Tekst i prishur me titull tendencioz
[Recension: Shilegovi vitin e kaluar, edhe ka ndërtuar edhe ka kursyer 30 milion euro]
Ndërtimi i objekteve dhe përmbajtja urbane nuk është patjetër të ketë lidhje me shpenzimin e parave të buxhetit. Qyteti mund të marrë kredi, mund të krijojë partneritet privat-publik, ku pjesa më e madhe e investimit do të mbulohet nga partneri privat, mund të lëshojë letra me vlerë, e gjithashtu mund të shesë ndonjë ndërtesë ose tokë dhe me ato para të ndërtojë objekte të reja ose përmbajtje urbane. Por, një tekst nuk mund të jetë plotësisht korrekt pa e përmendur informacionin kryesor nga seanca e Këshillit të Qytetit të Shkupit – se është miratuar buxheti – e pastaj mund të pasojnë komentet dhe analizat.
Linku deri te artikulli origjinal: Shilegovi vitin e kaluar, edhe ka ndërtuar edhe ka kursyer 30 milion euro
Data dhe koha e publikimit: 11.2.2020
Data e recensionit: 13.2.2020
Recenzues: Stojan Sinadinov
Këshilli i Qytetit të Shkupit këto ditë e ka miratuar buxhetin, për të cilin gjë njoftuan mediat. Mirëpo, teksti që e recensojmë, ka një titull që është tendencioz dhe nuk korrespondon me përmbajtjen.
Në fillim të artikullit, në mënyrë korrekte thuhet se sipas raportit për ekzekutimin e Buxhetit të Qytetit të Shkupit për vitin 2019, Qyteti i Shkupit e përfundoi vitin e kaluar me një bilanc pozitiv prej afro 2 miliardë denarësh (31.5 milion euro).
Kjo, sipas kryetarit të komunës, Petre Shilegov, është rezultat i i punës së përgjegjshme, megjithëse vitin e kaluar u realizuan një numër i madh i projekteve kapitale në kompetencë të Qytetit.
Në mënyrë korrekte është theksuar informacioni i kryetarit të komunës, Petre Shilegov, se vitin e kaluar në arkën e qytetit janë derdhur 5.7 miliardë denarë (92,7 milion euro), që paraqet realizim prej 87.2%. Sa i përket shpenzimeve, ato arritën në 5.3 miliardë denarë (86.2 milion euro), që paraqet një ekzekutim prej 82%.
Gjithsesi, opozita në Këshillin e Qytetit të Shkupit mund të ketë vërejtje, siç është ajo e Jovan Llazarevit nga VMRO-DPMNE-ja, i cili reagoi se janë mbledhur aq shumë para, sepse aty janë përfshirë edhe të ardhurat nga shitja e Shtëpisë së qytetit. Teksti në vazhdim e citon edhe replikën e Shilegovit, i cili kërkoi nga Sektori i Financave t’i minusojë mjetet nga shitja e ndërtesës, por edhe nëse merret parasyhs kjo, megjithatë viti 2019 është bindshëm viti më i mirë buxhetor në historinë e punës së Qytetit.
Fakti që në arkën e Qytetit ka 30 milionë euro tregon për një gjendje financiare që nuk mbahet mend deri tani – tha Shilegovi.
Në tekst janë theksuar në mënyrë korrekte aktivitetet dhe dinamika e punës së Qytetit të Shkupit në shpenzimin e mjeteve buxhetore. Prandaj, befason tendencioziteti i titullit, por edhe mospërmendja e informacionit themelor se është miratuar buxheti i qytetit në pjesën përmbajtësore të tekstit, gjë që mund ta ketë harruar gazetari. Mënyra se si është plasuar titulli, në një mënyrë, paraqet mosrespektim të nenit 13 të Kodit të Gazetarëve, i cili thotë:
Gazetarët duhet të bëjnë dallim ndërmjet fakteve dhe mendimeve, ndërmjet lajmit dhe komentit.
Do të shtonim se kjo duhet bërë, veçanërisht kur bëhet fjalë për titujt e lajmeve ose për informacione të zgjeruara.
Të gjitha komentet dhe vërejtjet në lidhje me këtë dhe artikujt e tjerë të Vërtetmatës-it, kërkesat për korrigjime dhe sqarime, si dhe sugjerimet për verifikimin e deklaratave të politikanëve dhe premtimeve të partive politike, mund t’i dorëzoni përmes këtij formulari