Tekstet fetare ruse për profecitë e supozuara krijojnë panik mbi koronavirusin e ri
Religjioni i një pjese të qytetarëve të Maqedonisë shfrytëzohet për shpërndarjen e panikut dhe dezinformatave lidhur me koronavirusin e ri, të cilin Organizata Botërore e Shëndetësisë (WHO) e njeh si 2019-nCoV, me çka në mënyrë manipuluese citohen tekstet ruse për paraqitjen e tij si fillim të një katastrofe të re botërore.
Kështu për shembull, faqja e Facebook-ut “Maqedonia Ortodokse (Pravosllavna Makedonija” ) ka publikuar fotografi të freskës së Maria nëpër të cilën rrjedh eventualisht do të duhet të asocojë numrin e paraqitjes së lotëve të freskës si fenomen mbinatyror. Teksti i bashkangjitur, përsëri (po thuajse në tërësi është përkthyer nga gjuha ruse) flet se si disa persona të caktuar, të emëruar si profet, “kanë parashikuar”, se pikërisht nga ky virus do të vdes “gjysma e popullit – të vjetër dhe fëmijë”.
Postimi ka marr mbi 1.400 pëlqime, 401 komente (më së shpeshti afirmative) dhe 403 shpërndarje.
Pjesa më e madhe e citateve në post ju referohen personave të panjohur për opinionin maqedonas, persona të shenjtë nga fshatrat e thellë rus, gjegjësisht qyteteve si Kemerov në Siberi ose Shebarkoul në Ural. Të përmendurit flasin për sëmundjet si rezultat i mëkateve, poe pa detaje se prej ku i kanë njohurit e mëparshmet pikërisht për këtë virus. Disa rrisin nivelin e frikës dhe tmerrit me njoftime për luftën botërore.
Në vet tekst, përkrah citateve, janë futur edhe vegëza deri te lajmet për epideminë e koronavirusit nga sajtet maqedonase për lajmet, me qëllim që lexuesi të merr përshtypjen se kanë lidhje.
Në fund të tekstit voluminoz është cituar teksti “Profecia e Eromonah Elpidij” në të cilin nuk ka asnjë profeci, por vetëm udhëzime të një prifti grek deri te besimtarët që të luten. Si “burim” është vendosur vegëza deri te teksti në gjuhën ruse të profecisë së tij nga viti 2013. Përsëri, një tekst i tillë nuk është vetëm mbushje e një hapësire, por luan funksionin e bindjes së lexuesit se ajo që është shkruar më parë ka mbështetjen zyrtare të personave të kishës.
Pa dallim të përmbajtjes së këtij segmenti nuk ka lidhje me titullin, i cili, përmban profeci, por se ai thirret në autoritetin e priftit grek, i cili në tekst, përmes fotografive dhe video-klipeve, është prezantuar se si ju ndihmon fëmijëve në Afrikë.
Pjesët tjera të predikimit promovojnë teori të konspiracionit si “stërpikja nga aeroplani”, helmi me ushqimin GMO dhe rënia nën ndikimin e masonëve, ndërsa kulmi është njoftimi për luftën në mes Rusisë dhe Gjermanisë, e cila, do të thotë, do t’i ndihmonte 8-10 shtete të udhëhequr nga Luciferi. Kushtimisht, beteja e tyre kryesore do të jetë në Stamboll. Kjo pjesë është e ilustruar nga një fotografi të një ushtari rus mesjetar, princi Pozharski para freskës së Marisë.
Faqja “Maqedonia Ortodokse” është anonime, administratorët e saj nuk kanë publikuar se kush janë dhe prej kur, përderisa vegla për transparencë në Facebook ka të dhëna se bëhet fjalë për 9 persona të lokalizuar në Maqedoninë e Veriut. Është themeluar me 12 qershor të vitit 2014 dhe ka 23.169 ndjekës.
Regjimet totalitare dhe autoritare anembanë botës dhe në të kaluar edhe sot mbështetin shpërndarjen e tregimeve për profeci që rrjedhin prej katastrofave dhe teorive të konspiracionin si mjet për të mbajtur ndjekësit në gjendje frike. Historitë e tilla shpesh transmetohen nga mediumet joprofesionale nuk janë vetëm ideologjike, por edhe, para se gjithash, për arsye komerciale sepse për këtë tërheqin vëmendjen e lexuesve.
Një shembull tipik është mashtrimi për “profecinë nga Kremna”, i cili për herë të parë është vendosur në funksion të politikës së mbretit serb Milan Obrenoviq që nga viti 1902 që të arsyetojë vendim e tij për divorc. Përgjatë shekullit 20 janë shitur 12 libra për “profecinë” në të cilën janë shkruar pjesë me “informacione” për ngjarjet që kanë ndodhur në ndërkohë.
(Burimi: Me mendim kritik deri te qytetarët me anë të arit mediatik – Krithink/Crithink.mk)
Të gjitha komentet dhe vërejtjet në lidhje me këtë dhe artikujt e tjerë të Vërtetmatës-it, kërkesat për korrigjime dhe sqarime, si dhe sugjerimet për verifikimin e deklaratave të politikanëve dhe premtimeve të partive politike, mund t’i dorëzoni përmes këtij formulari