Titulli “klikbejt” për heqjen e masës për mbajtje të maskave në ambiente të jashtme në Mal të Zi, dezinformon në Maqedoni

Фото: Принтскрин

Ky titull që shpërndahet në Facebook është shembull tipik i një kombinimi të “klikbejt” (clickbait) dhe mungesë të kontekstit (missing context). E mashtron lexuesin, e bën të mendojë se pasi të klikojë do të marrë më shumë informacion në lidhje me heqjen e masës për mbajtjen e maskës në ambient të hapur në Maqedoni. Por nuk është kështu. Vendimi për të cilin flitet në artikull nuk u mor në Maqedoni, por në Mal të Zi. I gjithë teksti i referohet situatës epidemiologjike me koronavirusin dhe masave të marra për të parandaluar përhapjen e virusit në Malin e Zi.

 

 

“DO TË MARRIM FRYMË LIRSHËM, hiqet masa për mbajtjen e maskave në ambient të hapur.” Kur të lexoni këtë titull të shpërndarë në rrjetet sociale, gjëja e parë që do t’ju bëjë të mendoni se është vendim i marrë në Maqedoni, pasi asgjë në titullin e tekstit ose në postimin në Facebook nuk thotë ndryshe.

Dhe, për të mësuar më shumë rreth vendimit të ri që mendoni se ka marrë Qeveria dhe për të zbuluar se kur nuk do të keni më nevojë të mbani maska ​​jashtë, do ta klikoni tekstin. Dhe atëherë do ta kuptoni që jeni mashtruar.

Ky vendim nuk është sjellë në Maqedoni, por në Mal të Zi. I gjithë teksti i referohet situatës epidemiologjike me koronavirusin dhe masave të marra për të parandaluar përhapjen e virusit në Malin e Zi.

Sidoqoftë, vetëm për të tërhequr sa më shumë lexues të jetë e mundur, ky informacion, i cili i referohet Malit të Zi, merr klik-bejt, që lexuesit të mendojnë se bëhet fjalë për Maqedoninë.

Është e rëndësishme të theksohet se vendimi për të mbajtur maskën në ambiente të jashtme është marrë më 29 tetor të vitit të kaluar dhe është ende në fuqi. Megjithëse kishte spekulime se kjo masë mund të hiqet në periudhën e ardhshme, kjo nuk ka ndodhur deri në kohën kur u botua teksti (21.05.2021). Pra, nëse i besoni titullit pa lexuar tekstin dhe nuk mbani maskë jashtë, rrezikoni të ndëshkoheni.

Meqenëse në tekst nuk ka asgjë në lidhje me Maqedoninë, ky titull është një shembull tipik i kombinimit të klik-bejt (clickbait) dhe mungesës së kontekstit (missing context). E mashtron lexuesin kur e sheh të shpërndarë në rrjetet sociale, të mendojë, se kur të klikojë do të marrë më shumë informacion në lidhje me heqjen e masave në Maqedoni.

E gjithë kjo bëhet për të arritur lexueshmëri sa më të madhe të mundshme të faqes, pa i kushtuar vëmendje mënyrës se si mund të kuptohet postimi dhe çfarë do të shkaktojë.

 

 

 

 

Të gjitha komentet dhe vërejtjet në lidhje me këtë dhe artikujt e tjerë të Vërtetmatës-it, kërkesat për korrigjime dhe sqarime, si dhe sugjerimet për verifikimin e deklaratave të politikanëve dhe premtimeve të partive politike, mund t’i dorëzoni përmes këtij formulari