USAID filloi me projektin për përforcim të shoqërisë civile
Shkup, 18 nëntor, 2016 – 16:35 (META)
Agjencia Amerikane për zhvillim ndërkombëtar (USAID) filloi Projektin për pjesëmarrje qytetare (SER), e cila paraqet iniciativën pesëvjeçare për mbështetje të sektorit civil në Maqedoni, organizatat qytetare, sektorin privat dhe institucionet qeveritare në vendimet që kanë të bëjnë me interesin publik.
Projekti do t’i mbështes organizata civile dhe koalicionet e organizatave civile të fokusuar në çështjet që kanë prioritet interesin qytetarë në Maqedoni; do të organizojë program njëvjeçarë LEAD (Udhëheqësi, pjesëmarrje, aksion, zhvillim) e cila do të motivojë të rinjtë, aftësi që të punojnë në suaza të bashkësive të tyre.
– Përmes Projektit për pjesëmarrje civile, organizatat e të rinjve dhe qytetare do të fitojnë njohuri, motivim, vlera dhe do zhvillim të aftësive të cilat do të ju mundësojnë të hyjnë në dialog me qeverinë dhe me sektorin privat, në aksione të cilat do të promovojnë mirëqenien në bashkësitë e tyre – shprehet drejtori i zyrës për zhvillim në USAID, Edward Gonzales.
Projekti për pjesëmarrje civile është implementuar nga “East-West instituti i menaxhimit” (East West Management Institute – EWMI), në partneritet me katër organizata qytetare: Fondacioni për internet dhe shoqëri “Metamorphosis”, Asociacioni për Iniciativë Demokratike (AID), Fondacioni “Shoqëria e hapur” – Maqedoni (FSHHM) dhe Këshilli Rinor Nacional në Maqedoni (KRNM).
Të gjitha komentet dhe vërejtjet në lidhje me këtë dhe artikujt e tjerë të Vërtetmatës-it, kërkesat për korrigjime dhe sqarime, si dhe sugjerimet për verifikimin e deklaratave të politikanëve dhe premtimeve të partive politike, mund t’i dorëzoni përmes këtij formulari