Tehnomarket nuk dhuron 500 lavatriçe

Фото: Принтскрин ФБ пост

Bëhet fjalë për një faqe të rreme në Facebook “Tehnomarket Fans”, e krijuar më 13 qershor, e cila numëron mbi 9000 ndjekës. Në faqen zyrtare në Facebook të “Tehnomarket Maqedoni” nuk gjendet asnjë postim me këtë përmbajtje. Kjo nuk është hera e parë që faqja e rreme në Facebook Tehnomarket Fans ka shpërndarë lotari të rreme kinse dhuron lavatriçe. Një rast i ngjashëm ndodhi edhe në qershor të këtij viti, kur Tehnomarket Maqedoni paralajmëroi ndjekësit e tyre se bëhet fjalë për mashtrim.

Një postimFacebook shpërndanë një postim me një lojë shpërblyese të rreme të Tehnomarket Maqedoni, një dyqan i njohur për shitjen e mallrave të teknikës së bardhë. Në postimin e publikuar nga faqja e titulluar “Tehnomarket fans”, qytetarët mashtrohen se kompania “Tehnomarket” do të dhurojë 500 lavatriçe. Ajo që kërkohet nga ndjekësit e faqes është të shpërndajnë postimin, ta komentojnë në të dhe të regjistrohen në një link. Faqja në Facebook e krijuar më 13 qershor dhe ka mbi 9000 ndjekës.

Në njoftim thuhet:

Lajm i mirë, kemi kënaqësinë të njoftojmë se do të dhurojmë 500 lavatriçe që nuk mund të shiten për shkak të gërvishtjeve të vogla dhe dëmtimeve të vogla, të gjitha këto lavatriçe ende punojnë mirë, kështu që ne do t’i japim në mënyrë të rastësishme kujtdo që shpërndanë dhe shkruan “U kry”, hapi i fundit që duhet të bëni është të klikoni në këtë lidhje që emri juaj të regjistrohet si fitues zyrtar i lojës tonë

Nëse hapni lidhjen e lënë për regjistrim, do të shihni se ka logon zyrtare të “Tehnomarket Maqedonia” dhe udhëzime të reja me një buton regjistrimi:

Ne jemi të gëzuar t’ju japim një shans për të fituar. Ju lutemi vini re se ju duhet të verifikoni emrin tuaj këtu, ju lutemi klikoni butonin e regjistrimit më poshtë për të regjistruar emrin e llogarisë tuaj në Facebook si fitues zyrtar dhe do ta merrni çmimin nga ne, nëse nuk i plotësoni të gjitha këto hapa, çmimi do t`i jepet dikujt tjetër

Në komentet poshtë postimit, për pyetje të ndryshme nga ndjekësit, vijon e njëjta përgjigje nga faqja:

Kyqja juaj është pothuajse e përfunduar! Ju fillimisht duhet të përfundoni procesin e validimit. Për ta bërë këtë, thjesht ndajeni këtë postim në 8 grupet aktive në të cilat jeni anëtarë. Pasi të kemi mbaruar, na duhen 24 orë për të kontrolluar gjithçka. Faleminderit dhe suksese

Postimi në kohën e rishikimit tonë ka 3 mijë komente dhe 1,9 mijë shpërndarje.

Në faqen zyrtare në Facebook të “Tehnomarket Maqedonia” nuk gjendet asnjë postim me këtë përmbajtje.

Nuk është hera e parë që faqja e rreme në Facebook “Tehnomarket Fans” shpërndan lojëra shpërblyese të rreme dhe kinse dhuron lavatriçe. Një rast të tillë ka pasur edhe në qershor të këtij viti, kur “Tehnomarket Maqedoni” i paralajmëroi ndjekësit se bëhet fjalë për mashtrim:

LAJMËRIM I RËNDËSISHEM!!!

Të nderuar klientë,

TEHNOMARKET MAQEDONI ju njofton se është shfaqur një faqe e rreme në Facebook e cila përdor emrin dhe logon e kompanisë sonë dhe me një lojë shpërblyese të rreme tenton të abuzojë me të dhënat tuaja personale dhe t’ju mashtrojë.

Emri i kësaj faqeje është TehnoMarket FANS, nëse tashmë i keni ndarë të dhënat tuaja me këtë faqe, fshijini menjëherë dhe raportoni faqen tek administratorët e Facebook-ut, dhe nëse dyshoni se të dhënat tashmë janë keqpërdorur, njoftoni Departamentin e Krimit Kibernetik në Ministrinë e Brendshme.

TEHNOMARKET MAQEDONIA DOOEL Shkup distancohet nga të gjitha veprimet që kanë ndodhur përmes faqes së rreme në Facebook. Ju paralajmërojmë të mos bini pre, të mos lini të dhënat tuaja dhe të mos merrni pjesë në lojën shpërblyese prapa së cilën nuk qëndron faqja zyrtare e Tehnomarket.

Faqja e vetme në Facebook e Tehnomarket Maqedoni është https://www.facebook.com/TehnomarketMakedonija/

dhe faqja e rreme është raportuar në organet kompetente.

Me respekt,

Tehnomarket Maqedoni DOOEL Shkup

Duke marrë parasysh se vetë faqja në FB është e dyshimtë, si dhe fakti që kompania “Tehnomarket Maqedoni” nuk ka njoftim në faqen e saj zyrtare në Facebook për lojë shpërblyese me të cilën jepen falas 500 lavatriçe, postimin e vlerësojmë si të pavërtetë dhe mashtrues. Natyrisht, qëllimi i faqes së rreme në Facebook është të mashtrojë dhe manipulojë qytetarët për të mbledhur të dhënat e tyre personale.

 

Të gjitha komentet dhe vërejtjet në lidhje me këtë dhe artikujt e tjerë të Vërtetmatës-it, kërkesat për korrigjime dhe sqarime, si dhe sugjerimet për verifikimin e deklaratave të politikanëve dhe premtimeve të partive politike, mund t’i dorëzoni përmes këtij formulari

Your email address will not be published.