Vetëm “Sputniku” serb mund të sheh luftë shqiptare në Maqedoni

 

Edicioni në gjuhën serbe në agjencinë gazetareske “Sputnik” (e cila është nën pronësi të shteti rus) së fundmi (06.02.2020) doli me titullin“Luftë shqiptare prapa fushatës në Maqedoni” (Albanski rat iza kulisa kampanje u Makedoniji). Një pretendim i tillë, dhënë në titull, por edhe në pjesën e tekstit, ku thuhet se mes partive shqiptare në Maqedoni “Po zhvillohet një luftë e vogël e vërtetë”, nuk ka asgjë të përbashkët me realitetin.

Përkundër këtij shkrimi tendencioz i cili jep mesazhin se partitë shqiptare bëjnë “luftë”, në të vërtetë, bëhet fjalë për një përballje politike mes partive të bllokut shqiptar.  Asgjë tjerë, nuk ka as fushatë të egër edhe te partitë e bllokut maqedonas. Në të dy palët politike dallimet mes partive opozitare dhe qeverisëse janë mjaftë të theksuara, në veçanti për shkak se është periudhë dhe fushatë parazgjedhore (edhe pse ajo zyrtarisht nuk ka filluar). Do të thotë nga “lufta” e “Sputnik” nuk ka as “L”.

Po ashtu, është interesante se si në shkrim thuren tregime për ndikimin nga Shqipëria dhe Kosova mbi partitë shqiptare në Maqedoni. Për këtë thuhet se kryeministri shqiptar Edi Rama, ka favorizuar partinë qeverisëse BDI, përderisa ish kryeministri kosovar, Ramush Haradinaj, është zotuar për bllokun opozitar shqiptar.

Mirë ama, për një ndarje tët tillë të ndikimit në shkrim nuk është ofruar asnjë fakt. Në tekst vetëm është transmetuar një mendim – i Branki Gjorgjevskit (i prezantuar si politikolog). Ai vlerëson se ka pasur ndikim prej jasht mbi partitë shqiptare, por nuk zbulon si dhe sa, vetëm thuhet se zgjedhjet do ta tregojnë këtë. Ashtu që, një deklaratë e tij e till nuk mund të merret si “ndikim konkret i Rama dhe Haradinaj” te partitë shqiptare në Maqedoni.

Anash se partitë opozitare shqiptare janë mjaftë të fragmentuara. PDSH e Menduh Thaçit njoftoi se në zgjedhje do të shkojë e vetme, por la hapësirë për ndonjë koalicion të mundshëm parazgjedhor.

BESA u nda në dy krahë, njëra është Alternativa (lideri i të cilës është Afrim Gashi), dhe hyri në koalicionin qeveritar, përderisa Lëvizja Besa (lideri i të cilës është Bilall Kasami) mbeti në opozitë.

Aleanca e Shqiptarëve e udhëhequr nga Zijadin Sela ju ofroi koalicion  Levizjes BESA dhe Alternativës, që të ngadhënjejnë mbi BDI-në në zgjedhje. Por për momentin nuk ka koalicion trepartiak.

 

Të gjitha komentet dhe vërejtjet në lidhje me këtë dhe artikujt e tjerë të Vërtetmatës-it, kërkesat për korrigjime dhe sqarime, si dhe sugjerimet për verifikimin e deklaratave të politikanëve dhe premtimeve të partive politike, mund t’i dorëzoni përmes këtij formulari

>Vërtetmatësit, projekt për rritjen e llogaridhënies dhe përgjegjësisë të politikanëve dhe partive politike përpara qytetareve, i realizuar nga Fondacioni Metamorphosis Artikulli mundësohet me përkrahje të fondacionit jofitimprurës amerikan (NED - National Endowment for Democracy). .

Your email address will not be published.