Rusisë, me narrativën e njohur tashmë propagandistike se Perëndimi është një mbështetës i dekadencës, dhe Rusia është një mbështetëse e vlerave familjare. Për të bërë këtë manipulim është keqpërdorur video materiali duke u modifikuar grafikisht. Ne këtë postim vlerësojmë si të pavërtetë, për shkak të përmbajtjes video të modifikuar në mënyrë manipuluese.

 



 

Të gjitha komentet dhe vërejtjet në lidhje me këtë dhe artikujt e tjerë të Vërtetmatës-it, kërkesat për korrigjime dhe sqarime, si dhe sugjerimet për verifikimin e deklaratave të politikanëve dhe premtimeve të partive politike, mund t’i dorëzoni përmes këtij formulari

Your email address will not be published.