Nuk ekziston një “amendament i Gruevskit” që kufizon shitjen e pasurive natyrore të Maqedonisë
Nuk ekziston një rregull i cili kufizon të drejtën e marrjes e tokave nën koncesion nga kompanitë e huaj deri në 17 cm thellësi siç potencon Velinovska. Pavërtetësia dhe e palogjikshmja e deklaratës mbështetet edhe në faktin se qeveria e RM-së ka ndarë gjithsej 378 marrëveshje për koncesion kompanive vendore dhe të huaja për hulumtime të detajuara gjeologjike dhe për eksploatim të tokave.
Me 27.01.2017, në emisionin “Milenko Nedellkovski Show” në Alfa TV, gazetarja Mirka Velinovska i krahasojë të afërta politikat e presidentit të ri amerikan Donald Trump dhe Nikolla Gruevskit në lidhje me shfrytëzimin e resurseve natyrore për rritje të ekonomisë vendore. Përgjatë asaj Velinovska theksoi se kryeministri Gruevski do të hyjë në historinë e shtetit maqedonas sepse me amendamente (duke mos theksuar ndonjë ligj preciz në lidhje me amendamentin), e ka mbrojtur Maqedoninë nga shitja e pasurisë së brendshme, ose siç theksoj ajo “toka me artefakte, ujëra të thellë, minerale dhe sic po dëgjojmë tani edhe për rezerva të mëdha të naftë”. Në këtë kontekst, Velinovska dha deklaratën në vazhdim:
…të shesësh brendinë e tokës, atëherë ngelesh popull pa tokë…Gruevski ndaloi me një amendament se nën koncesion privati, i huaji që merr tokë maqedonase, por vetëm në thellësi prej 17 centimetrash, vetëm aq dhe ka përfunduar ligji. Ashtu që unë e kam të qartë se përse ai nuk është popullor në elitën euroatlantike, – deklaroi gazetarja Mirka Velinovska
[Burimi: Televizioni alfa, Milenko Nedellkvoski Show (nga minuta 43:05 deri në minutën 43:33 të videos) Data: 27.01.2017]
ARSYETIM:
Kjo deklaratë e gazetares Mirka Velinovska, sipas të cilës, ish kryeministri Nikolla Gruevski, përmes amendamentit ka kufizuar koncesioner të huaj të mund të merr nën koncesion vetëm deri në 17 centimetra thellësi, e vlerësojmë si të pavërtetë.
Ndarja me koncesion në të mirë të interesit të përgjithshëm, koncesionerit të huaj apo vendas është e rregulluar me Ligjin për koncesione dhe partneritetin publiko privat (Gazeta zyrtare e RM-së, nr. 6 me 13.01.2012) si dhe amendamentet e këtij ligji të sjella me 30.09.2014 (Gazeta zyrtare e RM-së, nr. 144), 05.03.2015 (Gazeta Zyrtare e RM-së, nr. 33), 24.06.2015 (Gazeta Zyrtare e RM-së, nr.104) dhe 7.12.2015 (Gazeta Zyrtare, nr.215). Bëmë kontrolle të dispozitave të Ligjit dhe amendamenteve përkatëse, dhe përfunduam që nuk ka dispozitë ligjore me të cilën kufizohet marrja nën koncesion e tokës deri në 17 centimetra.
Si shtesë kontrolluam edhe Ligjin për minerale (Gazeta zyrtare e RM-së, nr. 136 nga 05.11.2012) si dhe amendamentet e këtij ligji të mara me 19.02.2013 (Gazeta zyrtare, nr.25). 03.07.2013 (Gazeta zyrtare e RM-së, nr. 93), 25.09.2013 (Gazeta zyrtare eRM-së, nr. 132), 05.03.2014(Gazeta Zyrtare e RM-së, nr. 44), 31.10.2014 (Gazeta zyrtare e RM-së, nr. 160), 31.07.2015 (Gazeta Zyrtare, nr. 129), 05.11.2015 (Gazeta Zyrtare e RM-së, nr. 192), 29.02.2016 (Gazeta Zyrtare e RM-së, nr. 39), 21,03.2016 (Gazeta Zyrtare e RM-së, nr. 53) dhe 29.06.2016 (Gazeta Zyrtare e RM-së, nr. 120). As në këto dispozita ligjore nuk rastisëm në kufizimet e koncesionit të cilët i thekson Velinovska.
Pavërtetësia dhe e palogjikshmja e deklaratës së Velinovskës mbështet dhe në faktin që qeveria e RM-së ka ndarë rreth 378 marrëveshje për koncesion për hetime të detajuara gjeologjike dhe për eksploatim të mineraleve nga ana e kompanive vendore dhe të huaja. Në grupin e mineraleve hynë edhe qymyri, guri gëlqerorë, mermeri përmes ujit mineral dhe uji termomineral në rërë, bakër dhe glinë të cilat nxirren deri në thellësi prej 17 centimetra.
Për shembull, të dytë me radhë sipërfaqe më të madhe nën koncesion qeveria ia ka ndarë kompanisë “Euromax Resources” për minierën Ilovica në Komunën Bosilovo e cila është depozitë ari, bakri dhe argjendi dhe se xeherorja më e madhe në rajon. Koncesioni është ndarë për periudhë prej 30 vitesh. Një shembull tjetër është kompania “Bullmak 2016” DOOEL Shkup e cila është selia e kompanisë bullgare “Ministroj” dhe e cila e ka nën koncesion mbi 10 kilometra katrorë në lokalitetet Zlletovo, Toranica, Sokol, Baçillo dhe Bërdo e Mesme. Më pas, për xehen e re për bakër në lokalitetin Kazandol, Ministria e Ekonomisë nënshkroi marrëveshje për koncesion me kompaninë amerikano-ukrainase “Saradich MC”.
Duke pasur parasysh se dispozita përkatëse ligjore nuk i përmban dispozitat të cilat i përmend Velinovska dhe duke pasur parasysh se ekzistojnë më shumë koncesione të cilat u janë ndarë kompanive të huaja për hulumtime të detajuara gjeologjike dhe eksploatim të mineraleve, deklaratën e Velinovskës e vlerësojmë si të pavërtetë.
BURIME
- Извор: Алфа телевизија (27.01.2017): Миленко Неделковски Шоу [Пристапено на 30.01.2017]
- Курир (28.01.2017): Велиновска: Груевски ја заштити Македонија од распродажба на внатрешното богатство [Пристапено на 30.01.2017]
- Pravo.org [Пристапено на 30.01.2017]
- Призма, База на податоци: Концесии на минерални суровини [Пристапено на 30.01.2017]
- Тоcka.mk (12.01.2016):Студијата за изводливост ја потврди економската стабилност на проектот “Иловица” [Пристапено на 30.01.2017]
- 24 Вести (27.02.2015):Нов рудник за бакар во Казандол, концесионер е англиско-украинска компанија [Пристапено на 30.01.2017]
Vlerësuar nga: Milena Josifovska
Të gjitha komentet dhe vërejtjet në lidhje me këtë dhe artikujt e tjerë të Vërtetmatës-it, kërkesat për korrigjime dhe sqarime, si dhe sugjerimet për verifikimin e deklaratave të politikanëve dhe premtimeve të partive politike, mund t’i dorëzoni përmes këtij formulari