Vanhojte: Reformat në mediume janë zhgënjyese dhe të pamjaftueshme
Ndërmjetësuesi i dikurshëm mes partive politike në vend gjatë “Procesit të Përzhinis”, që çoi në të ashtuquajturën Marrëveshje e Përzhinos, Peter Vanhojte, këto ditë qëndroi në Shkup. E shfrytëzuam pranin e tij që të bisedojmë për një pjesë të proceseve të Përzhinos, reformave në sektorin e mediave si dhe se si ai i sheh zhvillimet në vend
Realizoi bisedën: Teofil Bllazhevski
– A keni njohuri për rrjedhën e reformave në mediume në tre vitet e fundit dhe si i vlerësoni ato krahasuar me propozimet e Reformave urgjente me prioritet sipas dokumentit të BE-së të përpunuar nga grupi i ekspertëve nën udhëheqësin e Rajnhard Pribe?
P. Vanhojte: Ekziston progres, kryesisht në ndryshimin e ligjeve, gjë që kuptohet është hapi i parë. Është fakt se dhuna mbi gazetarët është zvogëluar dhe është një hap i rëndësishëm përpara, sepse është indikator që gazetarëve, përfundimisht, po ju mundësohet që të kryejnë detyrën e vet në mënyrë profesionale, pa kërcënime. Përsëri, ekzistojnë shumë raste të pazgjidhura nga e kaluara të cilat duhet të zgjidhen nga gjyqësori.
Edhe përkrah kësaj, është dëshpëruese se sa pak prej Reformave urgjente me prioritet në mediume u zbatuan. Për shembull, rasti me RTVM-në: Edhe pse ato tani kanë më shumë para në dispozicion, akoma presim të shohim reformë efektive në kuptimin e organizimit dhe politikës redaktuese. Është e nevojshme të vendoset menaxhment modern dhe të ju ofrohet gazetarëve mbështetje shtesë dhe trajnime, po ashtu është e nevojshme edhe pavarësia e tyre që të sigurojnë përmbajtje të cilësisë së lartë, kritike dhe njoftim të balancuar.
Edhe përkrah RTVM-së mund të flasim edhe për çështje të tjera të pazgjidhura, siç është nevoja për rritje e pavarësisë së gazetarëve në suaza të redaksive të tyre, dhe kuptohet, çështjen e marketingut qeveritar, e cila në prag të zgjedhjeve të parakohshme shkon në drejtim të gabuar.
Duket se ekziston pak kuptim për atë se si do të zgjidhjen në mënyrë efektive këto çështje. Shkrimi i ligjeve është një gjë, por më e rëndësishme është që të zgjidhen problemet me të cilat përballeni. Për këtë qëllim, Qeveria duhet të zhvillojë politika të qarta dhe plane aksionare me afate të sakta, me qëllim që, hap pas hapi, çështjet e pazgjidhura të mbyllen. Kjo çështje nuk është vetëm ndryshim dhe plotësim ligjesh por edhe arsye e shëndosh dhe menaxhimi i mirë nga Qeveria.
– Sa është i rëndësishëm një shërbim publik për procese demokratike në një shoqëri, në veçanti për rritjen e problemit me dezinformatat, kryesisht edhe në Evropë edhe në vendet e Evropës Juglindore mes të cilave edhe në Maqedoninë e Veriut?
P. Vanhojte: Në shumë vende të BE-së shërbimet publike luajnë rol kyç në sigurimin e informacioneve cilësore për qytetarët në mënyrë profesionale të paanshme. Për qytetarët shërbimi publike është mënyra më e besueshme që të vijnë deri te informacionet objektive. Qasja ndaj këtyre standardeve krijon ndikim mbi radio raportuesit e tjerë dhe kjo nuk duhet të nënvlerësohet.
Roli i një shërbimi publik është, po ashtu, edhe shumë i rëndësishëm në luftën kundër dezinformatave dhe zërave të paverifikuar, sepse është mënyra e vetme më efektive.
Në luftën për zhvillim të profesionalitetit, cilësisë së lartë dhe paanshmërisë, RTVM duhet të ketë rolin kryesor. Shërbimi publik duhet të jetë ai i cili do të përmirësojë peizazhin e gjithë mediumeve. Sigurimi i më tepër resurseve financiare – deri në 1 përqind nga buxheti i shteti – është hapi i parë. Hapi i radhës duhet të jetë zbatimi i menaxhmentit modern, i cili do të fokusohet në praktikat më të mira dhe në punësimin e gazetarëve më cilësor që mund t’i ketë tregu – profesionist të motivuar të cilët do të jenë krenarë me faktin se mund të jenë pjesë e një plani ambicioz të RTVM-së për tu ngritur në majën e mediumeve publike, jo vetëm këtu, por edhe në rajon. RTVM nuk duhet të jetë medium i cili do të jetë pasqyrë e të kaluarës, por do të ketë rol kyç në funksionimin e demokracisë në vend.
SISTEMI I KOMISIONEVE/AGJENCIVE…. NUK ËSHTË EFIKAS
– Duke pasur parasysh lirinë e qasjes deri te informacionet me karakter publik është bërë hap përpara – ka ligj të ri i cili hyri në fuqi para disa ditëve. Megjithatë, trupat e shkallës së dytë për mbrojtjen e të drejtës së qytetarëve dhe mediumeve që të shfrytëzojnë këtë qasje ligjore, Agjencia e ardhshme për mbrojtjen e kësaj të drejte, nuk është formuar, as nuk ka ndonjë shenjë se do të formohet, ndërsa Komisioni ekzistues nuk është funksional. A keni ju përshtypjen se me këtë reformë shkohet në drejtim të drejtë dhe shpejtë, apo bëhet fjalë për hipokrizi në politik te personave të cilët marrin vendime?
P. Vanhojte: Mendojë se ekziston problem në qasjen momentale. Shpesh mendohet se vetëm me votimin e ligjit ne mund t`i vlerësojmë si kërkesa pozitive për reforma nga BE. Por, kjo është larg të mjaftueshmes. Ligji mund të jetë hapi i parë i shkëlqyer, por me kujdes duhet të drejtohet kah gjithçka që ndodh me miratimin e tij dhe si ai do të implementohet.
Unë jam, po ashtu, shumë skeptik ndaj një duzinë komisionesh dhe agjencive që formohet me qëllim që të zgjidhjet problemi dhe të jenë mbrojtës të të drejtave themelore të qytetarëve. Një koncept i tillë vjen nga Evropa ku liberalizmi rezultoi me privatizimin e një numri institucionesh të cilat ishin qeveritare, gjë që është një çështje e diskutueshme, por nuk është në interes të qytetarëve dhe mbi të gjitha, është shumë e shtrenjtë nëse shihet në drejtim të efikasitetit.
Problem shtesë në Maqedoninë e Veriut është që shumë shpesh trupa të tillë zgjidhen në Kuvend, gjë që çon në drejtim të rritjes së politizimit në vend që ai të ulet, në veçanti për çështje të cilat kërkojnë dy të tretat e votës.
Kjo e vë parlamentin në rolin e ekzekutivit, gjë që, është në kundërshtim me parimin e ndarjes së pushtetve, Qeveri-Kuvend-Gjyqësor dhe e bën të pamundur kontrollin efektiv mbi ato institucione. Kontrolli në radhë të parë duhet të zbatohet nga Parlamenti. Shoqëria civile dhe detyra e parë e mediumeve është që të jenë mbrojtës të demokracisë dhe të alarmojnë qytetarët kur paraqitet ndonjë disfunksionalitet në sistem.
E di prej përvojës se reforma në një administratë të politizuar nuk është e lehtë, por nuk duhet të heqim dorë prej ambicies që të krijojmë shtet funksional, përfshirë këtu edhe shërbimin shtetëror i cili mund të jetë model i sistemit demokratik në rajon.
PARATË SHTETËRORE DHE MEDIUMET JANË NJË GJË E RREZIKSHME
-Çka mendoni për paratë publike në mediume? Qeveria e mëparshme shpenzoi para të mëdha publike, shuma milionëshe për reklamimin e politikave qeveritare (deri në 38 milion euro prej të cilave 24 drejtpërdrejtë në mediume për periudhën 2008-2015). Kjo qeveri në mënyrë deklarative këtë e ndaloi, por përsëri shpenzohen shuma të mëdha të parave publike në dy mënyra – subvencione për mediumet e shkruara (vitin e kaluar 800, vitin e ardhshëm mbi 900 mijë euro) dhe para buxhetore për ndjekjen e fushatës zgjedhore ose për çështjen e referendumit, përmes KSHZ-së (rreth 4 milion euro vetëm për zgjedhje presidenciale në vitin 2019) ose përmes Kuvendit (rreth 1 milion euro për referendumin në vitin 2018). Si e komentoni ju këtë çështje, këto shifra?
P. Vanhojte: Shpenzimi i parave shtetërore për mediume është një praktik shumë e rrezikshme nëse nuk është e rregulluar mirë dhe e kontrolluar. Kuptohet se praktikat nga e kaluara duhet të merren parasysh. Të themi se unë jam ministër i cili merret me ndotjen e ajrit dhe i cili ka filluar një fushatë shumë të shtrenjtë në mediume të paguar nga buxheti. Këto mediume të paguara për fushata kundër ndotjes së ajrit, kur do të vijnë zgjedhjet, do të realizojnë fushatë për rizgjedhjen time. Dhe nuk do të duhet t’i paguaj ose do t’i paguaj diçka pak, sepse tashmë kanë pranuar para nga fushata paraprake.
Praktikat e tilla shumë lehtë mund të detektohen nga Enti shtetëror për revizion, sepse ato i kanë mjetet dhe mekanizmat që të krahasojnë shpenzimet dhe çmimet. Por, ato mund vetëm, të shkruajnë raport dhe të njoftojnë. Palët e tjera, siç është Prokuroria Publike dhe Kuvendi janë ato të cilët duhet të veprojnë dhe të hetojnë nëse ka pasur diçka jolegale.
Për sa u përket mediumeve të shtypura, të gjithë e dimë se janë nën shtypje të madhe të mediumeve të internetit. Ky është një problem botëror. Subvencionet e mediumeve të shkruara nuk do të ju ndihmojnë që të mbijetojnë. Të gjithë ato të cilët duhet të konvergohen në online mediume dhe ekzistimi i tyre është i arsyeshëm në fazën e atij tranzicioni. Ky është një realitet ekonomik me të cilin duhet të përballemi. Prej këtu, subvencionet për mediumet e shtypura nuk është masë efektive. Nga e kaluara mund të mësojmë se subvencionet për mediumet e shtypura shpesh tentojnë të blejnë afeksionin e tyre, i cili tërheqin rezultate pozitive, ose tituj të ngjarjeve gjatë kohës së fushatës zgjedhore. Është shumë e rëndësishme që t’i ikim kësaj dhe t’i ikim përshtypjes se ndoshta një gjë e tilla ndodh ose mund të ndodh.
Në vend të kësaj, Qeveria duhet të fokusohet në tentimet ndaj të gjithë mediumeve në drejtim që të gjithë të integrohen në online mediumet dhe me teknologji të reja. Në vend që të ketë mbështetje financiare për disa segmente në skenën e mediumeve, duhet të mbështeten të gjithë mediumet, për shembull me uljen e TVSH-së dhe me të gjithë tatimet e tjera.
Për ndjekjen e fushatave zgjedhore ose referendumeve, së pari duhet të ju iket çdo mundësie të paraqitjes së përplasjeve të interesave gjatë alokimit të parave. Nuk besojë se me shpenzimin e më tepër parave për mbulimin e zgjedhjeve do të marrim rezultate më të mira ose se njerëzit nuk do t`i shkelin rregullat.
Mendojë se është shumë themelore që të hapen debate për atë se si të ju iket problemeve eventuale në procesin zgjedhor dhe si të zbatohet një sistem efektiv i monitorimit i cili do të bazohet në mekanizma ekzistues për mbikëqyrje të cilat tashmë janë paguar.
Mekanizmat ekzistues për ndjekjen e fushatave zgjedhore janë shumë të larta për qëllimet për të cilat janë përcaktuar. Duhet të bëhen analiza të sakta të të gjithë procesit të ndarjes së parave dhe të evitohen edhe përshtypjet më të vogëla se ekziston një agjendë e fshehtë në prapavijë.
Teksti është përpunuar në suaza të projektit “Observimi i reformave mediatike”, të cilin e realizon Fondacioni për internet dhe shoqëri “Metamorfoza”, me mbështetje financiare të “Fondacionit Shoqëri e Hapur – Maqedoni”.
Përmbajtja e tekstit është përgjegjësi e vetëm e autorëve dhe në asnjë mënyrë nuk mund të vlerësohet se i paraqet qëndrimet e “Fondacionit Shoqëri e Hapur – Maqedoni”.
Të gjitha komentet dhe vërejtjet në lidhje me këtë dhe artikujt e tjerë të Vërtetmatës-it, kërkesat për korrigjime dhe sqarime, si dhe sugjerimet për verifikimin e deklaratave të politikanëve dhe premtimeve të partive politike, mund t’i dorëzoni përmes këtij formulari