Të uritur për gënjeshtra, të vuajtur për të vërtetën

Foto: „Gënjeshtër dhe Paradë“, shfaqe e teatrit popullor serb, Beograd

Autorët e studimit të Fondacionit Kombëtar për Demokraci në të cilin analizoi kërkimin për mashtrime dhe dezinformata thonë se hulumtuesit kanë marr parasysh psikologjinë e publikut, kur i zbulojnë gënjeshtrat. Problemi me Ballkanin është akoma më kompleks edhe nëse dihet se flirti me gënjeshtrat ka lënë gjurmë në literaturë dhe në artet të tjera në rajon

Shkruan: Stojan Sinadinov

Shpërndarja dhe kërkimi i dezinformatave, si dhe mënyrat e reja për mashtrime, janë në fokusin e studimit të ri të Fondit Nacional pët Demokraci (National Endowment for Democracy – NED), të titulluar Kërkime për gënjeshtra: Si ndikon mënyra e të menduarit në shpërndarjen e dezinformatave (Demand for Deceit: How the Way We Think Drives Disinformation), autorët e të cilëve janë Samuel Vuli dhe Kejti Xhozef (Samuel Woolley and Katie Joseff)

Autorët potencojnë se era e komunikimeve digjitale dhe shpërndarja e shpejtë e dezinformatave politike u shndërruan në nxitje shqetësuese për shoqëritë në mbarë botën.

Përderisa aktorët politik shfrytëzuan zërat, nxitjet dhe gënjeshtrat si mjete të shekullit të kaluar, teknologjitë bashkëkohore ju mundësojnë që të prodhojnë dhe të shpërndajnë dezinformata në një fushë të paparë deri më tani. Efekti është mbulimi i hapësirave informuese më të gjerë me konfuzion dhe cinizëm, thyerjen e shoqërive demokratike dhe deformim të diskursit publik, thuhet në studimin e NED:

Studimi merret me shqetësimin në shoqëritë civile nga propaganda kibernetike dhe shpërndarja e dezinformatave – ata janë në krye të agjendave publike – duke rritur ndikimin. Autorët thonë se përgjigja pjesërisht lidhet me psikologjinë e shpenzimit të lajmeve dhe formimin e mendimit, ndërsa pjesa më e madhe hulumtuese është fokusuar në Shtet e Bashkuara të Amerikës dhe në Evropë (por faktorët e një kërkimit të këtillë drejtojnë shpërndarjen dhe shpenzimin e dezinformatave nëpër gjithë botën). 

Kuptimi i këtyre faktorëve janë kyç për informimin e përgjigjeve efektive – në veçanti për atë se teknologët në të ardhme të afërt që mund të kenë potencial që të bëjnë këtë forma manipulative me informacione më efektive, thuhet në raport. 

 DEZINFORMATA DHE MANIPULIME MAQEDONIA SI SHEMBULL

Gjithsesi se edhe sistemi ynë informativ ka hapësirë për një studim të këtillë, me theks të veçantë në rastin me referendumin për ndryshimin e emrit kushtetues. Këtu përsëri hasim ndikimin edhe faktorit të jashtëm:

Edhe pjesa më e madhe e dezinformatave në Maqedoninë e Veriut, dhe nëpër gjithë Ballkanin, rrjedhin nga burimet vendore, hulumtimet sugjerojnë se ka shumë dezinformata ndërmjet kufijve në Ballkan dhe se Rusia është burimi kryesor i dezinformimit të jashtëm në rajon. Moska me qëllim nxit tensione etnike që të shkaktojnë destabiliteti; po ashtu, promovojnë dezinformatë neopolitke, siç është ideja se vaksina në Maqedoninë e Veriut janë të rrezikshme, me qëllim që të shpërndajnë frikë dhe jobesueshmëri në institucionet qeveritare. Kremlini ushtron ndikim përmes mjeteve të financuara nga shteti, si “Sputnik”, Kisha Ortodokse Ruse, manjatët e biznesit rus të cilët janë aktiv në Ballakn dhe lidhjet e tyre të afërta me qeverinë serbe dhe udhëheqësit e etniteti serb në Bosnjë dhe Hercegovinë. 

Megjithatë, për shpërndarjen e dezinformatave nuk janë vetëm të huajt. Që para 5 vitesh Shërbimi për verifikimin e fakteve nga mediumet publikoi leksionin e ashtuquajtur “historianët” të cilët kanë shpërndatë dezinformata rreth prejardhjes së Maqedonisë, ndërsa në atë bllok nuk kanë munguar as komentet me “matjen” e vazhdueshme të meritave të patriotëve dhe tradhtarëve.

Studimi i NED i ka analizuar ngjarjet politike të cilat zhvillohen në Maqedoninë e Veriut në vitin 2018 si pasqyrë të dobishme për drejtuesit e dezinformatave në Ballkan.

 Në muajt para referendumit u paraqitën faqe në “Facebook” dhe “Twiter” për mbështetjen e bojktit publik të referendumit, shpërndarjen e informatave të rreme për NATO-n dhe Perëndimin dhe provokimin e tensionit ndëretnik në vend, që prek një pakicë të madhe të kombit shqiptar, thuhet në studim. 

 Publikimet kishin edhe në mijëra pëlqime dhe interaksione, thuhet në studim, gjë që nuk është pak shqetësuese në vend me vetëm dy milion njerëz.

Studimi i realizuar nga Komision Transatlantik për integritetin zgjedhor (Trans-atlantic Commission on Election Integrity found) tregoi se “bot” -ët përbëjnë 10% të bisedave për referendumin dhe me ngulm promovuan bojkotin. Hashtagu u promovua fuqishëm nga ana e grupeve ekstreme të djathta maqedonase, të cilët me tentime të fuqishëm të koordinuara përfshinë ueb-faqe të cilët ju mundësuan shfrytëzuesve lehtësisht të rishpërndajnë dhe shpërndajnë përmbajte specifike për bojkot. 

Dimensioni njohës në shpërndarjen e dezinformatave nuk janë për të mos u shqetësuar, për çka tashmë ka shkruar edhe Bilajana Taneska në analizën e saj “Paragjykime njohëse: Pikëpamja ime dhe e askujt tjetër”, e publikuar në këtë faqe të internetit në projektin “Me mendim kritik deri te qytetarët dhe mediumet – KriThink”. Ajo thotë se drejtësia dhe ndoshta paragjykimi njohës më i përhapur është tendeca për të afirmuar këndvështrimin (confirmation bias). Kjo, në të vërtetë, është më afër asaj të cilët e quajmë paragjykim dhe është fuqizuar shumë në botën e sotme digjitale. Ky paragjykim nuk na ndihmon se si të verifikojmë pikëpamjen dhe mendimin pa dallim të bazës së saj real dhe të arsyeshme, sepse,  me pavetëdije çdo herë i shohim edhe argumentet të cilat i vërtetojnë të njëjtat”.

LETËRSIA DHE GËNJESHTRAT 

Është një proverb e vjetër e cila thotë: “Më së shumit gënjehet para seksit, gjatë kohës së fushatëve politike, dhe pas gjahut!”. Nëse rikujtojmë disa refrene shumë të famshme të popullit dhe këngëve pop-rok në këtë anë, atëherë i bie se gënjeshtra është e pranishme!? Dhe është mjaftë tërheqëse. Për këtë dëshmojnë këto rreshta: “Rrej, rrrj Vere, rrej kë mund të rresh, vetëm mua Vere, mua mos më rrej…” (kënga popullore); “Më rrej, më rrej, më rrej mua/ ti më rrenë më së miri…” (Alka Buica, pop-këngëtarja kroate). 

Por, edhe trashëgimia letrare në hapësirat e Ballkanit sikur të ketë (pasur) kohë pas kohe “simpati” për gënjeshtrën. “Cari i rremë Shqepan Mali” i Petar Petroviq-Njegosh – tregimi për opsesionin rus të malazezëve para 3 shekujve, të cilët pranojnë një të panjohur për car të tyre për atë se ai ka pretenduar se ka lidhje gjaku me carin rus, ata kanë qenë të bindur në këtë – dhe “Gënjeshtra dhe parada” e Jovan Sterija Popiviq– komedia me dy gënjeshtar të cilët me mashtrime duan të arrijnë deri te pasuria e një vajze për martesë – janë disa titujt më të lakuar. 

Përfundimet e studimit të urisë për dezinformata thonë se literatura psikologjike për dezinformatat digjitale nga ana e kërkimit mund të sigurojë një shqyrtim të rëndësishëm për levat e mundshme të uljes së ndikimit të një përmbajte të tillë – pa dallim nëse bëhet përmes punës së bërë verifikimi i fakteve dhe mediumeve të shkruara ose përmes mjeteve të reja dhe ideve të cilat duhet të zhvillohen. 

Shkrimtari i urtë Ivo Andriq në “Shenjat përreth rrugës” gjashtëdhjetë vjet para rënies së përgjakur të ish Jugosllavisë ka shkruar: “Ndonjëherë njeriu pyet nëse shpirti i popujve të Ballkanit është i helmuar dhe se, ndonjëherë nuk mund të bëhet asgjë tjetër përveç: të durojë dhunë ose të shkaktojë dhunë“. Zëvendësoni termin dhunë me gënjeshtër dhe përsëri jemi te dilema e dhunës aktuale të gënjeshtrave, ku shpirti i popujve të Ballkanit është para dilemës të gënjehet, ose të gënjejë!

(Autori është kritikues filmi dhe gazetar shumëvjeçar dhe kryeredaktor nga fusha e kulturës)

Të gjitha komentet dhe vërejtjet në lidhje me këtë dhe artikujt e tjerë të Vërtetmatës-it, kërkesat për korrigjime dhe sqarime, si dhe sugjerimet për verifikimin e deklaratave të politikanëve dhe premtimeve të partive politike, mund t’i dorëzoni përmes këtij formulari

>Vërtetmatësit, projekt për rritjen e llogaridhënies dhe përgjegjësisë të politikanëve dhe partive politike përpara qytetareve, i realizuar nga Fondacioni Metamorphosis Artikulli mundësohet me përkrahje të fondacionit jofitimprurës amerikan (NED - National Endowment for Democracy). .