Video me migrantë e përdorur për t’i bërë vërejtje Spasovskit

 

Shkruan: Ubavka Janevska

Po recenzojmë një teskt me titull „Мigrantë hynë kur të duan dhe sa të duan, Spasovski bën fushatë!

Në shkrim thuhet se migrantët hynë në vend kur dhe si të duan, dhe kjo bazohet në një video material. Aspekti problematik është se përgjegjësia për migrantët nuk kërkohet nga institucioni përgjegjës për të kontrolluar hyrjen dhe daljen e të huajve në vend, por nga kryeministri teknik, Oliver Spasovski.  Edhe më problematike është që ky shkrim është përdorur për të theksuar që Spasovski po bën fushatë, me çka fitohet përshtypja që në vend që ta bëjë punën e tij, ai është i përqendruar tek aktivitetet partiake.

Policia, gjegjësisht Ministria e punëve të brendshme ku Spasovsku nuk ka kurrëfarë ingerencash, e as edhe ndonjë funksion, është institucioni që ka për detyrë të kontrollojë problematikën për të cilën flitet në shkrim.

Titulli i këtij shkrimi është komentues.

Kjo bie ndesh me nenin 13 të Коdit etik të gazetarëve në të cilin shkruan:

Gazetarët duhet të bëjnë dallim mes fakteve dhe mendimeve, mes lajmit dhe komentit

Edhe pse portali në Strumicë i cili e ka postuar këtë video në faqen e tij në Facebook ka shkruar se këtë video ia ka dërguar edhe policisë në Strumicë e cila menjëherë ka dërguar ekipin e saj në vendin ku është regjistruar kjo video, këtu ka akuza për mosveprim. E gjithë situata me migrantët vihet në lidhje të drejtpërdrejtë me një person që nuk është përgjegjës për resorin e punëve të brendshme dhe me një ton qortues theksohet se ai ,,po bën fushatë” ndërkohë që migrantët hynë dhe dalin nga vendi kur të duan. Në teskt nuk ka deklarata nga asnjë nga palët e involvuara.

 

 

Të gjitha komentet dhe vërejtjet në lidhje me këtë dhe artikujt e tjerë të Vërtetmatës-it, kërkesat për korrigjime dhe sqarime, si dhe sugjerimet për verifikimin e deklaratave të politikanëve dhe premtimeve të partive politike, mund t’i dorëzoni përmes këtij formulari

>Vërtetmatësit, projekt për rritjen e llogaridhënies dhe përgjegjësisë të politikanëve dhe partive politike përpara qytetareve, i realizuar nga Fondacioni Metamorphosis Artikulli mundësohet me përkrahje të fondacionit jofitimprurës amerikan (NED - National Endowment for Democracy). .

Your email address will not be published.