Vaksinimi vlen edhe për të punësuarit në Qendrën për Kontrollin e Sëmundjeve dhe Agjencinë për Ilaçe në SHBA

Фото: Принтскрин ФБ пост

Urdhri për vaksinim të detyrueshëm, i lëshuar nga presidenti amerikan Joe Biden vlen vetëm për pushtetin ekzekutiv. Ky urdhër përfshin punonjësit e Shtëpisë së Bardhë dhe shumicën e punonjësve federalë. Urdhri i Biden vlen edhe për punonjësit e Qendrës për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve, Agjencinë për Ushqim dhe Barna, të cilat janë agjenci qeveritare, por jo edhe për Kongresin. Ai është i përjashtuar nga ky urdhër sepse është pjesë e legjislativit.

Recensojmë një postimFacebook në të cilin pretendohet se grupe të caktuara punonjësish në institucionet kryesore në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, përjashtohen nga kërkesa për t’u vaksinuar, sepse ata punojnë në ato institucione. Ndërsa për qytetarët e tjerë, të cilët punojnë në kompani të tjera dhe shërbime publike në SHBA, vaksinimi deri në një datë të caktuar është i detyrueshëm dhe për të tjerë nuk vlen, pretendohet në postim.

NUK DO TË BESONI! Shikoni kush në SHBA përjashtohet nga marrja e vaksinës! Kongresmenët, ata që i prodhojnë ato, CDC (Qendra për Kontrollin e Sëmundjeve), FDA (Agjencia e Ushqimit dhe Barnave) – të gjithë ata që i detyrojnë njerëzit ta marrin atë dhe disa të tjerë! Do të ishte logjike, nëse është aq e mirë dhe përgjithësisht e dobishme për njerëzimin, që ata ta marrin vetë, apo jo ?, thuhet në postim.

Për çfarë, në fakt, bëhet fjalë?

A janë në të vërtetë përjashtim nga vaksinimi i detyrueshëm Qendra Amerikane për Kontrollin e Sëmundjeve, Agjencia e Ushqimit dhe Barnave dhe kompanitë farmaceutike të vaksinave, që presidenti amerikan Joe Biden e urdhëroi më 9 shtator 2021. Atëherë Biden tha se i gjithë stafi në sektorin privat, pra në kompanitë me më shumë se 100 punonjës, do të duhet të sigurohen që janë plotësisht të vaksinuar ose të testohen rregullisht.

Së pari, është e vërtetë që Kongresi është i përjashtuar nga urdhëri ekzekutiv i Biden për vaksinimin sepse është pjesë e legjislativit. Urdhri zbatohet vetëm për ekzekutivin, i cili përfshin punonjësit e Shtëpisë së Bardhë dhe shumicën e punonjësve federalë. Urdhri i vaksinimit përfshin gjithashtu punonjësit e Qendrës për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve, Agjencisë së Ushqimit dhe Barnave, të cilat janë agjenci qeveritare.

Pfizer, prodhuesi më i madh i vaksinave në Shtetet e Bashkuara, njoftoi më 4 gusht 2021 se do të kërkonte që të gjithë punonjësit dhe kontraktorët e tij në Shtetet e Bashkuara të vaksinoheshin, ose të participojnë në testimin javor për kovid. Moderna, e cila gjithashtu prodhon vaksina, më 20 gusht 2020, thanë se do të kërkojnë që të gjithë punonjësit të vaksinoheshin kundër kovidit deri në tetor, me përjashtim të arsyeve fetare dhe mjekësore në baza individuale.

Kërkesa e Biden për vaksinim u lëshua në formën e urdhrit ekzekutiv, e cila vlen vetëm për ekzekutivin. Kjo është arsyeja pse Kongresi nuk është pjesë e tij, për shkak të ndarjes së pushtetit dhe sepse Kongresi është pjesë e pushtetit legjislativ.

Për shkak se urdhri i vaksinimit zbatohet për Qendrën Amerikane për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve, Agjencinë Amerikane të Ushqimit dhe Barnave, Moderna dhe Pfizer, prodhuesit më të mëdhenj farmaceutikë të vaksinave, dhe jo për Kongresin, postimin e vlerësojmë si pjesërisht të pavërtetë.

Të gjitha komentet dhe vërejtjet në lidhje me këtë dhe artikujt e tjerë të Vërtetmatës-it, kërkesat për korrigjime dhe sqarime, si dhe sugjerimet për verifikimin e deklaratave të politikanëve dhe premtimeve të partive politike, mund t’i dorëzoni përmes këtij formulari